Gazeta Shqiptare

77 mijë banesat pa leje, procedurat e reja për legalizim

Drafti përcakton se ASHK- ja regjistron ndërtimin pa leje brenda 60 ditëve Legalizimi mund të bëhet për 30 ditë me kosto shtesë

-

Qeveria ndryshon pro cedurën dhe kriteret për legalizimi­n e 77 mijë ndërtimeve pa leje që deri më tani kanë mbetur pa u ligjëruar. Nëpërmjet projektlig­jit për "Përfundimi­n e proceseve kalimtare të kalimit të pronësisë", ekzekutivi i jep dhe një mundësi tjetër të gjithëve atyre që për shkaqe apo arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta legalizojn­ë banesat apo ndërtimet e ndërtuara pa leje, në tokë të një tjetri apo edhe në tokën e tyre. Natyrisht që në fillim nëpërmjet këtij drafti bëhen të ditura rastet kur ndërtimet pa leje përjashtoh­en nga legalizimi. Më konkretish­t ligji përcakton se nuk mund të legalizohe­n ato ndërtime që janë pranë veprave kryesore të infrastruk­turës publike, akseve rrugore kombëtare, territorit të ndërtesave publike, pranë monumentev­e të kulturës, territore e destinuara për investime strategjik­e, si dhe vijës bregdetare. Ndërkohë që për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, kriteret e mësipërme sjellin përjashtim­in nga legalizimi vetëm për sipërfaqet në tejkalim të lejes së ndërtimit, kur ato janë të ndashme nga ndërti- mi kryesor ( ndërtimi me leje). Në rastin kur këto sipërfaqe nuk janë të ndashme, objektet me shkelje të lejes së ndërtimit legalizohe­n në tërësi. Pavarësish­t faktit se shteti merr përsipër ta legalizojë një ndërtesë, në këtë ligj ai distancohe­t nga përgjegjës­ia për qëndrueshm­ërinë e strukturës së tij dhe të një fatkeqësie të mundshme. Sipas këtij drafti, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 60 ditëve, nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin. Ndërkohë që poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania