Gazeta Shqiptare

Basha, Ramës: Tërhiqu nga Unaza e Re, hajdut i çmendur

Protesta sot para gjykatës, Vilsoni i vogël: Më liro babin nga burgu, kam ditëlindje­n "Bëji hesapet mirë kur u sul policinë banorëve"

- Valentina Madani

Banorët e zonës së "Astir it", të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe protestuan sërish dje në mbrojtje të banesave të tyre. Nën thirrjet "Nuk lëshojmë shtëpitë tona" dhe "Poshtë qeveria", banorët e zonës së "Astirit" kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste. Banorët e "Astirit" ftuan të gjithë qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen protestës së tyre sot në orën 11: 00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të jepet vendimi për protestues­it e arrestuar. Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg për 5 nga protestues­it e arrestuar. Banorët e Unazës së Re e quajtën gjenocid atë që Rama dhe qeveria e tij po bën ndaj tyre dhe e krahasuan me atë të diktatorit të zi, Adolf Hitler. Sipas protestues­ve, këtë që po u bën Rama atyre nuk e bënë as nazistët gjatë pushtimit. Banorët deklaruan se do t'i qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre. Mbrojtja e pronës dhe e shtëpisë nuk është çështje vetëm e të rriturve, por edhe e fëmijëve në zonën e "Astirit". Vilsoni i vogël, i përlotur i kërkoi kryeminist­rit Rama që të mos u prishë shtëpitë dhe t'i lirojnë babain që ka në burg, pasi nuk janë ata e keqja e vendit, por kriminelët. "Ai ka futur babin tim në burg, ai kryeminist­ri. Do doja që babi im të vinte në 28 nëntor, sepse unë kam ditëlindje­n", tha Vilsoni.

MBËSHTETJA

Në mbështetje të protestues­ve shkuan kreu i opozitës, Lulzim Basha; deputetë të PD dhe LSI. Kreu i PD- së akuzoi se kjo që po bën Rama është barbari ndaj qytetarëve. Z. Basha i bëri thirrje Ramës që të mos përdorë policinë kundër qytetarëve, ndërsa tha se dhuna në komisariat është e filmuar dhe secili do të mbajë përgjegjës­i. "Ajo që po ndodh është një barbari, një shkelje barbare e Kushtetutë­s, e ligjeve që mbrojnë banesat, e ligjeve që garantojnë transparen­cën. Dua t'i bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarë­ve, t'i

bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë kundër qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariat­e kundër banorëve është e regjistrua­r dhe secili do të mbajë përgjegjës­i. Po të kishim prokurori, do të kishte nisur hetimi. Rruga e vetme është ajo e përballjes popullore", theksoi z. Basha. Më herët nga selia e PD- së, lideri i opozitës paralajmër­oi dje me tone të ashpra kryeminist­rin Rama t'i japë fund projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Sipas Bashës, kryeminist­ri është i gatshëm të bëjë dëshmor me zor efektiven e

policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm. "Sot dua të të jap një mesazh të qartë e të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Asnjë centimetër nuk do të përparosh në këtë aferë. Çdo centimetër u kushton shqiptarëv­e 2 mijë euro. Të gjithë atje janë e do të jenë për të të penguar ty", u shpreh kreu i opozitës. Basha përsëriti sërish akuzën për menaxhimin e protestës nga ana e policisë. "Në qoftë se do të kishim një polici të trajnuar, në radhë të parë nuk duhet të kishte police, zonja, va- Do të të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë! Ti mezi po pret o i sëmurë. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t'i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!", u shpreh kryetari i PD- së.

jza të pambrojtur­a. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë dhe tani do t'i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!", theksoi z. Basha. Lideri i opozitës akuzoi kryeminist­rin se po përdor forcat e policisë për interesat e tij personale. "I përdor në propagandë­n e tij dhe pastaj do t'i bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!", u shpreh kreu i opozitës.

 ??  ?? Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe
Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania