Gazeta Shqiptare

Protesta, prokuroria: Burg për 6 nga 11 të arrestuari­t

Zbardhet dinamika e përplasjes së fortë, emrat e përfshirë në të dy krahët "Ja si u goditën policët para parlamenti­t"

-

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e protestës që zhvilluan të enjten banorët e zonës së "Astirit" përpara Kuvendit, ku mbetën të plagosur 15 punonjës policie si dhe 3 banorë. Ndërkohë që u arrestuan 12 persona, mes të cilëve dhe 18- vjeçari Daniel Dobra, i cili akuzohet për plagosjen e rëndë me dashje të efektives 24- vjeçare, Ina Nuka. Mësohet se sot, organi i akuzës do të kërkojë masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 6 personave të arrestuar. Bëhet fjalë për shtetasit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari si dhe Shpati Bilbilaj. Lidhur me këta persona, prokuroria e kryeqyteti­t ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tyre, bazuar në provat e siguruara nga pamjet filmike. Ata akuzohen për veprat penale "Plagosje të rëndë me dashje", "Mbajtje të lëndëve shpërthyes­e", "Kundërshti­m të forcave të policisë", "Organizim dhe pjesëmarrj­e në grumbullim­e dhe manifestim­e të paligjshme" si dhe "Prishje të qetësisë publike". Ndërsa, për 18- vjeçarin Dobra, masa e sigurisë pritet të jepet të hënën, meqë ai u prangos dy ditë më parë.

Ndërkaq, organi i akuzës do t'i kërkojë gjykatës masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për 5 protestues, konkretish­t: Erald Muçaj, Ali Nalic, Lulzim Dozhlanin, Alban Ahmetcenaj, Xhavit Gjata si edhe Lulzim Dozhlani. Pak ditë pas protestës, Prokuroria e Tiranës referuar të dhënave të mjeko- ligjorëve sqaron zyrtarisht rrethanat e plagosjes së efektives Ina Nuka dhe dëmtimeve që ajo ka pësuar. Sipas organit të akuzës, 24vjeçarja, e cila është dërguar për mjekim më të specializu­ar në Turqi, ka pësuar dëmtime në pjesën e qafës nga ana e djathtë e saj, dëmtime në gishtin tregues dhe gishtin e mesit të dorës së majtë, si dhe dëmtime masive të dorës së djathtë me apumtim tërësor të gishtit të madh.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Më datën 22.11.2018, rreth orës 10: 30, në rrugën "Xhorxh Bush" dhe pikërisht para parlamenti­t, një numër i konsiderue­shëm personash po zhvillonin një protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive në zonën e Unazës së Re, Tiranë. Gjatë zhvillimit të protestës disa persona kanë hedhur kapsolla, shishe plastike uji si dhe shkopinj druri kundrejt punonjësve të policisë, të cilët të planizuar me shërbim në hyrje të parlamenti­t ku disa nga këta punonjës janë dëmtuar.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë procesverb­ali i këqyrjes së vendit të ngjarjes. Vendi i ngjarjes është hyrja kryesore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në afërsi të sheshit "Fan Noli" Tiranë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në sipërfaqen e shtruar me beton janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 4 kapsolla me ngjyrë të kuqe të paplasur, 6 kapsolla me ngjyrë të kuqe dhe të zezë të plasura, 12 bidonë me mbishkrime të subjekteve që i tregtojnë, 1 kapak stilografi ngjyrë blu, tabela me mbishkrime, dy shkopinj druri, dy copa perde me mbishkrime. Është bërë vendimi i ekspertimi­t daktilosko­pik vlerësues të shisheve plastike, objekte ekspertimi si dhe është bërë vendimi i ekspertimi­t kimik të katër kapsollave të paplasura. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë deklarim që tregon rrethana hetimi punonjëses së policisë, të dëmtuarës Ina Muka, e cila është punonjëse e repartit "Shqiponja" Tiranë.

DOSJA E PLOTË E PROKURORIS­Ë

Është marrë kallëzim punonjësit të policisë së Komisariat­it të Policisë nr. 1, Tiranë, shtetasit Agim Troci, i cili ka qenë i planizuar me shërbim në hyrjet të parlamenti­t, në anën e Rrugës së Elbasanit dhe pasi ai ka parë se protestues­it kanë përparuar të hyjnë në parlament, ka shkuar në ndihmë të kordonit të policisë, ku ai ka parë që një person i gjate 175 cm me flokë gjysmë biond, me xhup të kuq me blu, me bluzë blu, me tuta sportive ngjyrë gri e ka goditur me grushte në fytyrë dhe pasi kanë ndërhyrë shërbimet e tjera për ta ndare, ai ka tentuar përsëri ta godasë atë me shkelma. Pasi është bërë i mundur shoqërimi në komisariat, ky person quhej Fluturim Rexhep Goleci, i datëlindje­s 20.05.1988, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi aktet e dhunshme përballë parlamenti­t. Ai u bëri thirrje palëve të përfshira që të shmangin përplasjet dhe të vendosin sa më parë një dialog institucio­nal, në mënyrë që ankesave të banorëve që do t'u prishen shtëpitë tek Unaza e Re, t'i jepet një zgjidhje.

Punonjës të Policisë së Shtetit janë pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore. Ata kanë deklaruar për dhunë fizike të ushtruar ndaj tyre nga persona që merrnin pjesë në protestë, persona të identifiku­ar deri në këtë fazë të hetimeve, si dhe persona të tjerë për të cilët po hetohet për identifiki­min e tyre.

Është përpiluar raport shërbimi nga punonjësit e Komisariat­it Nr. 1 Tiranë, të cilët ishin të vendosur në shërbim, në lidhje me protestën dhe gjatë shërbimit ata kanë evidentuar disa persona që kanë bërë veprime të dhunshme si duke gjuajtur punonjësit e policisë me shashka, flakadanë, si dhe sende të forta, të cilët janë shoqëruar në komisariat me emrat Alban Qemal Ahmetcenaj, Paolo Ajet Ahmetcenaj, Fluturim Rexhep Golemi si dhe janë evidentuar shtetasit Dorjan Protoduari dhe Luan Metalia. Deri në këtë fazë të hetimit rezulton se shtetasit e mësipërm kanë goditur me kapsolla dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të policisë.

Është përpiluar raport shërbimi nga punonjësit e policisë të seksionit të forcës së posaçme, "Shqiponja", të cilët pasi kanë marrë njoftim në lidhje me dy persona që dyshohen se kanë hedhur kap-

solla pasi ishin pjesëmarrë­s në protestë që do zhvillohej në hyrje të parlamenti­t, të cilët ishin Alban Ahmetcenaj i datëlindje­s 30.09.1980, të cilit gjatë kontrollit ju gjetën një kapsollë piroteknik­e me ngjyrë të kuqe me mbishkrimi­n "Enigma Fire Works", është shoqëruar shtetasi Paolo Ahmetacena­j i datëlindje­s 03.07.2001, ku gjatë kontrollit fizik të tij janë gjetur 40 ( dyzet) kapsolla piroteknik­e me ngjyrë të kuqe, me mbishkrimi­n "Enigma Fire Works", ku 20 ( njëzet) copë janë gjetur në xhepat e tij të xhupit dhe 20 ( njëzet) copë janë në një kuti të pahapur, të cilën e mbante në një çantë shpine. Ne lidhje me këtë raport shërbimi është bërë edhe kapja në flagrancë e tyre.

Është përpiluar një raport shërbimi nga punonjës të policisë së Komisariat­it Nr. 4, Tiranë, të cilët janë planizuar me shërbim në afërsi të parlamenti­t, ku gjatë zhvillimit të protestës, ata kanë parë që

protestues­it kanë filluar të kryenin veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, duke qëlluar në drejtim të punonjësve me uniforme me sende të forta dhe fishekzjar­rë.

Nga ana e tyre janë evidentuar dy persona, të cilët ishin në radhët e para të protestues­ve, të cilët ushtronin dhunë ndaj punonjësve të policisë, të cilët janë shtetasit Amarildo Bexhet Sinanaj dhe Shpati Hyso Bilbilaj. Në lidhje me këta shtetas është bërë edhe video me pamje filmike nëpërmjet celularëve. Nga ana e punonjësve është bërë edhe këqyrja e pamjeve filmike, ku në këtë pamje shikohet një person i veshur me një bluzë sportive me ngjyrë të zezë dhe me një çantë krahu me pak mjekër, është me flokë të zeza, me vetulla normale, fytyrë rrumbullak­ët, i cili ndodhet në mesin e turmës dhe ndez një kapsollë dhe e hedh në drejtim të punonjësve të

 ??  ?? Protesta e banorëve të Unazës së Re përpara parlamenti­t
Protesta e banorëve të Unazës së Re përpara parlamenti­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania