Gazeta Shqiptare

Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë rënien e tij!

- Nga Luan Rama

( vijon nga faqja 1)

... etiketimi i tyre "shpellarë" apo "malokë" dhe përpjekja djallëzore për t'i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendës apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të kryeminist­rit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.

Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.

Por, kryeminist­ri duhet ta ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit që parathotë humbjen dhe rënien e tij.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!

Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparen­ca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka kryeminist­ri ta shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës, që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.

Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para fëmijëve e as fëmijët në sy të babës!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania