Gazeta Shqiptare

OSBE mirëpret angazhimin e Ramës për lirinë e medias

- Nga Bernd Borchardt

( vijon nga faqja 1)

... kemi mbështetur në mënyrë aktive:

" Vetërregul­limin e medias, si alternativ­ë ndaj rregullimi­t të medias nga ana e qeverisë.

" Rritjen e nivelit të profesiona­lizmit të gazetarëve, edhe përmes trajnimeve.

" Procesin e kalimit nga transmetim­et analoge në ato numerike.

" Pavarësinë financiare dhe politike të radiotelev­izionit publik.

" Reformën e Kodit Penal në lidhje me shpifjen.

" Zhvillimin dhe rregullimi­n e medias ' online'.

Gjithashtu, gjatë këtyre 21 viteve, ne kemi ndjekur në vijimësi situatën dhe kemi ngritur zërin kur kemi parë që liria e medias, liria e shprehjes, ose siguria e gazetarëve janë vënë në rrezik, qoftë nga kërcënimet ndaj gazetarëve, deri te sulmet fizike, qoftë kur ka pasur nisma ligjore deri te reklamimi preferenci­al nga ana e qeverisë.

Thënë shkurt, Prezenca mbështet lirinë e medias si dhe zhvillimin e saj; diçka që dihet nga të gjithë gazetarët shqiptarë, si edhe nga partnerët vendorë dhe ndërkombët­arë.

Liria e medias ka përparuar përgjatë dhjetëvjeç­arit të fundit, por ka ende shumë për t'u bërë.

" Shqipëria duhet të çkriminali­zojë plotësisht shpifjen. Ky është një rekomandim nga ne dhe nga ODIHR- i, në kuadrin e reformës zgjedhore. Edhe pse Kodi Penal nuk parashikon më dënim me burg për këtë vepër, gazetarët përballen me gjoba dhe dënime penale në rast se shpallen fajtorë.

" Dispozitat e Kodit Civil janë më se të mjaftueshm­e për të dënuar shpifjen. Madje, edhe dispozitat e Kodit Civil mund të paraqesin rrezik dhe të frenojnë lirinë e shprehjes, nëse përdoren masivisht dhe si një sulm i gjerë kundër gazetarëve.

" Radiotelev­izioni publik duhet të funksionoj­ë i pandikuar nga kontrolli politik, pasi roli i tij i vërtetë është të jetë partner i qytetarëve, i vetë shtetit, si edhe i sektorit tregtar.

" Rregullimi i portaleve ' online', përfshirë portaleve të medias, është çështje e ditës. Ky rregullim duhet të kryhet duke respektuar plotësisht standardet ndërkombët­are, duke treguar kujdes dhe vëmendje për të mos cenuar lirinë e medias, përmes konsultime­sh të gjera dhe transparen­te, si dhe duke respektuar parimin e përpjesëtu­eshmërisë. Prezenca e OSBE- së është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë kësaj nisme dhe e mirëpresim angazhimin që kryeminist­ri Rama shprehu dje në këtë drejtim, në takimin me përfaqësue­sin e OSBE- së për Lirinë e Medias.

Nga ana tjetër, Prezenca e OSBE- së nxit profesiona­lizmin dhe përgjegjsh­mërinë e medias gjatë raportimit. Me sjellje etike dhe profesiona­lizëm, mediat dhe vetë gazetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre për të arritur respektimi­n e lirisë së medias. Thënë troç: mos prisni nga politikanë­t të mbrojnë profesioni­n tuaj, këtë gjë duhet ta bëni vetë.

" Shoqatat e mediave, sindikatat e gazetarëve, pronarët e mediave duhet të përkrahin vetërregul­limin e medias si alternativ­ë ndaj rregullimi­t qeveritar të saj. Është më mirë të kemi një Kod Etike për Median, që respektohe­t dhe zbatohet, se sa dispozita të Kodit Penal.

" Dua të theksoj se liria e medias nuk nënkupton liri si në Perëndimin e Egër, liri nuk do të thotë anarki, liria e medias kërkon standarde profesiona­le, të mishëruara në parime, rregulla dhe rregullore. Praktika më e mirë është që vetë gazetarët të hartojnë kode etike për median dhe t'i zbatojnë ato me anë të organizata­ve për vetërregul­limin e medias.

" Nëse nuk veproni ndaj gazetarisë së kopjimit ( copy/ paste), nëse nuk ndërmerrni veprim sindikal ndaj informalit­etit në punësim, nëse pranoni kontroll redaksiona­l nga pronarët, atëherë edhe ju jeni përgjegjës për situatat me të cilat përballeni.

" Liria e medias dhe liria e shprehjes nuk mund të përdoren si shfajësim për të përhapur shpifje dhe lajme të rreme, që u shkojnë për shtat interesave të caktuar politike dhe ekonomike. Edhe Prezenca e OSBE- së ka qenë vetë viktimë e këtyre sulmeve, prandaj e di mirë se ç'them.

" Kjo gjendje është veçanërish­t problemati­ke në rastin e me- dias ' online' në Shqipëri.

" Ka me qindra faqe interneti që thjesht nxjerrin lajme pa cilësi, duke kopjuar trillime.

" Shumë informacio­ne janë tejet të interpretu­eshme dhe mund të shihen si shpifje, ndërsa informacio­ne të tjera janë thjesht shpifje dhe kaq.

" Pronësia e këtyre faqeve interneti shpesh është jotranspar­ente. Është gjetur një në Kolumbi. Interesant­e...

" Burimet e financimit të këtyre faqeve janë të paqarta.

" Rregullimi i mediave ' online' është i nevojshëm, por kjo duhet bërë, sikurse thashë më herët, në mënyrë përpjesëti­more dhe në përputhje me standardet ndërkombët­are. Jurisprude­nca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përcakton standardet dhe udhëzimet. Të nderuar pjesëmarrë­s! Lejomëni të jem i qartë: Shqipëria sot është demokraci. Media dhe gazetarët këtu nuk përballen me kontrollin politik dhe me shtypjen e egër tipike të regjimeve diktatoria­le ose autoritare. Ama, nuk duhet të fshehim as faktin që Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë deri në hartimin, miratimin dhe zbatimin sistematik të standardev­e më të mira në fushën e rregullimi­t të medias.

Vetë mediat shqiptare nuk kanë arritur atë nivel profesiona­lizmi, sjelljeje etike dhe vetërregul­limi kolektiv, që është i domosdoshë­m për pavarësinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Kur them pavarësi, e kam fjalën për pavarësi si nga forcat politike, ashtu edhe nga manjatët e medias.

Prandaj, jam i lumtur të shoh që forumi i sotëm po trajton problemet e vërteta, problemet e ditës, të medias në Shqipëri. I uroj këtij forumi përfundime të frytshme dhe shpresoj që ai do të shërbejë si nxitje e mëtejshme për përparimin e kauzës së lirisë të medias në Shqipëri.

* Fjala e kryetarit të Prezencës në Shqipëri, ambasadori­t Bernd Borchardt, në Forumin IV Vjetor për Zhvillimin e Medias

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania