Gazeta Shqiptare

Ligji në Kuvend, si bëhet regjistrim­i i pronësisë së tokës

Ligjësimi i titujve të pronësisë për tokat bujqësore të shpërndara me ligjin 7501 Rregullat e reja, si mund të bëhesh përfitues

-

Të gjithë ata individë apo familje që kanë përfituar nga shpërndarj­a e tokave të ish- kooperativ­ave bujqësore, ish- ndërmarrje­t bujqësore apo edhe nga ligjet e tjera të dala më vonë, do mund t'i regjistroj­në ato në mënyrë përfundimt­are si pronë të tyre të ligjshme. Qeveria ka paraqitur në Kuvend projektlig­jin për "Përfundimi­n e proceseve kalimtare të kalimit të pronësisë", nëpërmjet të cilit bën të mundur krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizua­r për përfundimi­n e proceseve administra­tive të trajtimit të pronës së paluajtshm­e të shtetit dhe pronës private, duke përcaktuar edhe rregullat konkrete për të ligjëruar pronësinë e tyre. Më konkretish­t, objekt i trajtimit të këtij ligji janë ligjësimi i titujve të pronësisë për tokat bujqësore të shpërndara me ligjin 7501, për tokat e marra në përdorim nga ish- ndërmarrje­t bujqësore, ndërtimet pa leje në pronë të tjetrit apo edhe tënden, sipërfaqet në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit, si dhe një sërë natyrash të tjera të pronës së shpërndarë në vend. Synimet e projektlig­jit kanë të bëjnë me reformimin në thelb të proceseve të lartpërmen­dura, duke parashikua­r normat e nevojshme për zgjidhjen e problemati­kave 30- vjeçare që kanë shoqëruar zbatimin e tyre, në funksion të përmbyllje­s së çështjes së pronës. Konkretish­t, synimi i hartuesve është trajtimi sistematik, që do të thotë se proceset e ndryshme të lidhura me pronën ( legalizim, azhurnim, trajtim prone, regjistrim AMTP- je, inventariz­im i pronave shtetërore) do të konceptohe­n e zbatohen në mënyrë të njëkohshme dhe sistematik­e dhe jo më në mënyrë të çrregullt.

Gjithashtu, ligji parashikon që strukturat shtetërore të marrin efektivish­t rolin e rregullato­rit dhe jo më atë të konstatues­it apo vrojtuesit të thjeshtë të problemati­kave. Thelbi i këtij ligji, siç theksohet edhe në relacion, është ligjësimi i faktit, pra i gjendjes faktike të pronës. Në të njëjtën linjë, nëpërmjet projektlig­jit është synuar të gjenden zgjidhjet për të gjitha ato situata që janë të patrajtues­hme dhe të mbetura pezull, për arsye se procedimi me kuadrin aktual është i pamundur, qoftë për shkak të vakuumit ligjor, qoftë si pasojë e parashikim­eve ligjore ndaluese, që vetëm identifiko­jnë çështjet problemati­ke, pa parashtrua­r mënyrën e trajtimit të tyre.

TITUJT E PRONËSISË

Në pjesën e parë të këtij projektlig­ji trajtohet problemati­ka e mprehtë e pronësisë mbi tokën bujqësore të ish- kooperativ­ave dhe ishndërmar­rjeve bujqësore. Në total nga rreth 450 mijë akte Objekt i trajtimit të ligjit janë ligjësimi i titujve të pronësisë për tokat bujqësore të shpërndara me ligjin 7501, për tokat e marra në përdorim nga ishndërmar­rjet bujqësore, ndërtimet pa leje në pronë të tjetrit apo edhe tënden, sipërfaqet në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit, si dhe një sërë natyrash të tjera të pronës së shpërndarë në vend.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania