Gazeta Shqiptare

PARASHQEVI QIRIAZI: Trëndafil mes burrave, yll mëngjesi

- NGA DAVID HOSAFLOOK NGA PARASHQEVI QIRIAZI

Kongresi i Manastirit ( 14– 22 nën tor 1908) ishte ndër kuvendet më të rëndësishm­e në gjithë his torinë politike dhe kulturore të kombit shqiptar1. Çështja kryesore ishte njësimi përfundimt­ar i alfabetit shqip, i cili qe i domosdoshë­m për bashkimin e kombit. Kur flitet për këtë kongres, emri i Parashqevi Qiriazit duhet të nderohet po aq sa edhe burrat e Komitetit. Si përfaqësue­se e Shkollës së Vashave të Korçës, ajo ishte e vetmja delegate femër në Kongres. Ajo u zgjodh sekretarja e Komitetit, duke punuar gjithë ditën me të njëmbëdhje­tët. Në vitin 1909, Parashqevi­a shkroi “Himnin e alfabetit”, botoi një abetare me alfabetin e ri3 , si edhe themeloi shoqërinë kombëtare për gra, “Yll’ i Mëngjezit”. Më vonë, në Amerikë, ajo botoi një gazetë me të njëjtin emër ( 1917– 1920), e cila trajtonte tema patriotike, kulturore dhe arsimore për kontekstin shqiptar dhe amerikan. Në pothuaj çdo numër botohej abeceja shqip, që të përhapej dhe të kuptohej. Deri tani, është hamendësua­r se Parashqevi­a e ka kompozuar vetë Himnin e Alfabetit, ose se e ka huazuar nga një marsh francez. Por cila është origjina e vërtetë e kësaj muzike?

Midis viteve 1900– 1901, këngës iu shtuan ca strofa të reja, jo më për sportin, por për vitet e shkollës, për krenarinë e të qenët student në Kolegjin Yale, për miqësitë që krijoheshi­n në kolegj, si edhe për besnikërin­ë që një student duhet të tregojë “ndaj Zotit, atdheut dhe Yale- it”, teksa largoheshi­n e niseshin për të punuar në “botën e turbullt si deti”. Më 1904, Parashqevi Qiriazi, si edhe motra e saj e madhe Sevasti, u diplomua në një kolegj amerikan protestant për vajza në Stamboll Constantin­ople Women’s College ( Sevastia u diplomua më 1891). Duhet të hamendësoj­më se pedagogët amerikanë të këtij kolegji e kishin sjellë në Stamboll këngën e Kolegjit Yale për të frymëzuar studentet, dhe se Parashqevi Qiriazi duhet ta ketë dëgjuar e kënduar këngën. “Adelina”, studente ideale e Kolegjit Yale në folklorin e kolegjit. Kur erdhi koha që Parashqevi­së i duhej një muzikë e mirë për të frymëzuar shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ruajtur besën e dhënë në Kongresin e Manastirit, përballë trysnisë së krijuar nga xhonturqit, të cilët kundërshto­nin alfabetin e ri, ajo e shfrytëzoi melodinë që ende oshtinte në kokën e saj prej vitesh, duke qenë e sigurt se kjo muzikë mund të këndohej lehtë dhe se do të kujtohej për një kohë të gjatë, deri në ditët tona!

Për në Kongresin e Parë të Manastirit Komisioni pregatitor ftoi edhe motrën time Sevasti të përfaqëson­te shkollën shqipe të vajzavet në Korçë. Vjeshtën e motit 1908, për shkak të rrethanave­t politike të krijuara me shpalljen e regjimit konstituci­onal në Turqi, shkolla jonë u çel me një numër shumë më të madh studentesh se sa në vjetët e robërisë. Puna e shumë për të zmadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoresh­ën të largohet prandaj ajo ma delegoi mua të drejtën e mandatin për të perfaqësua­r shkollën e vajzavet të Korçes në këtë Kongres të Parë Kombëtar, sikundër u quajt atëhere prej shqiptarëv­et. Si dihet, inisiative­n e mori Kllubi i Manastirit “Bashkimi”,

i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vellai im Gjergj Qiriazi pati luajtur rolin kryesor. Qyteti i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoi përfaqësue­s, Mihal Gramenon, Gligor Cilkën, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua që isha nuk munda të udhëtoja vetëm, pra mora shoqen time Fillomenen A. Bonoti të më shoqëronte n’atë mision i […]. Nuk do të flas këtu mbi vështirësi­të …[ që] paten hasur im vella Gjerasim me motrën Sevasti, për të çelur shkollën shqipe të vajzavet e për ta mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të Sul- ltan Hamitit. Përpara shpalljes së Hyrietit shkollat shqipe nuk munden të vazhdojnë pa ndërprerje as për djemt e të krishterëv­e, dhe sa për djemt e mohamedanë­vet, atyre u qe ndaluar kategoresi­sht të mësonin shkrim e këndim në gjuhën amtare. Dhe vete me mësueset e shkollës kur delnim nga shkolla, Mitropolit­i grek porositi rrugaçët të na shanin “Masonka, Protestant­e, Papiste” me gjithë se nuk ishim asgjë tjetër veç se shqiptare patriote. Në një kohë të këtillë, pra, kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta politike për ato, dhe gratë muhamedane në rrugë s’mund të delnin pa ferexhe. Plotësish e pa mundur dhe e pa dëgjuar që një grua të delte sheshit në një kongres burrash. …

Im vëlla Gjergji qe këshilltar­i kryesor i Kllubit “Bashkimi” dhe inisiator kryesor i Kongresit, ai më keshilloi të mos ekspozohes­ha në Kongres e të mos dilnja në tribunë. Ai qe burrë i urtë dhe i mençur dhe me kulturën e tij të gjerë kish fituar simpatinë e miqve të Shqipërise edhe mund të them respektin e të huajve. Me gjithë këto pengesa mua prapë mu dha një rast i mirë të shërbenj në Komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit i cili qe edhe kryetar i tij. Nëna jone, Maria, ishte e pamundur, por unë ndihmoja zonjen e Gjergjit për të pritur e përcjellë … anëtarët e komisionit të cilët punonin me ditë të tëra të veçuar për të shikuar çeshtjen e alfabetit, por edhe dhashë dorë duke mbajtur shënime për Komisionin. Por puna ime gjatë Kongresit qe efemere [ d. m. th. “që nuk zgjat më shumë se një ditë”, D. H.]. Ajo që mbeti në formë konkrete dhe e dobishme prej dorës sime, punë e frymëzuar prej Kongresit të Parë të Manastirit, është botimi i abetares sime të hartuar sipas rregullave që vendosi Kongresi vetë. Kjo abetare, e para e llojit të saj, doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombëtar si një punë e vlefshme. “Bashkimi Kombetar” me 5 të Vjeshtësë Tretë 1909 shkruante: “Kjo libre e vogël me 32 faqe dhe me 18 fytyra eshte radhitur bukur e pas [?…] me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit”. Abetarja vërtet mbajti çmimin 20 para copa por e vërtete është se ajo u shpërnda gratis jo vetëm të [?…] por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të atëhershme. Që në Kongresin e Manastirit turqit edhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëv­et. Bënë çmos që të merret alfabeti arab edhe grek për të shkruar gjuhën shqipe. Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të Parë të Manastirit dhe për të penguar mbrothësin­ë e popullit shqiptar t’arsyer me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqve­t kundër abecesë aty për aty shkrova himnin e alfabetit kombëtar i cili u këndua në

 ??  ?? Parashqevi Qiriazi
Parashqevi Qiriazi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania