Gazeta Shqiptare

Rama: Gjymtimi i Inës prej dhunës, mund të ishte dëshmorja e parë

Kryeminist­ri: Së shpejti, në parlament një ligj për forcat superspeci­ale "Burg për ata që hedhin kapsollat drejt policisë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama i kujtoi dje opozitës dhe protestues­ve të zonës së "Astirit" se do të përballen me ligjin për hedhjen e kapsollave kundrejt punonjësve të policisë. Deklarata u bë gjatë prezantimi­t të flotës së makinave të reja të Policisë së Shtetit, e cila është pajisur me 134 automjete dhe 30 motorë të rinj. Kreu i ekzekutivi­t dënoi dhunën ndaj efektives Ina Muka, duke kujtuar që nëse nuk do të kishte reaguar në momentin e duhur, sot do të ishte mes dëshmorëve të policisë. Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me profesiona­lizmin e polices Ina Nuka, që u qëllua me kapsollë në proteste duke pësuar dëmtime serioze në gishtat e dorës. Rama pohoi se efektivja 24- vjeçare mund të kishte humbur jetën dhe të bëhej dëshmore në protestën para Kuvendit, nëse nuk do të kishte reaguar shpejt. "Një efektive e Policisë së Shtetit mund të kishte humbur jetën 48 orë më parë. U tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës se humbi gishtat sepse nuk ishte e trajnuar për përdorimin e lendeve plasëse, që Kodi Penal e dënon si krim të rëndë. Ajo vajza dhe shumë të rinj të tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të Policisë së Shtetit. Ishte shpejtësia e reagimit të saj, që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në Akademinë e riçelur të Sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendës­ueshëm për Policinë e Shtetit", shprehet kryeminist­ri. Deklaratat në përgjigje të qëndrimeve të fundit të Bashës dhe eksponentë­ve të tjerë të PD- së në lidhje me profesiona­lizmin e pakët të polices Ina Nuka, kreu i qeverisë i bëri gjatë një aktiviteti­n në sheshin "Nënë Tereza" për shtimin e flotës së policisë me mbi 143 mjete të reja. Kryeminist­ri gjithashtu lajmëroi që së shpejti në parlament do të ketë një nismë të re për krijimin e njësisë speciale në mbrojtje të rendit dhe kundër të fortëve, ndërsa theksoi se po diskutohet edhe mundësia e krijimit të xhandarmër­isë. "Kemi nevojë për një reagim intensiv të "' Humbi gishtat, sepse nuk ishte e trajnuar', - u tha nga ata, të cilët kanë përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë për nxitjen e dhunës dhe për goditjen me lëndë plasëse, të cilën Kodi Penal e dënon si krim të rëndë. Ishte gatishmëri­a e reagimit që i shpëtoi asaj jetën, sepse sot do të kishim, - lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi! - një tjetër dëshmor dhe me sa di, e parën dëshmore vajzë e Policisë së Shtetit", tha z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri, Edi Rama
Kryeminist­ri, Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania