Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës në zonën e Janinës, ja si u ekzekutua shqiptari Altin Mulla

Policia greke: Viktima dhe disa shqiptarë të tjerë po transporto­nin 166 kg marijuanë 39- vjeçari nga Delvina, i dënuar me 16.8 vjet për vrasje, kishte dalë nga burgu 3 muaj më parë

-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ku firin greko- shqiptar ( zonën e Janinës), ku pas një shkëmbimi me armë zjarri mes një grupi trafikantë­sh dhe policisë greke mbeti i vrarë një shqiptar dhe u plagos një efektiv grek, policia ka bërë me dije emrin e viktimës. Bëhet fjalë për 39vjeçarin Altin Mulla nga fshati Fushë- Verri i Delvinës, i dënuar më parë për vrasje. Sipas bluve, viktima ishte person me precedentë penalë. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet: "Ditën e djeshme ( të enjten), Policia e Shtetit u informua nga policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar. Sipas informacio­nit të policisë greke, shtetasi A. M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri. Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshë­m shkëmbimi informacio­ni me policinë greke për këtë çështje. Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritete­t homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpuni­mit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar". Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë ka reaguar zyrtarisht dhe policia greke. Sipas policisë së vendit fqinj, pas një informacio­ni të marrë në rruge operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko- shqiptar në zonën e Pogonit, Janinë, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon janë qëlluar me armë zjarri kallashnik­ov. Efektivët e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar, 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestrua­n 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gr marijuanë dhe 2 kallashnik­ovë. Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin "Haxhikosta" në Janinë, ndërsa vijon operacioni për kapjen e trafikante­ve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.

Sipas burimeve policore, 39- vjeçari Altin Mulla ka qenë person me precedentë kriminalë. Më 13 mars të 2006- ës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar atë me 16 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Vrasje me dashje", ndërsa

u arrestua më 30 tetor të 2015- ës. Mullai u lirua nga IEVP Peqin, ku vuante dënimin për plotësim afati, më datë 3 gusht të 2018- s. Mes të tjerash, bëhet e ditur se Mulla ishte vëllai i një ishoficeri policie, edhe ky i fundit i dënuar me burg. Përfaqësue­s të pushtetit vendor kanë njoftuar familjarët e të ndjerit. Rreth orës 17: 00, të

së enjtes, Mulla dhe disa bashkëpunë­torë të tij qëlluan me breshëri kallashnik­ovi policinë greke në kufirin jeshil, pasi u zbuluan teksa po transporto­nin lëndë narkotike. Ndërsa, 39vjeçari mbeti i vrarë, tre shqiptarë të tjerë kanë mundur t'i shpëtojnë policisë greke, e cila i ka shpallur në kërkim.

 ??  ?? 39- vjeçari i vrarë Altin Mulla
39- vjeçari i vrarë Altin Mulla
 ??  ??
 ??  ?? Droga dhe armët e sekuestrua­ra nga policia greke
Droga dhe armët e sekuestrua­ra nga policia greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania