Gazeta Shqiptare

Shqipëria humbet një vazo, bie në të katërtën

UEFA zyrtarizon ndarjen e re

-

Me

përfundimi­n e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kombeve, UEFA ka zyrtarizua­r edhe vazot për shortin e eliminator­eve të Europianit të ardhshëm. Ashtu siç pritej, pas paraqitjev­e në Nations League, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e 4- t, duke zbritur me një shkallë krahasuar me eliminator­et e Kupës së Botës 2018, ku Shqipëria ishte në vazon e tretë. Vetëm vazo e 5- të për Kosovën, pavarësish­t paraqitjev­e të shkëlqyera në Nations League, kështu që ekzistojnë mundësitë që kuqezinjtë dhe dardanët të jenë në të njëjtin grup. Në vazon e parë bëjnë pjesë edhe 4 kombëtaret që fituan grupet respektive të Ligës A në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe për faktin se në qershor të 2019- ës, Holanda, Portugalia, Zvicra dhe Anglia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë të Nations League, në eliminator­et e 4- ta, këto përfaqësue­se do të shortohen në grupe me 5 ekipe. Gjermania është surpriza e vërtetë këtij shorti, pasi me barazimin e Polonisë ndaj Portugalis­ë, Kombëtarja e pançerave ka zbritur në vazon e dytë dhe të gjithë duan ta evitojnë.

VAZOJA E PARË

Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

VAZOJA E DYTË

Gjermania, Bosnja Hercegovin­a, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

VAZOJA E TRETË

Finlanda, Irlanda e Veri-

Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

VAZOJA E PESTË

Armeni, Azerbajxha­n, Bjellorusi, Gjilbralta­r, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.

VAZOJA E GJASHTË

Andora, Letonia, Lihtenshte­jni, San Marino dhe Malta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania