Gazeta Shqiptare

Propozimet e Ramës për BSH, Bode dhe gruaja e deputetit të LSI

Lista e qeverisë dhe Kuvendit për Bankën, nga Ridvan Bode dhe deputeti Mima, te pedagogia Luçi PD: Përdorim për diversione të brendshme

-

Kryeminist­ri Edi Rama propozon Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe bashkëshor­ten e deputetit të LSI- së, Vangjel Tavo. Mes tri emrave të propozuara nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish- ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë "Berisha", Ridvan Bode, i cili është tërhequr nga politika aktive pas përjashtim­it që i bëri kryetari i PD, Lulzim Basha nga listat e zgjedhjeve të 2017. Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI- së, Vangjel Tavo. Ajo ka qenë drejtoresh­ë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR- së; ndërsa Edlira Luçi është pedagoge e njohur, shefe e departamen­tit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë, Universite­ti i Tiranës. Kurse tri emrat e propozuara nga parlamenti mësohet se janë deputeti i PD, Florion Mima; dekani i Juridikut, Artan Hoxha dhe Arben Malaj, që propozohet për një mandat të dytë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nëse Florion Mima do të votohet nga parlamenti, atëherë do i hapë rrugë kreut të PAA, Agron Duka për të hyrë në parlament, pasi është emri i katërt në listën e PD- së në qarkun e Durrësit.

VOTIMI

Emrat pritet që të votohen nga Kuvendi, ndërsa opozita e ka bojkotuar prej sesionit të ri parlamenta­r. Mandati i anëtarëve të Këshillit të BSH është 7 vite. Këta emra u përzgjodhë­n nga një listë me 38 kandidatë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi dhe ushtrojnë këtë funksion me mandat 7- vjeçar me të drejtë rizgjedhje­je. Pavarësish­t përzgjedhj­es nga kryeminist­ri, kandidatur­at kalojnë për votim në parlament. Ndërkohë që opozita bojkoton parlamenti­n, pritet që ish- ministri demokrat të marrë vetëm votat nga PS. Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi ( aktualisht vakanca është për tre); tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, Banka e Shqipërisë ndodhet në ngërç, pasi Këshilli Mbikëqyrës nuk mund të marrë vendime, njësoj si Gjykata Kushtetues­e, apo Gjykata e Lartë. Në datë 21 nëntor dështoi për të dytën herë brenda 14 ditësh mbledhja normale e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vetëm 3 anëtarë, ndërsa 6 të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe duhet të zgjidhen nga Kuvendi.

REAGIMI

Për demokratët, propozimi i

Ridvan Bodes nga kryeminist­ri Edi Rama për Këshill Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë është rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD. I ftuar në "Ora News", deputeti Ervin Salianji tha dje se ky është rasti i dytë, pas propozimit të Majlinda Bregut në një funksion

qeveritar. Sipas tij, në të tilla raste PD i dhimbsen më shumë atë që përballen me arrogancën. "Qëndrimi im ka qenë i qartë prej kohësh në lidhje me çdo lloj funksionar­i të PD, që kush merr apo përfaqëson qytetarë të caktuar nuk mund t'i tradhtojë interesat e tyre. Nuk besoj dhe nuk Mes tri emrave të propozuara nga qeveria, Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi, vëmendje merr ai i ishministr­it të Financave në 8 vitet e qeverisë "Berisha", Ridvan Bode, por gjithashtu edhe emri i Suela Popës, e cila është gruaja e deputetit të LSIsë, Vangjel Tavo.

dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohjeje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria, pavarësish­t aftësive, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë. Është rasti i dytë, më parë ish- ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD dhe raste ku është e qartë që nuk mund t'i dhimbsen PD- së disa njerëz që propozohen nga qeveria sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitrarit­etin", u shpreh z. Salianji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania