Gazeta Shqiptare

Ina Nuka: Ndjeva djegie në qafë. 18- vjeçari: S'doja të plagosja njeri

Protesta/ Daniel Dobra në polici: Ndeza 3 kapsolla, i hodha te llamarinat Dëshmia në prokurori/ Policja që humbi gishtin e madh: E largova kapsollën me dorë nga trupi

-

policisë. Gjithashtu, shikohet një femër e veshur me xhup të hollë me ngjyrë gri me flokë të verdha, të kapura sipër me një kasë e cila shikohet në fillim të turmës së protestues­ve dhe fillon të dhunojë punonjësit e policisë. Gjithashtu, shikohet një person në mesin e protestues­ve, i cili është i veshur me një xhup me ngjyrë të zezë sportive dhe mban në duar një pankartë. Ky shtetas është me flokë ngjyrë gështenjë, me mjekër, i parruar, i cili fillon të gjuajë në drejtim të punonjësve të policisë me pankartën që mbante në dorë si dhe me një dërrasë që e merr në tokë. Po në këtë pamje shikohet edhe një person tjetër, i cili ndez një kapsollë dhe e hedh në drejtim të punonjësve të policisë.

Është përpiluar një raport shërbimi nga punonjës të policisë së Komisariat­it Nr. 3 Tiranë, të cilët janë planizuar me shërbim në afërsi të Kuvendit, ku gjatë zhvillimit të protestës ata kanë parë që protestues­it kanë filluar të kryenin veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë duke qëlluar në drejtim të punonjësve me uniformë me sende të forta dhe fishekzjar­rë. Nga ana e tyre, janë evidentuar shtetasit Rruzhdi Dukagjin Daci, Fejzi Mino, Marsel Velillari Gezim Sadikaj. Në lidhje me këta shtetas është bërë edhe video me pamje filmike nëpërm- jet celularëve, ku më pas është bërë edhe këqyrja e pamjeve filmike, të cilat janë hedhur në DVD, ku ka rezultuar se në orën 01: 32 të datës 22.11.2018 kanë identifiku­ar shtetasit Gëzim Sadikaj, i cili është i vendosur në rreshtin e parë përballe parlamenti­t, duke ushtruar dhunë dhe konfrontoh­et me punonjësit e policisë dhe me drejtorin e Policisë Tirane, z. Kastriot Skënderaj si dhe vihet re se persona të paidentifi­kuar kanë hedhur kapsolla, tymuese si dhe sende të forta duke rrezikuar rëndë shëndetin e punonjësve të policisë.

Janë përpiluar disa raporte shërbimi nga punonjës të policisë së Komisariat­it Nr. 1, Tiranë, të cilët janë planizuar me shërbim në afërsi të parlamenti­t, ku gjatë zhvillimit të protestës ata kanë identifiku­ar shtetasit Sali Lusha, disa deputet të opozitës si Salianji, Boçi, Balliu, Gjyshaj dhe Vasili.

Është përpiluar një raport shërbimi nga Seksioni i Operacione­ve Speciale, të cilët kanë bërë foto dhe filmime në lidhje me protestues­it, ku ndër të tjera kanë konstatuar një shtetas të seksit mashkull, i moshës 35 vjeç, trup të shëndoshë, me flokë të rena, i gjate rreth 180 cm, i veshur me xhup të zi, i cili kundërshto­nte punonjësit e policisë si dhe ka hedhur sende të ndryshme si kapsolla tymuese etj., i cili pasi është shoqëruar, është

SHPALLJE ANKANDI

Autori i plagosjes me kapsollë të efektives së policisë Ina Nuka, në protestën para Kuvendit, ka dëshmuar përpara hetuesve. Daniel Dobra, 18 vjeç ka pranuar se ka qëlluar me kapsolle, por se nuk ka pasur për qëllim të qëllonte Policinë e Shtetit. Ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë te Kuvendi, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligj­shme. "Jam banor i ' Astirit', në një banesë private, e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë. Duke qenë se në derën e banesës sime është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe, u jam bashkuar të gjithë personave, të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës sime. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligj­shme gjatë protestës. Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinav­e që rrethojnë namazgjanë që po ndërtohet", mësohet të ketë thënë ai mes të tjerave.

Ndërkohë, po dje u zbardh edhe dëshmia oficeres 24vjeçare të policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së dhunshme përpara

identifiku­ar si shtetasi Dorjan Protoduari. Në orën 11: 12 kanë konstatuar një shtetas rreth moshës 20 vjeç, i gjatë rreth 180 cm, i veshur me xhup me ngjyrë të zezë, me kapuç, me bluze gri e errët, i cili bënte veprime dhune ndaj punonjësve të policisë. Në orën 11: 25 është konstatuar një person i moshës 50, vjeç i veshur me xhup të zi me kapuç, i cili bënte veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, i cili pasi është shoqëruar, është identifiku­ar si shtetasi Rruzhdi Daci. Rreth orës 11: 30 janë konstatuar dy shtetas, Alban Ahmetcenaj dhe Paolo Ahmetcenaj, të Kuvendit.

Mësohet se përpara prokurorëv­e, Nuka ka treguar atë se çfarë ndodhi, ku edhe dëmtoi rëndë gishtat e dorës së djathtë. Vajza është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të parlamenti­t, në rreshtin e dytë. 24- vjeçarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësis­ht një erë tymi. Dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë.

cilët qëllonin kordonin e policisë dhe hidhnin kapsolla dhe tymuese, ku njëri nga këta persona është i moshës 20 vjeç, i veshur me xhup të zi dhe me një çantë të zezë, me figura ngjyrë gri, ndërsa tjetri i moshës 30 vjeç, me mjekër, me xhup te zi.

Është përpiluar një raport shërbimi nga nd. specialist pranë seksionit të krimeve ndaj pronës, ku thuhet se shtetasi Ali Tahir Nalic, i datëlindje­s 03.09.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është parë duke kryer veprime të dhunshme duke tentuar të kalojë me forcë kordonin e punonjësve të policisë.

SHPALLJE ANKANDI

Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komuniteti­t Myslyman. Kujtojmë se ajo është dërguar në Stamboll për mjekim më të specializu­ar. "Ajo ka qenë me shërbim në hyrje të Kuvendit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës, ajo ka parë që protestues­it kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidonë plastikë e kapsolla dhe ndërkohë që po zhvillohej kjo situatë, në një moment ajo ka ndjerë një djegie në pjesën e qafës nga ana e djathtë e saj dhe njëkohësis­ht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur

Nga ana jonë është bërë këqyrja e pamjeve filmike të nxjerra nga interneti në lidhje me protestën e datës 22.11.2018, ku shikohen pamjet filmike të protestues­ve që godasin dhe hedhin kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë, ku më pas janë dëmtuar punonjësja e policisë, Ina Muka dhe Dhimitraq Ziu.

Është bërë këqyrja fizike dhe marrja e faktorëve plotësues të qitjes për shtetasit: Amarildo Sinanaj, Shpati Bilbilaj, Marsel Velillari, Lulzim Dozhllani, Erjona Dozhlani, Ali Nalic, Paolo Ahmetcenaj, Alban Ahmetcenaj, Dorjan Protodu-

SHPALLJE ANKANDI

Ina Nuka, efektivja që humbi gishtat e dorës nga shpërthimi i një kapsolle gjatë protestës para Kuvendit u nis pardje drejt Stambollit. Lajmin e ka dhënë kryeminist­ri Edi Rama në një postim në "Instagram", ku tha se ajo do t'i nënshtrohe­t operacioni­t.

dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. E dëmtuara ka deklaruar se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komuniteti­t Mysliman. Është bërë edhe këqyrja fizike e shtetases Ina Nuka, ku konstatohe­n dëmtime në pjesën e qafës nga ana e djathtë e saj, dëmtime në gishtin tregues dhe gishtin e mesit të dorës së majtë, si dhe dëmtime masive të dorës së djathtë me apumtim tërësor të gishtit të madh", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

ari, Rruzhdi Daci, Flurim Goleci, Ermir Goleci, Mariglen Braçaj, Adem Cara Bujar Gjata.

Është bërë vendimi i ekspertimi­t mjeko- ligjor për punonjësit e policisë, I. Nuka, K. Muçolli, A. Asllanaj, K. Bala, Q. Brahimi, F. Kopani, H. Polici, G. Sula, R. Murataj, E. Asllanaj, L. Osmani, M. Luli është bërë vendimi i ekspertimi­t kimik në lidhje kapsollat e gjetur në vendin e ngjarjes si dhe kapsollat sekuestrua­r shtetasve Alban dhe Paolo Ahmetcenaj. Është bërë vendimi i ekspertimi­t kimik për faktorë plotësues të qitjes.

 ??  ??
 ??  ?? Policja e plagosur, Ina Muka
Policja e plagosur, Ina Muka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania