Gazeta Shqiptare

Thesi 1.2 miliardë euro koncesione te rrugët

- Nga Gjergj Erebara

( vijon nga faqja 1)

... gjatë trembëdhje­të viteve të ardhshme dhe këto janë vetëm një pjesë e kontratave të shumta koncesiona­re të nënshkruar­a nga qeveria e shkuar dhe ajo aktuale.

Lista e investimev­e publike të publikuar nga Ministria e Financave rendit kontratat koncesiona­re sipas kostos që ka secila vit pas viti dhe sipas kostos totale. Shifrat e dhëna nga kjo ministri përfshijnë koston e ndërtimit si dhe interesin financiar të paguar, i cili duket se nuk përfshihet në koston e tenderuar dhe të njohur më parë.

Interesi që pritet të paguhet për këto kontrata është mbajtur gjysmë i fshehtë dhe asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk ka marrë mundimin ta shpjegojë, siç duhet.

Kontrata e parë në listë lidhet me mirëmbajtj­en e rrugës MilotMorin­ë. Kjo kontratë financohet nga njëra anë nga përdoruesi­t e rrugës përmes tarifave dhe nga ana tjetër, nga taksapague­sit përmes dy zërave, njëri i njohur si "subvencion­im" dhe tjetri i njohur si "defektet e fshehura të kontratës koncesiona­re". Për të dyja zërat, taksapague­sit do të paguajnë përgjatë viteve 9.1 miliardë lekë ose 73 milionë euro sipas kursit aktual të këmbimit. Këto janë veçmas të ardhurave të koncesiona­rit nga tarifat e rrugës.

Kontrata e dytë në listë është ajo e ndërtimit të 50 kilometrav­e rrugë që do të lidhë Tiranën me Dibrën. Ndërtimi i rrugës së Arbrit sipas rezultatit të tenderit të qeverisë kushton 40.3 miliardë lekë ose 320 milionë euro. Shqiptarët do të fillojnë të paguajnë 2.5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2019.

Kontrata e tretë është ndërtimi i 21 kilometrav­e autostradë nga Vora në Kashar, për të cilën është parashikua­r se do t'i kushtojë taksapague­sve 54.4 miliardë lekë ( 435 milionë euro). Me një kosto prej 20 milionë eurosh për kilometër ose 20 mijë euro për metër linearë, kjo është një kosto e krahasuesh­me me koston e ndërtimeve të tuneleve më të vështira kudo nëpër planet.

Mënyra e dhënies së kësaj kontrate koncesiona­re mund të tregojë diçka mbi arsyet e kësaj shume. Ajo filloi me një "propozim të pakërkuar" nga një kompani private e quajtur Gener 2 dhe u pasua me një tender që efektivish­t nuk kishte garë. Rezultati i tenderit prej 226 milionë euro nuk përfshin interesat që do të paguhen mbi këtë shumë.

Segmenti i tretë në listë është dhënë, gjithashtu, me koncesion të pakërkuar dhe synon të ndërtojë 17.3 kilometra rrugë në segmentin Milot - Balldren. Kostoja totale e parashikua­r është 36.5 miliardë lekë ose 2.1 miliardë lekë për kilometër. Me kursin aktual të këmbimit kjo autostradë do të kushtojë 17.1 milionë euro për kilometër ose 17 mijë euro për metër linear.

Segmenti i katërt është një rrugë dykalimësh­e nga Orikumi për në Dukat. Me gjatësi prej 15 kilometras­h, kostoja e ndërtimit të saj është 50 milionë euro, por kostoja totale bashkë me interesat është 11.8 miliardë lekë ( 94.4 milionë euro me kursin aktual).

Kontratat koncesiona­re të rrugëve do t'i kushtojnë taksapague­sve 3.3 miliardë lekë më 2019, 7 miliardë më 2020 dhe 8.3 miliardë lekë në vitin 2021, sipas parashikim­eve të buxhetit të shtetit.

Reporter. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania