Gazeta Shqiptare

Partizani bie në Vlorë, Bushiç ringjall Flamurtari­n

Kroati Tomislav Bushiç shënoi në minutën e 9- të, Skënderbeu ka mundësinë të marrë kreun e renditjes Flamurtari- Partizani mbyllet me rezultatin 1- 0

- Jeton Selimi Java e 14- të Të premten Të shtunën Të dielën Renditja

Partizani bie në Vlorë! Të kuqtë e kryeqyteti­t janë ndalur nga Flamurtari i rilindur me aktivizimi­n e braziliani­t Elton Kalè, që në minutat e para të ndeshjes vuri në panik prapavijën e Partizanit dhe asistoi golin e shënuar nga Tomislav Bushiç. Kroati tundi rrjetën në minutën e 9- të, kur i vodhi kohën mbrojtësit Atanda dhe me kokë mposhti Dashamir Xhikën në qendër të portës. Partizani kërkon të rikthejë baraspeshë­n, por pavarësish­t se do të përpiqet nuk do të arrijë dot të kalojë portierin Koliçi. Gega aktivizon në pjesën e dytë edhe Hebajn e çinarin me shpresën se do të mund të ndryshojë fatet e takimit, por deri në fund, pavarësish­t këmbëngulj­es së kuqe, asgjë nuk do të ndryshojë dhe Enea Jorgji do të vërshëllej­ë për suksesin e gjashtë të Flamurtari­t në këtë kampionat, që përveç trepikëshi­t të tij, i ka dhënë një asist dhe kampionëve të Skënderbeu­t për t'u rikthyer në krye, gjithnjë nëse këta të fundit do të arrijnë të thyejnë Tiranën, në takimin më interesant të ditës së shtunë, që do të luhet në orën 14: 00 në "Selman Stërmasi".

DAJA: NA DUHESHIN KËTO TRI PIKË

Trajneri Ilir Daja i Flamurtari­t nuk e ka fshehur entuziazmi­n në fund të sfidës së fituar me të kuqtë. Sipas tij, skuadra ishte përgatitur për këtë sukses dhe e kishte studiuar mirë kundërshta­rin. "Kishim nevojë për tri pikët dhe qëllimi kryesor ishte të tregoheshi­m pragmatist­ë, po prodhonim lojë, po rriteshim në lojë, por nuk po merrnim pikët. Sot luanim me vendin parë dhe në pjesën e parë ishim ne më mirë se kundërshta­ri, ishim më agre- sivë. Në pjesën e dytë nuk e orientova ekipin të kthehej, qëllimi im ishte vetëm që dy mesfushorë­t të ndalonin depërtimet nga krahët të kundërshta­rit. Pastaj treguam karakter në mbajtjen e rezultatit, u munduam të shfrytëzoj­më me kundërzbri­tje edhe hapësirat që la kundërshta­ri", - tha

Trajneri i skuadrës së Partizanit ka qenë mjaft i mërzitur pas disfatës në Vlorë. Sipas tij, skuadra humbi një ndeshje, por nuk duhet bërë dramë. "Është hera e parë që drejtoj Partizanin kundër Flamurtari­t në Vlorë, erdhëm me qëllimin për të fituar ndeshjen. Goli ishte gabim i yni, përgjumje, mund që edhe të evitohej dhe gjërat do të shkonim më mirë në pjesën dytë. Ne krijuam presion gjatë gjithë kohës, por nuk arritëm që të shënonim, asnjë nuk është i kënaqur që kthehemi pa pikë në Tiranë". Flamurtari- Partizani 1- 0 Tirana- Skënderbeu 14: 00 Teuta - Luftëtari 17: 00 Kamza - Kukësi Laçi - Kastrioti

14: 00 14: 00 Skuadra N F Partizani 14 31 Skënderbeu 13 29 Laçi 13 22 Teuta 13 22 Flamurtari 14 22 Kukësi 13 21 Luftëtari 13 13 Tirana 13 10 Kamza 13 8 Kastrioti 13 7

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania