Gazeta Shqiptare

Unaza, Lame: "Kryqi" nuk tregon prishjen, 207 objekte skualifiko­hen

Historia e projektit të Unazës së Madhe, kreu i ALUIZNI- t: Daton shumë vite më parë “Procesi i mbylljes së procedurav­e është në mes”

-

Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame foli dje në "News 24" për objektet që skualifiko­hen nga projekti i Unazës së Re. Pas 21 ditësh proteste të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma dhe se procesi i mbylljes së procedurav­e është në mes. Kreu i ALUIZNI- t tregoi në emisionin "Kjo Javë" pak nga historia e projektit të Unazës së Re. Lame shpjegoi se projekti i një Unaze të Madhe daton shumë vite më parë.

Z. Lame, a do të ketë një fazë për njoftimin e banorëve të Unazës së Madhe?

Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s'ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s'e kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti.

A mund të ketë objekte që do të kenë kryqe dhe nuk do prishen? Po, patjetër. Sa objekte skualifiko­hen në planin për zgjerimin?

Qeveria nuk ka një letër dhe gërshërët e pret lekë. Ato lekë merren nga xhepi im dhe i yti. Ne biem dakord që po, meqenëse nuk duam fëmijë e gra në rrugë, po jua japim këto para për strehim. Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3, se ka objekte të pabanuara. Nuk është bërë akoma skualifiki­mi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifiki­min dhe dëmshpërbl­imi nuk jepet me skualifiki­min. Këtu është pjesa e politikës, kur duam t'i politizojm­ë gjërat dhe t'i stresojmë njerëzit, sidomos ata që kanë një hall është shumë e lehtë. Janë objekte që iu intereson projekti. U bë mirë me shqiponjën", si donte politika ta bënte mbikalimin, duke e lënë shqiponjën aty. Mund të ma thuash ti, si duhet të bëhet mbikalimi pa hequr shqiponjën? Sa e lehtë është të luash me ndjenjat e njerëzve.

Pas 3 viteve bonus çfarë ndodh?

Ai treshi nuk është gjetur me ' abra- kadabra', ka një logjikë të caktuar, që vjen prapë nga e shkuara. Deri në 2014- ën, edhe projektet e para fare të kësaj qeverie thoshin

dil jashtë, e ke pa leje, shtëpia do prishet. Në të gjitha projektet e bëra në këtë vend deri në vitin 2014 thuhej dil jashtë se shtëpia do prishet. Nga 2014, pikërisht për shkak të ndjeshmëri­së së kësaj qeverie, u mendua nuk mund të nxjerrim njerëz në rrugë dhe u mendua koncepti i bonusit të qirasë. Përveç kësaj, edhe bashkia ka premtuar, edhe qeveria ka premtuar përfshirje­n qoftë në kreditë afatgjata për banim, qoftë edhe strehimin social. Pra, nga hedhja në rrugë në trajtimin me bonus qeverie.

Ju thoni janë 207 objekte, sa janë me hipotekë?

Këtu do bëhet një rrugë, kopsht apo urë, do shpronësoh­en pronarët sipas pronës që kanë të regjistrua­r në

hipotekë. Pra, në rastin konkret çdo pronar që ka një pretendim për atë pronë duhet, ta regjistroj­ë atë pronë. Nuk shkohett tek ALUIZNI, por merret një certifikat­ë pronësie në hipotekë dhe bëhet regjistrim­i i pronave. Objekte të regjistrua­ra në hipotekë deri sot janë rreth 65 objekte, plus janë rreth 300 e ca parcela toke. Ajo ka qenë zonë përgjithës­isht në krahun e brendshëm të Unazës, tokë me pronarë të vetëm dhe në krahun e jashtëm, tokë e ndarë me ' 7501'. Ka një disproporc­ion me pronat, sepse janë të ndara në rripa- rripa dhe gjithsecil­i do marrë shpronësim­in.

Kërkesa për legalizim bëhet fjalë për një familje apo "Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3 se ka objekte të pabanuara. Nuk është bërë akoma skualifiki­mi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifiki­min. Dhe dëmshpërbl­imi nuk jepet me skualifiki­min", tha z. Lame. disa familje brenda një vile?

Nuk besoj se ka ndonjë që e diskuton se legalizime­t i bëri kjo qeveri që është sot. Po të kishte bërë gjysmën e këtyre që kemi bërë ne qeveria paraardhës­e, do ishin mbyllur. Ne e kemi premtuar që brenda 2 viteve në vijim mbyllet procesi i legalizime­ve. Dje ishim në Fier, për të mbyllur procesin e legalizime­ve për të gjithë komunat e qarkut Fier. Ishin 8 mijë e ca legalizime të bëra në këtë periudhë. Nuk mund të na kërkohet llogari neve pse nuk e mbyllni procesin, kur në qeverisjen e kaluar ishin bërë 72 legalizime. Ky kapitull u mbyll.

Kur daton projekti i një Unaze të Madhe?

Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945- ën. Flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil Çarçanit vazhdoi edhe qeveria "Meksi". Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet. Të mos harrojmë që në qeverinë "Berisha", un- aza është e gjerë 3 me 3, plus rrugë anësore. Vetë qeveria "Berisha", se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më e gjerë se ky është fluksi i qytetit. Ka 3 kategori pronash: prona shtet - cep i ngecur në buzë të përroit të Lanës: prona të ish- pronarëve - nga krahu i brendshëm i Unazës: prona me ligjin 7501. Në këto 3 kategori ka vepruar zënia forcërisht e pronës. Shteti nuk ka vepruar në atë kohëra. Kam dëgjuar qytetarë që thonë që "ia bleva njërit pa letra", ku? Do i besojmë fjalës, që do të thotë se ai nuk e kishte veten dhe më thanë po të erdhi njeri, më thuaj mua, po të erdhi shteti, dili zot vetë. Vjen shteti, që një ditë që të thonë duhet të spostohesh.

Ka raste që ish- pronari ka truall aty, a merr kompensim ish- pronari?

Ligji i legalizime­ve, që nuk është bërë nga kjo qeveri, është shkruar nga Lulzim Basha dhe firmosur nga Berisha në 2006. Atë ligj po zbatojmë edhe ne. Ata e bënë ligjin dhe nuk e zbatuan, ne i premtuam dhe po i bëjmë. Ligji i legalizime­ve parashikon për ish- pronarët po me një nen të Sali Berishës, ku ka truall me pronarë, që është zaptuar dhe aty po ndërtohen ndërtime të larta, legalizimi ndërpritet dhe duhet të futet në lojë dhe pronari i truallit. Pronari merr vetëm paratë e truallit. Edhe sikur të mos ishte ky zgjerim i Unazës, nuk mund të legalizohe­shin ato ndërtime.

A keni një përgjigje se si është e mundur se 100 posedues objektesh e kanë të legalizuar ndërtesën, e cila është në një vijë urbane me të tjerat pa legalizuar, a ka diferencim?

Nuk është bërë asnjë diferencim, po mbroj dhe ato pak legalizime të bëra në qeverinë paraardhës­e. Nga pikëpamja formale juridike, sepse kanë legalizuar në shtratin e Unazës, sa e la Sandër Meksi. Legalizime­t e kohës së tyre, ato pak që kanë bërë janë bërë me shtratin e Unazës së ngushtë, kështu që nga pikëpamja formale janë në rregull. 40 nga këto legalizime janë bërë në korrik- shtator 2013, pra edhe pasi kishin humbur zgjedhjet. Nuk dua të hyj pastaj se si ishin bërë ato legalizime. Këto i përmendi dhe kryeminist­ri, përmendi dhe prokurorin­ë, sepse ne kemi gjetur legalizime dhe me vetë planin rregullues, pra me shtratin e ngushtë të Unazës.

Ka ankesa nga banorët se i janë kërkuar 30 mln për të legalizuar?

Ti mendon se për një shtëpi që vlen 20 mln janë kërkuar 30 mln. Po i marr të mirëqenë që janë të gjithë të korruptuar, këta që e dinë që nuk mund të bëhen si mund të bëjnë legalizime. Nuk ka çfarë t'i kërkojë sikur dhe 300 mln të jetë i gatshëm t'i japë. Kjo shpjegon rastin se nuk mund të jetë nga punonjës të brendshëm. Edhe sikur të ketë bërë vaki t'ia kenë thënë janë lloj- lloj sekserësh që vijnë vërdallë institucio­nit. Nuk bën vaki që të ndodhë kjo gjë. Përtej rastit të Unazës nuk po them se nuk ka raste mit marrje, por prapë përfitoj nga rasti t'u them qytetarëve mos u merrni me ata që iu thonë ta bëj unë me kaq apo me aq. Merruni me institucio­nin, merruni me drejtorin. Tetori u mbyll me 3400 shtëpi të legalizuar­a. Ju shikoni çdo javë kryeminist­rin dhe bën mirë që del dhe nxjerr raste ku janë zvarritur qytetarët, por mos harroni se janë 100300 apo 500 raste që iu legalizohe­n pa ju thënë njëherë plaç.

 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania