Gazeta Shqiptare

Veliaj ironizon opozitën: Pres fitore të sigurt, pa kapsolla

Paketë sociale për banorët e Unazës së Re

-

Erion

Veliaj nuk ka asnjë mëdyshje për vijimin e projektit të Unazës se Re, por as për mënyrën e mbështetje­s financiare të banorëve që preken nga projekti. Gjatë forumit rinor eurosocial­ist të Tiranës, Veliaj tha se për banorët do të ofrohet paketë sociale, bonus qiraje, shtëpi sociale ose kredi të buta. "Partia Socialiste është e vetmja që të gjitha këto ndërhyrje i bën me një paketë sociale dhe në rastin e Unazës së Re është shumë inkurajues­e që të gjithë banorët, banorët e vërtetë e jo mitingashë­t, jo ata që vijnë me autobusë tek lodrat, që vijnë me autobus e gjithë Bashkia Kamëz. Shtatë familjet e para do t'i falënderoj për besimin që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës. Gjysma e familjeve do të trajtohen nga ARRSH- ja me pagesën në dorë për çfarë vlen prona e tyre dhe gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës si këta shtatë të parët. Të hënën përgatitem­i të presim pjesën tjetër dhe t'u japim një ofertë ose qira, ose një shtëpi sociale. Unë besoj që kemi treguar që jemi e vetmja parti që jo vetëm e ndërton qytetin dhe shtetin, por ka sot paketën sociale më bujare ndonjëherë për kushtet e Shqipërisë, në historinë e Shqipërisë", u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte edhe një mesazh për opozitën, që sipas tij po përpiqet të pengojë zhvillimin e qytetit. "Shumica e popullit mund të jetë e heshtur, mund të mos jetë një minorancë e zhurmshme, por është aq i madh kori i njerëzve që duan që vendi të ecë përpara, që duan që vendi të zhvillohet. Ne mund të fitojmë pa asnjë kapsollë, Partia Socialiste mund të fitojë vetëm duke qenë një parti që punon, duke respektuar kundërshta­rin, duke u sjellë me etikë, duke i thënë komuniteti­t alternativ­a, duke i bashkuar dhe jo duke i përçarë njerëzit dhe forca më e madhe që është investuar në bashki, që është investuar në paqtim të popullsisë, që është investuar tek puna dhe rezultatet konkrete, është kjo ku jemi sot, familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë", tha z. Veliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania