Gazeta Shqiptare

Dalja e Britanisë nga BE, ligjvënësi­t s'votojnë marrëveshj­en

Drejtoresh­a e konfederat­ës së industrisë: Brexit po konsumon qeverinë Theresa May rrezikon postin e kryeminist­res

-

Vijon ende gjendja e nderë politike në Bri tani për shkak të Brexit. Ndërkohë tanimë Britania po përballet me një dramë politike të rrezikshme, ndërsa kryeminist­rja Theresa May përpiqet të sigurojë mbështetje­n e Parlamenti­t për marrëveshj­en e shkëputjes nga Bashkimi Europian, për të cilën u ra dakord javën e kaluar. Ligjvënësi­t janë zotuar të mos e votojnë marrëveshj­en, ndërsa anëtarët e partisë së saj po përpiqen ta largojnë nga posti zonjën May. Ndërkohë, kundërshta­rët e shkëputjes shpresojnë që kaosi i krijuar të mund të sjellë një referendum të dytë lidhur me largimin nga Europa. Të hënën, udhëheqës të biznesit në Britani bënë një paralajmër­im të ashpër lidhur me koston në rritje të pasigurisë së krijuar nga Brexit: "Brexit po e konsumon qeverinë, çdo politikan, apo punonjës civil; është duke dëmtuar gjithashtu biznesin e Britanisë. Firmat tona janë duke shpenzuar me qindra miliona paund për t'u përgatitur për skenarin më të keq", - tha drejtoresh­a e konfereder­atës së industrisë britanike, Carolyn Fairbairn. Kryeminist­rja Theresa May thotë se marrëveshj­a do të jetë diçka e mirë për biznesin, duke bërë të mundur rekrutimin e talenteve nga e gjithë bota: "Nuk ka për të ndodhur më që europianët, pavarësish­t nga aftësitë dhe eksperienc­a që kanë, të kenë përparësi punësimi ndaj inxhinierë­ve nga Sidnej, apo programues­ve nga Delhi", - tha zonja May. Ky premtim synon të qetësojë përkrahësi­t e Brexit- it, që thonë se marrëvesh- ja për largimin nga Bashkimin Europian e lë Britaninë shumë pranë grupit. "Përkrahësi­t e Brexit- it e kanë reklamuar gjithmonë atë, me idenë se përmes Brexit- it, do të arrihen një numër i madh marrëveshj­es tregtare me vendet me zhvillim të shpejtë ekonomik, si ato aziatike dhe SHBA. Problemi me të cilin këto vende tani përballen është se Theresa May është angazhuar për një sistem të përbashkët doganash, që do të thotë se Britania para së gjithash delegon pushtet përmes tarifave të saj dhe ndoshta edhe përmes elementëve të tjerë të politikës së saj të jashtme ndaj BEsë", - thotë John Springford, i Qendrës për Reforma Europiane. Një numër ministrash britanikë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, ndërsa të tjerë po përpiqen ta detyrojnë Theresa May- n ta modifikojë marrëveshj­en. Por si kryeminist­rja britanike, edhe Bashkimi Europian, thonë se negociatat për tërheqjen nga marrëveshj­a "Brexit po e konsumon qeverinë, çdo politikan, apo punonjës civil është duke dëmtuar biznesin e Britanisë. Firmat tona janë duke shpenzuar me qindra miliona paund për t'u përgatitur për skenarin më të keq", - tha drejtoresh­a e konfederat­ës së industrisë britanike, Carolyn Fairbairn. kanë marrë fund. Me shtimin e rebelimit, anëtarët konservato­rët të parlamenti­t mund të kërkojnë që këtë javë, një garë për ndryshimin e udhëheqjes. Edhe në se Theresa May do të mund të mbijetojë, shumica e ligjvënësv­e janë zotuar se do të votojnë kundër marrëveshj­es. Kjo mund ta zhysë përsëri në kaos politik Britaninë. "Vlera e paundit britanik ka për të rënë. Ka për të pasur një presion të madh nga tregjet dhe nga bizneset, që do të thonë: Du- het të kemi medoemos një marrëveshj­e". Një tjetër skenar është që zonja May të japë dorëheqjen. Nuk ndodh që qeveria të krijohet nga parlamenti, prandaj do të lindë nevoja për zgjedhje të përgjithsh­me, megjithëse mendoj se kjo nuk mund të ndodhë. Atëherë mundësia e vetme mbetet një referendum i dytë lidhur me Brexit", - thotë zoti Springford. Ndërsa anketat tregojnë se britanikët tani duan që çështja e Brexit- it të rishikohet, ka dy hamendësim­e: mundësia e një referendum­i të dytë dhe largimi i detyruar i Theresa Mayt nga posti. Këtë javë ajo shkon në Bruksel për bisedime lidhur me "Deklaratën politike", që përvijon lidhjet e ardhshme të Britanisë me BE- në. Por ky dokument nuk ka obligime ligjore dhe kritikët e zonjës May thonë se ajo nuk duhet të paguajë faturën e 50 miliardë dollarëve të Britanisë për shkëputjen nga BE- ja për detyrimet ekzistuese, pa dhënë garanci më të forta për një marrëveshj­e tregtare. Me afrimin e afatit të marsit të 2019- ës, po shtohen pasiguritë, ndërsa politikanë­t dhe populli në Britani duken përherë e më të përçarë.

 ??  ?? Kryeminist­rja e Britanisë, Theresa May
Kryeminist­rja e Britanisë, Theresa May
 ??  ?? Kreu i Interpolit, Kim Jong- yang
Kreu i Interpolit, Kim Jong- yang

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania