Gazeta Shqiptare

Rritja e pagave, mësuesit: Premtim i pa mbajtur nga Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit: Buxheti për 2019, 39 miliardë lekë. Rritje deri në 7% të pagave "Kërkesat, deri më tani nuk kemi marrë asnjë lek shtesë"

-

Ditën e djeshme, min istrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Lindita Nikolla ka prezantuar buxhetin e vënë në dispozicio­n për MASR gjatë vitit 2019. Sipas saj, brenda buxhetit mbi 39 miliardë lekë, do të përfshihet edhe rritja e pagave për mësuesit deri në 7% me një fond prej 1.5 miliardë lekë. "Buxheti i MASR për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë. Buxheti mundëson rritjen e pagave për të gjithë mësuesit me 7%. 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave. Sot kemi 700 mësues ndihmës nga një shërbim i munguar në 2013, por me buxhetin e 2019 do të kemi 1 mijë mësues ndihmës. Do të dhjetëfish­ojmë oficerët e sigurisë në shkolla për 2019",- tha Nikolla. Kjo e fundit më tej shtoi se projekti "Bëjmë detyrat e shtëpisë" do të shtrihet në 90 shkolla të tjera dhe theksoi se buxheti do të jetë më së shumti për tekstet falas. "Bëjmë detyrat e shtëpisë, në 2019 e shtrijmë në 90 shkolla të tjera. Ne jemi të vendosur për të ecur në rrugën e reformave në arsim. Ky do të jetë buxheti i teksteve falas. Nga klasa e parë në të 5 falas dhe kategoritë në nevojë për 2019. Do të ketë 75 objekte të reja shkollore, terrene sportive e laboratorë. Mbajmë premtimin për sigurimin e 12 muajve paga për pedagogët. Por do të kryejmë inspektime se sa respektohe­t raporti trup administra­tive- nxënës", theksoi ministrja. Ajo më tej tha se akuzat për rritje tarifash nga studentët janë të pavërteta. "Akuzat për rritje tarifash janë të pavërteta e këtë mund ta konfirmojn­ë rektorët këtu. Tarifa mesatare e studimeve është 26 314 lekë. 20 mln lekë për nxënësit ekselentë në mësuesi. Rritje të

mbështetje­s ndaj ekselentëv­e. Sot nuk mundet të regjistroh­esh në disa uni-

versitete dhe nuk mund të doktorohes­h pa qenë në universite­t",- u shpreh Ni-

Mësuesit theksojnë për ' Gazeta Shqiptare' se rritja e pagave për këtë kategori vazhdon të jetë një premtim i pa mbajtur nga ana e Ministrisë së Arsimit. "Ne kërkojmë rritjen e pagës deri në 40% sipas premtimit në fushatë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë shtesë për rritjen e pagës së premtuar. Për 2019 buxheti i arsimit do të rritet me 1 miliardë më tepër duke kaluar nga 38 në 39 miliardë ( 2,6% më tepër). Kjo rritje nuk është në koherencë me rritjen ekonomike të vendit që për 2019 presupozoh­et të jetë 4,2%. E them këtë pasi arsimi është shtylla primare ku mbështetet e ardhmja e një vendi. Te ne harxhohet për arsimin rreth 2.5% e GDP- së, ndërsa mesatarja e vendeve të BE- së është 4.9% e GDP- së. Çdo rritje rroge entuziazmo­n mësuesit megjithatë nuk duhet harruar që në tre vitet e fundit nuk kemi pasur indeksim të pagave. Rritja e inflacioni­t në këto tre vite ka qenë pak më e lartë se 5%. Në të tilla kushte mund të them se rritja reale e pagës në këto tre vite përfshirë këtu edhe rritjen e përfolur me 5% i bie që të jetë negative",- thekson sindikata e arsimit të Shqipërisë në emër të mësuesve për ' GSH'. Gjithashtu, sot "Gazeta Shqiptare" zbardh edhe disa prej kërkesave kryesore të mësuesve që do t'i përcillen Ministrisë së Arsimit dhe kryeminist­rit të Shqipërisë. Mësuesit do të kërkojnë rritjen e pagës deri në 40% sipas premtimit në fushatë; indeksimin e inflacioni­t për çdo vit; shpërblimi­n e fundvitit( 5 vite plus 2018); një laptop për çdo mësues, në shërbim të cilësisë , sikur shtetet fqinjë si Maqedonia; kushte më të mira punë, në biblioteka, laboratore shkencash, laboratore informatik­e, palestra sporti. Gjithashtu, kjo kategori do të kërkojë edhe zbatimin e VKM- së së shkurtit 2018, mbi pagesën e një vakti ushqim deri në 3 mijë lek/ ditë pune; investim në mensa shkollore për nismën detyrat në shkollë, me qëllim ushqyerje të shëndetshm­e; libra falas për arsimin e detyruar nga klasa 1- 9 dhe uljen e çmimit të teksteve për klasat 10,11,12; pagesën e orëve mbi normë; si dhe transporti­n falas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania