Gazeta Shqiptare

Unë nuk jam me banorët e Unazës së Re

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... asaj që po ndodh me Unazën e Re. Sa falë qëndresës së tyre trejavore, dhunës që kanë hequr mbi kurriz, po aq edhe prej një taktike perfide të qeverisë, çështja po zhvendoset tek dilema se a duhen dëmshpërbl­yer 100% ata.

Opinioni është ndarë në dysh mes moralit dhe të drejtës ligjore që kanë pronarët e 317 ndërtesave, mbi trojet e zaptuara dy dekada më parë.

Nga njëra anë, Rama po i fryn borive të urrejtjes kundër rrëmbyesve profesioni­stë si Ramazani, Pali, Gjovalini, të cilët kërkojnë të grabisin fondin e pagave të mësuesve dhe infermierë­ve.

Nga ana tjetër, kundërshta­rët e tij citojnë legjislaci­onin europian dhe të drejtat e njeriut, që bën përgjegjës shtetin që i ka lejuar ndërtimet informale.

Natyrisht, argumentim­i i dytë duket më bindës, më logjik dhe me human, por pavarësish­t nga kjo, debati rreth fatit dhe hallit të tyre është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh tek Unaza e Re.

Ai është i ngjashëm pak a shumë me protestën e aktorëve që u ngritën në fillim të gjithë së bashku për mbrojtjen e godinës së teatrit. Ai krahasohet po ashtu me protestën që bënë qytetarët e Kukësit për të kundërshtu­ar vendosjen e traut në Rrugën e Kombit.

Por sikurse e pamë, qeveria u zbyth, i uli taksën dhe banorët e Kukësit u qetësuan. Erion Veliaj e hapi qesen, i shtoi qokat dhe arriti t'i përçajë aktorët.

Por, pavarësish­t se një pjesë e protagonis­tëve të këtyre revoltave qytetare ndryshuan kahje, problemi i koncesioni­t të Rrugës së Kombit dhe ai i kullave që do ndërtohen pas teatrit mbetet po aq skandaloz.

Me të njëjtën analogji edhe sot gjithsecil­i mund të pyesë: po nëse banorët dëmshpërbl­ehen 100%, a mbyllet skandali i Unazës së Re? Natyrisht që jo. Sepse në këtë debat më i rëndësishë­m se fati tragjik i 2000 të ardhurve në Tiranë, që po i nxjerrin përdhunshë­m nga shtëpitë, është grabitja 40 milionë euroshe që po u bëhet të gjithë shqiptarëv­e së bashku.

Njësoj si Rruga e Kombit apo si teatri, Unaza e Re është një histori vjedhjeje.

Ajo është historia e një projekti që iu "dhurua" qeverisë nga një kompani ( Victoria Invest) që më pas fitoi ¼ e milionave të akordu- ara. Ajo është historia e pranimit pa kontestime të këtij projekti, pa i llogaritur kostot, pa oponencë dhe pa bërë konsultime publike. Ajo është historia e një tenderi të paracaktua­r, ku një tjetër kompani, "Vëllezërit Hysa" u paraqit në mënyrë fiktive në garë, sa për ta bërë atë të vlefshme, po pa dorëzuar fare ofertë.

Mjaftojnë këto, edhe pa hyrë në llogaritë e kostove të çmendura, 20 milionë për km rrugë, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një skemë grabitqare. Me një vjedhje që i kapërcen kufijtë e imagjinatë­s.

Sado e dhimbshme njerëzisht, e padrejtë ligjërisht dhe harbute politikish­t të jetë ajo që po u ndodh banorëve, kjo tragjedi nuk mund të shndërrohe­t në kryefjalën e aferës "Unaza e Re". Fatkeqësis­ht viktimat e saj janë vetëm efekti kolateral i një grabitjeje që po u bëhet 3 milionë shqiptarëv­e. Prandaj ata mund të falënderoh­en se shërbyen si lakmuesi që bënë të duket ky skandal, por protesta kundër tij, tani nuk mund të fokusohet vetëm tek halli i 317 shtëpive ( sepse edhe po të imagjinojm­ë se ai zgjidhet, vjedhja mbetet). Më shumëse po tyre, ajo duhet fokusuar kundër hajdutëve.

Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania