Gazeta Shqiptare

Djalin ia vrau policia greke, nëna: Mos qani! E prita boll, s'e deshi jetën

Familja Mulla hap dyert e mortit, presin kthimin e trupit të pajetë të 39- vjeçarit Vendorët i dhanë lajmin e kobshëm për humbjen e të birit, 76- vjeçarja shtang nga dëshpërimi

-

Ekzekutimi nga policia greke i 39- vjeçarit Altin Mulla në kufirin grekoshqip­tar ( zonën e Janinës), pas shkëmbimit të zjarrit me një grup trafikantë­sh të drogës, mes të cilëve ishte edhe viktima ka tronditur tejet familjarët e këtij të fundit, të cilët të premten kanë hapur dyert e mortit. Lajmi për humbjen e djalit, i cili kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit, ku kishte kryer dënimin prej 16.8 vitesh heqje lirie për një vrasje ka shokuar pjesëtarët e familjes Mulla nga fshati Fushë- Vërri e Delvinës. Ndërsa e prisnin të kthehej në shtëpi dhe të futej në rrjedhën normale të jetës, Mulla nuk ka hequr dorë nga aktiviteti kriminal, gjë që i kushtoi edhe jetën. Me zemrën e thërrmuar nga dhimbja për vdekjen e të birit, Merzi Mulla u ka kërkuar të afërmve dhe miqve të familjes që mos të qanin për djalin e saj. "Mos qani asnjëra! E prita boll, nuk e deshi jetën", është shprehur nëna e 39- vjeçarit.

NËNA E VIKTIMËS

Të premten, pas konfirmimi­t zyrtar se personi i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke në fshatin Visani të Pogonit në Janinë është Altin Mulla, banor i fshatit Fushë Vërri, Bashkia Delvinë, persona të autorizuar si kryeplaku i fshatit, administra­tori i Njësisë Administra­tive Vergo, inspektori i zonës dhe një bashkëfsha­tar nga lagja shkuan në shtëpinë e viktimës për të njoftuar familjen e tij. Në shtëpi ndodhej vetëm e ëma, 76 vjeç, e cila është habitur nga kjo vizitë e beftë. Kryeplaku i fshatit ishte ai që iu drejtua nënës duke i thënë: - "Tani ne na duhet të të themi se pse kemi ardhur këtu dhe në këtë orë. Jemi njoftuar se djali yt, Altini është vrarë në Greqi gjatë një shkëmbim zjarri me policinë greke". E moshuara ka shtangur nga Sipas burimeve policore, 39- vjeçari Altin Mulla ka qenë person me precedentë kriminalë. Më 13 mars të 2006- ës, Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 16 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Vrasje me dashje", ndërsa u arrestua më 30 tetor të 2015- ës. Mullai u lirua nga IEVP Peqin, ku vuante dënimin për plotësim afati, më datë 3 gusht të 2018- ës.

lajmi i kobshëm dhe nuk ka folur fare. Ajo ka hapur dyert e mortit, ndërsa banorë të zonës, por edhe miq e kush- ërinj të familjes Mulla kanë shkuar për ngushëllim. Merzia, nëna 76- vjeçare e Altinit dhe dy djemve të tjerë, që ësh- të e vetme në shtëpi iu ka thënë atyre që të mos derdhnin lot për djalin e saj. Mbrëmjen e së premtes mbër- Burime nga policia greke bënë me dije 39- vjeçari Altin Mulla, së bashku me 3 shqiptarë të tjerë po mundoheshi­n të kalonin nga kufiri 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg e 200 gr marijuanë. Krahas sekuestrim­it të lëndës narkotike, policia greke sekuestroi në vendngjarj­e edhe dy kallashnik­ovë.

ritën në shtëpi edhe dy djemtë e tjerë të familjes Mulla, njëri që banon në Kaparjel dhe tjetri në Tiranë. Ndërsa, xhax-

hai i viktimës dhe një tjetër i afërm i tyre kanë shkuar në morgun e Janinës, kanë parë trupin dhe kanë konfirmuar se personi i vrarë ishte Altin Mulla. Ende nuk ka asnjë informacio­n se kur do të sillet në banesën e tij në FushëVërri, trupi i pajetë i 39vjeçarit Altin Mulla.

 ??  ?? 39- vjeçari i vrarë, Altin Mulla
39- vjeçari i vrarë, Altin Mulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania