Gazeta Shqiptare

Unaza e Madhe, të hënën nisin vlerësimet e objekteve tek "Astiri"

Inxhinierë­t do të bëjnë vlerësimin financiar

-

Ditën

e hënë, grupi i in xhinierëve do të nisë vlerësimin e financiar të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, nga segmenti i Pallatit me Shigjeta deri te rrethrrotu­llimi i sheshit "Shqiponja". Autoriteti Rrugor u bën thirrje banorëve që të mirëpresin këto grupe, në mënyrë që të miratohet sa më shpejt vendimi i qeverisë për marrjen e parave të shpronësim­it. Holta Deda, përgjegjës­ja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH tha se vlerësimi do të bëhet në prani të banorëve, duke u kërkuar atyre që t'i mirëpresin grupet e punës. "Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësim­it në një kohë sa më të shpejtë. I gjithë ekipi i inxhinierë­ve të ARRSH e ndjek me një prioritet maksimal kryerjen e procedurav­e ligjore të shpronësim­it të Unazës së Tiranës", garantoi Deda. Sipas saj, deri tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe. Kjo është e konfirmuar edhe me listëpreze­ncën dhe fotografit­ë nga sqarimet e zhvilluara pranë zyrave të ARRSH. "Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një

PROJEKTI

Ministria e Infrastruk­turës shprehet se projekti i Unazës së Re nuk do të jetë i gjatë vetëm 2.3 kilometra, por do të ketë edhe korsi këmbësorës­h, makinash dhe trotuare, të cilat bëjnë që në total të jenë 7 kilometra. 75% e vlerës së projektit e merr mbikalimi, çka bën sipas këtij institucio­ni, që kosto e rrugës të jetë 2.2 milionë euro për kilometër.

përgjigje zyrtare. Pra, deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumente pronësie janë paraqitur pranë Autoriteti­t Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH, ku punohet me orar të zgjatur deri në 20: 00 të mbrëmjes", u shpreh zj. Deda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania