Gazeta Shqiptare

Ruçi: Shtëpinë e ndërtova me duart e mia, por të zbatohet ligji

Kryeparlam­entari, mesazh banorëve të "Astirit"

-

Gjatë

takimit të djeshëm me banorët e Libofshës në Fier, kryeparlam­entari Gramoz Ruçi gjatë takimit me banorët e Libofshës në Fier u përcolli një mesazh banorëve të zonës së "Astirit" në Tiranë, të cilët protestojn­ë për banesat e tyre që do të shemben, pasi preken nga projekti i Unazës së Re. Ruçi u shpreh se e ndjen dhimbjen e tyre dhe se e di se ç'do të thotë të të prishet banesa, me apo pa leje, por ai bëri thirrje që të zbatohet ligji. Sipas tij, shteti do t'i dëmshpërbl­eje ata që i kanë banesat e legalizuar­a si dhe do të ndihmojë banorët që nuk kanë mundur ende ta legalizojn­ë. "Unë e ndjej fort se çdo të thotë të të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata… Jam fshatar, që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia dhe kimetin shtëpisë ia di ai që ka pak lekë dhe e bën vetë, por do t'u thosha: Miqtë e mi, gabimi që bëj unë dhe ti si familjar, e paguajnë fëmijët tanë, ndërsa gabimet që bën politika, e paguan e gjithë shoqëria. Dhe ata fatkeqësis­ht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme. Sepse ata ndryshe flasin kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë. Apeli im do të ishte: Kjo marri 28- vjeçare duhet të marrë fund. E dyta, asgjë nuk zgjidhet në rrugë jashtë ligjit dhe jashtë ligjit të së drejtës, por zgjidhet në bashkëpuni­m me institucio­net dhe siç ka thënë shteti, do të shihen të gjitha objektet një për një. Ato që janë legalizuar do të dëmshpërbl­ehen, ndërsa ato që nuk janë legalizuar do t'u gjendet zgjidhja dhe hapësira sa e lejon ligji. Qeveria e PS nuk mund të shkelë ligjin", u shpreh Ruçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania