Gazeta Shqiptare

Letër nga burgu për deputetin demokrat: Do vritesh me snajper

Prokuroria nis verifikime­t, Ervin Salianji: E prisja, do vazhdoj denoncimet "Do të të qëllojë një ish- polic shkodranë, i liruar dy vite më parë nga qelia"

-

Pak ditë më parë, në kulmin e shpërthimi­t të çështjes "Dako" dhe daljes së përgjimeve të prokuroris­ë për të pas operacioni­t "Vol- Vo 4", deputeti demokrat, Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij. "Do vritesh me snajper", shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë- Krujës, ku madje jepeshin edhe emrat e autorëve të supozuar. Letra ka mbërritur në adresën e Ervis Salianjit në selinë e PD- së nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Mësohet se ky i fundit i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ishpunonjë­s policie, i quajtur Dorian Duli, 38 vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016. "Zoti Ervin, juve do qëlloheni me snajper nga 38- vjeçari Dorian Duli, ish- punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër, i liruar nga burgu më 21.01.2016. Ky person në bashkëpuni­m edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha… me porosi edhe të Vangjush Dako…", shkruhet mes të tjerash në letër. Më pas, Salianji ka bërë denoncim në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe për dijeni dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndër- kaq, Prokuroria e Përgjithsh­me e ka kaluar çështjen tek Krimet e Rënda dhe po bëhen verifikime­t për rastin. Në lidhje me rastin në fjalë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratik­e. Në një prononcim për "News 24", Ervin Salianji tha se rasti po ndiqet nga institucio­net dhe se e kishte parashikua­r që mund të ndodhnin gjëra të tilla, por se do vazhdojë denoncimet.

"Ju keni marrë sot info për këtë çështje, por unë kam kohë që kam dijeni dhe nuk e kam gjykuar si çështje publike. Madje, bërja publike u jep pikë pikërisht këtyre formave të intimidimi­t apo intrigës që të ushtrohet presion nëpërmjet përdorimit të delikuente­ve. Në dijeninë time, rasti po ndiqet nga institucio­net. Personalis­ht të gjitha këto i kam parashikua­r dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentë­sh. Nuk më bën asnjë përshtypje dhe siç mund ta keni ndjekur, kam vazhduar denoncimet e krimit edhe në majat më të larta të pushtetit", u shpreh deputeti i Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Faksimile e letrës kërcënuese të deputetit demokrat, Ervis Salianji
Faksimile e letrës kërcënuese të deputetit demokrat, Ervis Salianji
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania