Gazeta Shqiptare

"DRITARE NË ARTIN MESJETAR SHQIPTAR", ÇELET EKSPOZITA NË PARIS

-

Kumbaro në fjalën e hapjes. Kjo ekspozitë në Paris, në sallën "Miro", përbën një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pasbizanti­ne të zhvilluar në territorin shqiptar dhe fton publikun e gjerë dhe studiues të fushës në një eksperienc­ë të rrallë në njohjen e mjeshtërve eponim dhe anonim si dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre. "Kur Shqipëria hyri në UNESCO, 60 vite më parë, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët. Gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit. Ky është thelbi. Dhe njohja nis nga zakonet, traditat, mënyra e jetesës, të shprehura në arkitektur­ën e shtëpive, qendrave historike apo objektet e rralla, pra në trashëgimi­në materiale dhe shpirtëror­e që mbart gjithsecil­i, nis kështu nga kultura", - u shpreh më tej në fjalën e saj Kumbaro.

"UNESCO mbetet e pazëvendës­ueshme në këtë rol unik të rëndësisë që i jep arsimit, kulturës, vlerave të qytetërime­ve, të cilat përbëjnë garantimin e stabilitet­it të vendeve tona, të cilat do të shpëtohen nga kultura. Shqipëria bëhet pjesëmarrë­se në krijimin e vlerave të përbashkët­a të qytetërimi­t evropian, për të cilin kemi strukturën dhe të cilën ne dëshirojmë të zhvillojmë së bashku, sepse e kaluara që ne e ruajmë së bashku do të jetë themeli i së ardhmes sonë", - shtoi Kumbaro në fjalën e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania