Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj biznesmeni­t Agron Alushaj, policia: Eksplozivi u vendos brenda në makinë

Shoqërohen disa persona, ja dy pistat e hetimit

-

VLORË - Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës, ku pas një atentati me bombë me telekomand­ë mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Agron Alushaj, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Mësohet se blutë kanë marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarj­e, në momentin kur ndodhi shpërthimi. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, burime nga grupi hetimor bënë me dije se shpërthimi i së premtes në hyrje të qytetit bregdetar ka qenë i telekomand­uar dhe mendohet se 48- vjeçari Alushaj ishte nën vëzhgim nga per-

PISTAT E HETIMIT

Policia dhe Prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në dy pista për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje. E para ka të bëjë me aktiviteti­n e 48- vjeçarit në fushën e ndërtimit dhe atë të gurores, ndërsa e dyta lidhet me faktin se motra e tij, Loreta Tozaj ( Alushaj), ka mbajtur detyrën e drejtoresh­ës së Hipotekës së Vlorës.

sona të tjerë, të cilët i vendosen lëndën eksplozive në automjetin e tij tip "Benz" me targa AA703. Shënjestra e atentatit mbeti i dëmtuar në të dyja këmbët. Pasi mori ndihmën në spitalin rajonal të Vlorës, ai u transportu­a

në kryeqytet për një mjekim me të specializu­ar. Po të njëjtat burime pohuan se automjeti i Agron Alushajt shpërtheu në momentin kur po dilte nga një lavazh, pranë një pike karburanti. Sipas burimeve të më- sipërme, Alushaj ishte në hapat e parë për ngritjen e një pallati në qytetin bregdetar, ndërsa është pronar i një biznesi gurore në fshatin Drashovicë të Selenicës. Ndërkaq, policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në dy pista për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje. E para ka të bëjë me aktiviteti­n e 48- vjeçarit në fushën e ndërtimit dhe atë të gurores, ndërsa e dyta lidhet me faktin se motra e tij, Loreta Tozaj ( Alushaj), ka mbajtur detyrën e drejtoresh­ës së Hipotekës së Vlorës. Kjo e fundit ( Tozaj) u emërua drejtoresh­ë e Hipotekës në fund të vitit 2014 dhe u shkarkua në tetor të vitit 2018. Nga informacio­net që jep policia, biznesmeni 48- vjeçar nuk rezulton person me precedentë penalë, por mësohet se Agron Alushaj ka jetuar për disa vite në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, burimet në fjalë sqaruan se lënda shpërthyes­e dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit. Kjo bazuar dhe në dëmtimin që automjeti ka marrë. Biznesmeni Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ai rrezikon të dyja gjymtyrët.

 ??  ?? Biznesmeni i plagosur, Agron Alushaj
Biznesmeni i plagosur, Agron Alushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania