Gazeta Shqiptare

Në "sitë" gjyqtari i Apelit të Shkodrës, KPK: Luan Dervishi, kontakte me krimin

-

TIRANË - Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka thirrur dje në dëgjesë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi, i cili njëherësh është edhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Trupi gjykues është i përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli si dhe Pamela Qirko. Duke iu referuar deklarimev­e të tij dhe verifikime­t të kryera nga KPKja do të vendoset në lidhje me fatin e gjyqtarit Derivishi nëse do të vijojë punën në drejtësi ose jo. Komisioni duke iu referuar të dhënave të deklaruar nga vetë gjyqtari në ILDKPI, thekson se gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Shkodër ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK- ja theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive. Sipas KPK- së, gjyqtari Dervishi ka patur kontakte me persona të përfshirë në krim. Gjithashtu, siç njofton KPK- ja, theksohet se Dervishi disponon një truall 365 m ² në bashkë- pronësi me persona të tjerë në zonën e Selitës në Tiranë. Pas verifikime­ve mbi aktiviteti­n e gjyqtarit, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it nënvizon fak- tin se ka mospërputh­je me mënyrën se si e fitoi truallin, pasi gjyqtari nuk ka paraqitur dokumente që të justifikoj­ë pronën.

Gazetarja Klodjana Lala ka raportuar për "BalkanWeb" se pas dëgjesave të zhvilluara ditën e sotme, e hënë do të jetë dita kur trupa gjykuese do të japë vendimin përfundimt­ar për gjyqtarin e Apelit të Shkodrës. Sipas saj, gjyqtari Dervishi ka hedhur kandidatur­ën në muajin shtator për vakancën në Këshillin e Lartë Gjyqësor. "Në shtator të këtij viti Luan Dervishi ka kandiduar për KLGJ. Ai rezulton me problemati­ka në pasuri, ka mospërputh­je mes deklaratav­e të tij. DSIKja ka deklaruar se ai ka kontakte me persona të përfshirë në krim. Vendimi do të jepet ditën e hënë. Jemi në fazën finale për këtë proces nëse mund ta them kështu.", tha Lala. Gjyqtari u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëv­e për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Ai e ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania