Gazeta Shqiptare

Dosja "Hajdari", avokati i Izet Haxhisë: Procesi ligjor po cenohet

"Kërkojmë përjashtim­in e trupës gjykuese"

-

TIRANË - Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia dhe avokati Bashkim Nikolli kanë kërkuar përjashtim­in e trupës gjykuese me anëtarë: Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialush­i, me arsyetimin se kjo trupë nuk mund të garantojë një proces të paanshëm. Avokati Bashkim Nikolli tha se ai bashkë me klientin e tij do të kërkojnë që treshja e përcaktuar të zëvendësoh­et me një trup gjykues nga Apeli i rretheve. Sipas avokatit, fakti që bashkëshor­tja e Azem Hajdarit punon në të njëjtin ambient me trupën gjykuese tregon se procesi është i cenueshëm dhe nuk mund të vijohet me këtë metodë gjykimi, sepse me ose pa qëllim gjyqtarët nuk mund të garantojnë proces të drejtë. "Po janë të njëjtat arsye që paraqiti edhe treshja e trupit gjykues. Arsyeja ishte e mbështetur në të njëjtën dispozitë ligjore, kur ka shkaqe të rëndë- sishme, cenohet procesi, edhe mund të kemi proces të njëanshëm. Fatmira Hajdari punon aty, kjo do ta cenonte të gjithë trupën gjykuese, sepse nuk ka një muaj apo një vit që punon aty, por ka disa. Normale që punojnë në të njëjtin ambient, duam apo nuk duam janë ndikime relative. Kemi raste shumë e thjeshta. Caktohen një treshe trupi nga Apeli i rretheve dhe të mos kemi kontestime, atëherë fillojmë gjyqin. Kur ka shkaqe të rëndësishm­e që cenojnë procesin, aty nuk ke pse ngulmon. Të na lërë mundës- inë të paraqiten prova dhe fakte, pastaj jemi në shina të rregullta për vijimin", tha avokati për "News 24". Ndërkaq, mësohet se dhe trupa gjykuese ka kërkuar më parë dorëheqjen nga kjo çështje, pasi e konsideroj­në veten të njëanshëm në lidhje me kërkesën e bërë prej tij. Ndërsa, ende nuk është caktuar një datë se kur do të mblidhet treshja gjykuese. Izet Haxhia ka qenë truproja e ish- kryeminist­rit Sali Berisha, ndërsa akuzohet për vrasjen e ishdeputet­it të Partisë Demokratik­e, Azem Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania