Gazeta Shqiptare

BASHKIM ZENELI: Kur Inva Mula erdhi në Athinë, shteti shqiptar nuk më lajmëroi

"Miqësi e trazuar", ambasadori boton kujtimet e kohës kur ishte diplomat në Greqi

-

"Miqësi e trazuar" titullohet libri i Bashkim Zenelit. Në të, vjen Greqia në kujtimet e ambasadori­t ndërsa parathënia është e Henri Çilit. Pjesë nga libri i që do dalë së shpejti nga UET PRESS nën botohen sot në "GSH" me miratimin e autorit. Ngjarja e parë për të cilin ai flet është koncerti i sopranos Inva Mula në Athinë më 2003.

Vëren se teksa shtypi i bënte jehonë, vetë ambasada nuk ishte vënë në dijeni dhe se kjo për të, ishte në dëm të diplomacis­ë kulturore. kënga, recitimi dhe mimika përbënin teatrin kor që këndonte duke lëvizur në skenë. Në atë kohë artistët mbanin edhe maska druri ose lëkure. Në vitin 534 p. K., poeti Thespris praktikoi i pari edhe dialogun në skenë. U sollën karaktere të ndryshëm. Skenat u ndërtuan që të kishte akustikë për dialogët apo deklarimet e aktorëve. Dhe ky lloj ndërtimi, kjo akustikë plot jehonë të pastër, ishte një zbulim tjetër i madh i burrave të shquar të antikiteti­t.

Në fillim të ndërtimit të tyre, vendet e uljes ishin të ndërtuara me stola druri e, më pas, rreth vitit 500 p. K., nisën të ndërtohen vendet me radhë guri të pastra e të lëmuara. Ishin të njohur për kohën edhe teatrot Festos në Kretë, teatri i Filipit në Maqedoni, teatri i Dodonës me 18 mijë vende, në Epir etj., etj.

Artistja jonë e madhe Inva Mula do të këndonte së bashku me tenorin shumë të njohur e të dashur për grekët Marios Fragulis. Por do të këndohej edhe dueti i përbërë nga sopranot Kerin Ingeland dhe Rebeka Najt. Të dyja këto artiste të mëdha ishin të njohura edhe nga interpreti­mi i tyre i mrekullues­hëm para finales së kupës së Anglisë, në vitin 2001 dhe para finales së Champion League, po në atë vit, në Milano. Në piano do të shoqëronte artisti i njohur spanjoll Edelmiro Arnaltes.

Të gjithë ishin artistë të mëdhenj, por padyshim më vinte shumë mirë që faqet e para të gazetave ato ditë do t'i përqendroh­eshin Inva Mulës, ashtu si edhe lajmet kryesore në kanalet televizive. Kjo na bënte krenarë dhe mendja më shkonte vazhdimish­t: Si mundet që nuk na njoftoi askush nga Tirana për ardhjen e saj në Athinë?!

Inva Mula dhe Marios Frangulis, para pak kohësh, kishin dhënë një koncert shumë të suksesshëm në teatrin e bukur të Butrintit, në Sarandë. skenës.

Aty ku mijëra vite më parë janë shfaqur tragjeditë antike dhe komeditë, sidomos të Aristofani­t, e më pas edhe drama greke dhe europiane, të teatrit modern Europian, nuk do të mungonin të këndonin këngëtarët me famë botërore si Sinatra, Cabaille, Carreras, Domingo, Pavaroti etj.

... Dhe tani ishte radha e Inva Mulës. Athinasit e dinin shumë mirë se kush ngjitet në atë skenë, ishte pa dyshim i famshëm. Ajo skenë ishte për ta!

Nën këmbët e Akropolit legjendar, teatri do të merrte një zhvillim të jashtëzako­nshëm në kohën kur sundonte Perikliu i madh. Ai e konsideron­te teatrin dhe skenën e tij si një zonë të shenjtë. Teatri nuk ishte vetëm teatër. Mbi të gjitha ai ishte një institucio­n demokratik që nuk përjashton­te askënd. Një institucio­n masiv i mbledhjeve dhe i marrjes së vendimeve të rëndësishm­e. Edhe vetë teatri komik u kthye në institucio­n që nuk përjashton­te askënd. "Teatri më i madh dhe më i vjetër në Europë, i pambuluar, u ndërtua në fund të shekullit të 5- të p. K., në pjesën juglindore të Akropolit. Ai kishte 27000 vende". Perikliu, ky burrë i madh shteti dhe kryetar i shtetit të Atikës, drejtoi për plot 14 vjet ( 443- 429 p. K.). Ai njihet tashmë në mbarë botën si strategu dhe burri i parë Europian i shtetit.

Ai u kujdes shumë për ndërtimin e një qytet- shteti modern për kohën, por në mënyrë të veçantë u kujdes për artin, kulturën, letërsinë dhe filozofinë.

Për herë të parë shohim punimet në skulpturë me ndërtimin e trupit të njeriut nga mjeshtëri i famshëm Fidia. Lulëzon arkitektur­a e mjeshtërit Iktinos. Marrin një zhvillim të madh teatri dhe skena me kryemjesht­rat Euripidi, Sofokliu dhe Eskili. Aty ka shkëlqyer Eskili. Aty është interpretu­ar edhe Sofokliu me Edipin Mbret, me Edipin në Kolonë, me Antigonen, me Ajaksin, Elektrën, Filoktetin,

 ??  ??
 ??  ?? Bashkim Zeneli
Bashkim Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania