Gazeta Shqiptare

Bllokohet furgoni me 1.5 tonë kanabis në Qafë- Thanë, hetime në Elbasan e Fier

Trafiku ndërkombët­ar i lëndëve narkotike, priten arrestime të bujshme Droga ishte fshehur në shasinë e mjetit, policia dhe FNSH ndalojnë 4 persona

-

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestrua­r dje nga policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ( FNSH) gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në rrugën nacionale, në afërsi të Qafë- Thanës. Mësohet se lënda narkotike ( pohohet të jetë rreth 1.5 tonë) u gjet në një furgon mallrash, i cili do të kalonte fillimisht në Maqedoni, por me destinacio­n përfundimt­ar Greqinë. Sipas burimeve policore, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit. Ndërkohë, blutë kanë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi e furgonit. Sipas burimeve mjeti është në pronësi të një firme fasonerie nga qyteti i Fierit dhe për llogari të hetimit do të merret në pyetje dhe pronari i këtij biznesi.

OPERACIONI ANTIDROGË

Pak orë pas sekuestrim­it të furgonit me kanabis në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacioni­n antidrogë. Mësohet se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se furgoni, në të cilën u zbulua sasia prej afro 1.5 tonë lënde narkotike e llojit kanabis sativa i përket një biznesi fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistrua­r nën emrin SILDA dhe në pronësi të biznesmeni­t Ilir Dauti. Firmë kjo që merret me prodhimin e këpucëve si dhe tregtimin dhe eksportimi­n e tyre jashtë vendit. Ndërkaq, pohohet se në momentin e bllokimit të furgonit të mallrave janë ndaluar katër persona si dhe janë identifiku­ar disa të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombët­ar të drogës nga Shqipëria në Maqedoni dhe me destinacio­n Greqinë. Poli- Sipas burimeve policore, në momentin e bllokimit të furgonit të mallrave janë ndaluar katër persona si dhe janë identifiku­ar disa të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombët­ar të drogës nga Shqipëria në Maqedoni dhe me destinacio­n Greqinë. Policia ka vijuar operacioni­n deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me qëllim

cia ka vijuar operacioni­n deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me qëllim arrestimin e tyre. Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohe­t me arrestime të bujshme. Ndërsa, hetimi për rastin në fjalë është marrë nga Krimet e Rënda, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet trafiku ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Pas sekuestrim­it të furgonit me kanabis në afërsi të pikës të Qafë Thanës, burime policore bënë me dije se gjeografia e personave të përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në një furgon të bardhë është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

 ??  ?? Furgoni ku u gjet sasia e drogës
Furgoni ku u gjet sasia e drogës
 ??  ?? Saimir Çullhaj
Saimir Çullhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania