Gazeta Shqiptare

Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve ' Made in Kosova'

- Luljeta Krasniqi Veseli

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovin­a, përfaqësue­s të biznesit kërkojnë nga autoritete­t e Kosovës që t'i subvencion­ojnë prodhuesit vendorë në mënyrë që këta të fundit ta rrisin prodhimin.

Që Kosova të arrijë të ketë një sektor më të qëndrueshë­m dhe më të fuqizuar të prodhimit, ata kërkojnë politika fiskale më të favorshme për bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç subvencion­eve për sektorin e prodhimit, duhet edhe një strategji afatgjatë që trajton politikat ekonomike - prodhuese.

"Kosovës i duhen politika që trajtojnë se çka mund të zëvendësoh­et nga importi dhe në anën tjetër, cilat produkte mund t'i zhvillojmë si produkte konkurrues­e në tregun tonë, por edhe në tregjet e tjera. Kjo ka munguar, sepse nuk ka pasur një qasje konsistent­e në raport të përkrahjes së konkurrues­hmërisë së prodhimeve vendore. Kemi pasur shumë herë masa ad- hoc që kanë pasur efekte pozitive, por edhe negative, por nuk ka pasur një politikë të harmonizua­r",- thekson Rukiqi.

Kosovës, shton Rukiqi, i duhet një industri prodhuese. Sipas tij, sektorin e prodhimit në Kosovë do ta fuqizonte eliminimi i konkurrenc­ës së padrejtë, fuqia punëtore e kualifikua­r dhe përkrahja financiare në forma të ndryshme.

"Shumë biznese prodhuese kanë potencial, por ka edhe kompani tjera që kanë mundësi të zhvillohen, mirëpo këtu prodhuesit duhet të mbrohen jo në kuptimin ndoshta që të kemi vetëm kontrollin e importit, por edhe brenda tregut të brendshëm që të mos ketë praktika të padrejta tregtare, mos të ketë konkurrenc­ë jo fer dhe të ketë një qasje reciproke me vendet të cilat tregtojnë me vendin tonë",- thotë Rukiqi.

Tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë duke lënë anash prodhimin. Prodhuesit në Kosovë, vazhdimish­t u kanë bërë thirrje institucio­neve të vendit që të kri- jojnë politika të favorshme fiskale për të fuqizuar sektorin e prodhimit.

TREGTIA MBIZOTËRON PRODHIMIN

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeminist­rit Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë janë duke krijuar politika fiskale që ndihmojnë sektorin e prodhimit.

"Ne kemi aplikuar nga janari dhe kemi forcuar gjatë vitit disa politika fiskale që favorizojn­ë prodhimin. Kemi liruar lëndën e parë nga të gjitha ngarkesat fiskale. Ne e dimë që shteti duhet të jetë edhe në shërbim të prodhuesve, edhe të qytetarëve. Do t'i evidentojm­ë në mënyrë permanente problemet që paraqiten pas kësaj mase dhe do të marrim masa dhe do t'i lehtësojmë bizneset që të zhvillojnë afarizimin në veçanti ato prodhuese",- thotë Shatri.

Ai shton se taksa doganore për 100 për qind për importet e produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a, do t'i fuqizojë prodhuesit vendorë.

"Konkurrenc­a e padrejtë që ka bërë Serbia, duke i subvencion­uar mallrat serbe që i shet në Kosovë, tani ajo konkurrenc­ë nuk do të jetë në tregun e brendshëm dhe prodhuesit tanë do të jenë në pozitë të favorshme", thotë Shatri.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovin­a, ka kërkuar nga prodhuesit që të fokusohen në ngritjen e cilësisë.

"Të nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë, në mënyrë që konsumator­i- qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhj­en e konsumit të tyre ditor. Të nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunu­ar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet",- ka theksuar ministri Shala.

Kosova, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistika­ve vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar.

Për shkak të industrisë së dobët të prodhimit në Kosovë, eksporti i produkteve "Made in Kosova" në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, kap vlerën e mbi 300 milionë eurove në vit, kurse importi i produkteve të huaja në vend arrin rreth 3 miliardë euro në vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania