Gazeta Shqiptare

Unaza, banorët në protestë, Basha: Nuk janë zaptues, por hallexhinj

Kreu i PD- së sulmon ndërkombët­arët: Për çfarë paguheni? Heshtja ju bën fajtorë "Rama pazare me ndërtuesit, po vjedhin 40 mil euro"

-

Banorët e "Astirit" bllokuan sërish rrugës pasditen e djeshme teksa në mbështetje të tyre ishte dhe kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës. "Duam shtëpitë tona, duam shtëpitë tona", janë thirrjet njëherazi të banorëve. Ata kundërshto­jnë prishjen e banesave të tyre, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe pa ua legalizuar më parë, që do t'u mundësonte atyre dëmshpërbl­imin. Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe në ditën e 20 të protestës, protestues­it bllokuan aksin Pallati me Shigjeta, ish- sheshi "Shqiponja" nga të dyja krahët, duke shkaktuar kaos në trafik. Gjatë protestës së djeshme pati një incident që fatmirësis­ht kaloi pa të dëmtuar. Një drejtues automjeti nuk mori parasysh grumbullim­in e njerëzve të shumtë, ndaj u fut me një fuoristrad­ë "Mitsubishi" përmes turmës dhe u largua. Më pas banorët nuk lejuan kalimin e automjetev­e të tjera, duke mbajtur të bllokuar rrugën. Për 20 ditë me radhë, thuajse në të njëjtin itinerar kohor, 17: 00- 19: 00, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën në të dyja senset e saj. Ata kundërshto­jnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, i cili prek rreth 300 banesa, ndër to shtëpi banimi dhe biznese.

AKUZAT

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ftoi dje shqiptarët që të ngrihen kundër qeverisë "Rama" në mbështetje të banorëve të "Astirit", duke i paralajmër­uar të mos e presin të keqen te dera e tyre. "Mos prisni t'ju vijë te dera e shtëpisë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë", tha z. Basha. Një thirrje të hapur u bëri edhe organizata­ve ndërkombët­are, të cilat sipas Bashës, nëse nuk reagojnë tani, kanë humbur legjitimit­etin e tyre. Kreu i PDsë iu drejtua organizata­ve ndërkombët­are në Shqipëri, duke u thënë se heshtja përballë asaj që po ndodh në Unazën e Re i bën ata bashkëfajt­orë dhe të pabesueshë­m. "Kam një pyetje për organizata­t ndërkombët­are që financohen me paratë e taksapague­sve të Europës dhe të të gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur, duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeveri­sjes dhe të shtetit ligjor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela? Për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare? Ja ku e keni mirëqeveri­sjen, reformën në drejtësi. Një

kryeminist­ër harbut, hajdut, që shkel Kushtetutë­n, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë dhe gra për të vjedhur. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajt­orë, heshtja ju bën të pabesueshë­m në sytë e shqiptarëv­e", theksoi kreu i PDsë. Z. Basha akuzoi kryeminist­rin Rama si autor të asaj që e quajti megavjedhj­e tek

Unaza e Re. "Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur, direkte nga Edi Rama, e cila përbëhet nga dy komponentë, nga rrëmbimi i taksave dhe i pronave. Çdo ligj i mundshëm është shkelur. Kjo është një tragjedi që po ndodh me mbi 1000 familje që jetojnë në më shumë se 300 banesat që rrezikojnë të "Asnjëri prej banorëve të Unazës së Re nuk është zaptues, kanë blerë tokën dhe kanë paguar taksat e faturat e ujit dhe dritat. Rama mashtron, secili prej tyre e ka blerë tokën dhe të gjithë janë në proces legalizimi, disa prej tyre janë legalizuar", tha z. Basha.

prishen nga Edi Rama". Sipas Bashës, "asnjëri prej banorëve të Unazës së Re nuk është zaptues, kanë blerë tokën dhe kanë paguar taksat e faturat e ujit dhe dritat. Rama mashtron, secili prej tyre e ka blerë tokën dhe të gjithë janë në proces legalizimi, disa prej tyre janë legalizuar".

 ??  ?? Banorët e Unazës së Re gjatë protestave
Banorët e Unazës së Re gjatë protestave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania