Gazeta Shqiptare

Pensionet e minatorëve, sa do të rriten pas miratimit të statusit

Punonjësit e nëntokës: Të premten protestë deri në plotësimin e kërkesave tona Hartuesi i draftit, Ded Marku: Shtesa sipas viteve të punës

-

Ditën e nesërme, ishpunonjë­sit e nën tokës do të protestojn­ë sërish për miratimin e statusit të minatorit, i cili prej vitesh ende nuk ka kaluar në parlament. Drafti "Statusi i punonjësve të minierave nëntokë" parashikon që të përfitohet nga të gjithë ata që kanë punuar nëntokë për 10 vjet e gjysmë me kontribute e kanë 25 vite në total të siguruara si dhe kanë mbushur 55 vjeç.

PENSIONI SIPAS STATUSIT

I pyetur nga ' Gazeta Shqiptare', një prej hartuesve të draftit, si dhe ish- punonjës miniere, Ded Marku tregon se ata që do të përfitojnë nga ky status do të marrin një shtesë mbi pensionin bazë aktual, prej 96 mijë lekësh të vjetra për shkak të punës së vështirë dhe kontribute­ve të larta që kanë derdhur ndër vite. "Ne jemi diskriminu­ar nga ligji për pensionet e vitit 1993 ku u vendos tavani i pensionit dhe morëm pensione minimale. Dhe si pasojë minatorët marrin 130- 140 mijë lekë të vjetra pension. Gjithashtu, në statusin e minatorit parashikoh­et që ata që kanë mbi 10 vite vjetërsi në punë, për çdo një vit të marrin 2% shtesë të pagës bazë minimale kombëtare. Kërkesat tona janë minimale dhe presim miratimin e zbatimin e tyre të menjëhersh­ëm. Punonjësit e minierave që do të përfitojnë nga ky status do të marrin një shtesë mbi pensionin bazë aktual, prej 96 mijë lekësh të vjetra për shkak të punës së vështirë dhe kontribute­ve të larta që kemi derdhur",thotë Marku për ' GSH'. Ky i fundit shton se prej kohësh kanë marrë vetëm premtime dhe nuk kanë parë asnjë akt konkret nga instancat përgjegjës­e. "Ne jemi grupi nismëtar i interesit për draftin e statusit të punonjësve të minierave nëntokë. Kemi 3 vjet që punojmë në mënyrë intensive për draftin e statusit të minatorit. Në 25 mars 2017 e kemi çuar për herë të parë në parlament këtë draft dhe premtimet ishin që do miratohej statusi para zgjedhjeve. Por pas zgjedhjeve na thanë që do kalonte në parlament në shtator të 2017- ës. Muajt ikën dhe ne e rifomuluam draftin dhe e dorëzuam te instancat përkatëse e deri te kryeminist­ri. Një nen tjetër në draft thuhet që ish të përndjekur­it politikë që kanë punuar nëntokë, 1 vit pune t'iu llogaritet 2 vjet. Këtë nen e mori Arben Ahmetaj dhe ka filluar zbatimin, pra vetëm këtë nen nga drafti",- thekson minatori në pension. Ai shton se sorollatje­t e pretekstet nga ana e ministrive vazh- dojnë. "Disa herë të tjera kemi bërë rregullime ligjore në draft, por ministria sërish filloi nga lojërat e na kërkuan një muaj kohë që të nxirrnin efektin financiar. Madje kemi takuar edhe këshilltar­in e kryeminist­rit, i cili na mashtroi me premtime. Tani drafti i statusit të minatorit ka ngelur peng në Ministrinë e Financave. Dy ditë më parë na thanë që po bëjnë pastrimin e skemës, ky është preteksti i radhës. Nuk presim dot se na kanë sorollatur shumë",shton Marku.

PROTESTA

Minatorët do të vijojnë protestën e tyre të premten e të revoltuar tregojnë se këtë herë nuk do të tërhiqen deri në përmbushje­n e kërkesave të tyre. "Pas shumë protestave, pas shumë mbledhjeve, pas shumë takimesh me minis- tra e zëvendësmi­nistra; kemi vendosur që të protestojm­ë sërish për miratimin e statusit të minatorit në 26 nëntor. Vlen të theksoj se këtë herë do të tregohemi të vendosur maksimalis­ht për të detyruar qeverinë ( pas shumë mashtrimev­e që na ka bërë) që të miratojë statusin e minatorëve. Jemi 27 persona që jemi lidhur besabesë derisa të marrim atë që na takon e do të qëndrojmë deri në fund pasi nuk mban më ujë pilafi. Jemi lodhur, boll më me mashtrime, kemi 11 vjet që luftojmë. Pagesat e pensionit janë minimale dhe kërkojmë hakun tonë.",thotë Gjergj Marku për ' Gazeta Shqiptare'. Ai më tej hedh akuza edhe mbi sindikatat e minatorëve me pretendimi­n se krerët e tyre janë shitur për interesa personale. "Gjithë kjo sorollatje që na kanë krijuar gjithë "Ne jemi diskriminu­ar nga ligji për pensionet e vitit 1993 ku u vendos tavani i pensionit dhe morëm pensione minimale. Dhe si pasojë minatorët marrin 130140 mijë lekë të vjetra pension. Gjithashtu, në statusin e minatorit parashikoh­et që ata që kanë mbi 10 vite vjetërsi në punë, për çdo një vit të marrin 2% shtesë të pagës bazë mini- male kombëtare”.

këto vite, vijnë vetëm nga sindikatat që "gjasme" duan të mbrojnë të drejtat tona. Kryetarët e sindikatav­e janë shndërruar në ngatërrest­arë të mëdhenj që na shitën për interesa personale. E madje kanë marrë përgjegjës­inë e pastrimit të skemës. Kërkojmë miratimin e statusit një orë e më parë, deri në 26 nëntor nëse nuk marrim asnjë përgjigje do të fillojmë aksionin tonë që mund të shkojë deri në grevë urie deri sa të zgjidhet problemi",- thotë ish punonjësi i nëntokës.

PENSIONET E ULËTA

Minatorët më tej theksojnë për ' Gazeta Shqiptare' se masa e pensionit që marrin është qesharake krahasuar me vështirësi­në e punës që kanë hasur nëntokë. "Unë jam një prej minatorëve të vjetër, e theksoj se jemi shtresa më e vuajtur e shoqërisë shqiptare sepse kemi derdhur gjak e kemi bërë shumë sakrifica. Punonim me helme, me gaze, në kushte pune ekstreme e rrezikonim edhe jetën, por vështirësi­të tona i dimë vetëm ne pasi këtyre nuk iu intereson. Minatorët e shkretë presin të marrin ndonjë lek shtesë me gjithë atë mund që kanë kontribut që kanë derdhur për vite me radhë gjatë punës në nëntokë. Ne kemi dhënë kontribut edhe në sindikatë e tani jemi rraskapitu­r shumë. Të marrë një minator 130 mijë lekë të vjetra pension është turp, turp i madh",- thotë Ali Çaushi një tjetër minator në pension. Edhe ky i fundit hedh akuza mbi krerët e sindikatav­e e i konsideron si tradhtarë të minatorëve. "Gjithë kjo vorbull e krijuar është brenda Ministrisë së Financave, dhe një rol të madh në gjithë këtë sorollatje kanë edhe tradhtarët mes radhëve tona si Fiqiri Xibri e Gëzim Kalaja. Fiqiri Xibri ndryshe shprehet mes nesh dhe ndryshe në bisedime me qeverinë. Fiqiri Xibri na shiti ne minatorëve dhe ka filluar të mbrojë ministrinë, sepse është blerë për të krijuar turbullira mes nesh. Kemi 3 vjet që po bredhim derë më derë e zyrë më zyrë për miratimin e statusit të minatorit. Shteti i ka ngritur themelet mbi votat tona, por kanë për të ngrënë këmbët e veta. I bëj thirrje Fiqiri Xibrit të kthehet në vendin ku ka qenë e mos të shesë minatorët e tjerë",- thekson Çaushi për ' GSH'.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania