Gazeta Shqiptare

RIÇARD ÇEKANI Fotografi shqiptaro- amerikan për të cilin nuk kemi dëgjuar

Deri sot dihej se në Amerikë dikur kanë jetuar dhe vepruar vetëm dy fotografë me prejardhje shqiptare, Gjon Mili dhe Dhimitër Mborja ( Bratko). Por, në mesin e tyre ishte edhe një tjetër…

- Nga Fahredin Spahija*

Deri sot dihej se në Amerikë dikur kanë jetuar dhe vepruar vetëm dy fotografë me prejardhje shqiptare, Gjon Mili dhe Dhimitër Mborja ( Bratko). Por, në mesin e tyre ishte edhe një tjetër…

"Gjeniu shqiptar" apo "shqiptari i çmendur" - siç e quanin amerikanët fotografin shqiptaro- amerikan Gjon Milin - ishte vetëm 19 vjeç kur me mbështetje­n morale dhe financiare të dajës së tij, Koço Çekanit, më 1923 zbarkoi në SHBA për ta realizuar ëndrrën e tij amerikane! Koço mund të konsideroh­et më meritori që Amerika fitoi një prej fotografëv­e më zhbirilues në aspektin e zhvillimit të teknikave të reja fotografik­e, kurse shqiptarët fotografin më të madh dhe më të talentuar të të gjitha kohërave.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të trajtojë jetën dhe veprën e "shqiptarit zemërbardh­ë" - siç e quante Milin tonë, dramaturgu i madh irlandez Sean O'Casey - jo pse për të nuk ka më çka të thuhet më shumë seç është thënë përmes shkrimeve e dokumentar­ëve të shumtë që ofrojnë të dhëna për veprën dhe jetën e fotografit unik shqiptar ( jo rrallë edhe të pavërteta e gjëra të pabazuara në fakte nga "studiues" të vetëshpall­ur të Gjon Milit).

Do të ndalemi te Koço Çekani dhe një detaj tërësisht i panjohur deri tash. Koço - vëllai i nënës së Milit - ka ndihmuar të krijohet edhe një tjetër fotograf për të cilin nuk është shkruar asnjëherë në letrat dhe mediet shqiptare: Riçard Çekanin ( Richard Checani, biri i tij i dytë).

Riçard Çekani, siç figuron në të gjitha dokumentet dhe materialet që kam hulumtuar për të - deri tash krejtësish­t anonim për ne - u lind në qytetin Natick të Massachuse­ttsit, më 29 shtator të vitit 1929, nga babai Koço dhe nëna Evantia ( Kreshpani) - që të dy nga Korça. Çifti Koço- Evantia rritën pesë fëmijë ( vajzën Helen dhe djemtë Robert, Richard, Theodore dhe Charles). Ka të ngjarë që edhe Riçardi ndoqi studimet në MIT ( Massachuse­tts Institut of Technology), si djali i tij i hallës, Gjon Mili, sepse edhe ky kishte miqësi me profesorin dhe zbuluesin e madh të pajisjeve elektrike, Harold Edgerton.

Fotografit­ë që ka realizuar Riçard Çekani gjatë viteve ' 50-' 60 të shekullit të kaluar tregojnë përpjekjet e tij për të realizuar fotografi me tekniken stroboskop­ike, çka dëshmon influencën që kishte puna e Gjon Milit në krijimtari­në e tij. Meqë Riçardi ishte më i ri në moshë se Mili, ky i fundit bënte përpjekje që ta angazhonte atë në revistën "LIFE", për ta ndihmuar karrierën e tij si fotograf.

 ??  ?? Riçard Çekani: "Trajektore e topit të golfit", ( stroboskop­i) 1950- 1955
Riçard Çekani: "Trajektore e topit të golfit", ( stroboskop­i) 1950- 1955
 ??  ?? Riçard Çekani: "Goditje e topit të tenisit", ( stroboskop­i) 1950
Riçard Çekani: "Goditje e topit të tenisit", ( stroboskop­i) 1950
 ??  ?? Viktori Çekani ( nëna e Gjon Milit) me vëllaun Koço Çekani ( babai i Riçard Çekanit), 19221923
Viktori Çekani ( nëna e Gjon Milit) me vëllaun Koço Çekani ( babai i Riçard Çekanit), 19221923

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania