Gazeta Shqiptare

Të gjithë e pranojnë mosleximin, por jo përgjegjës­inë

- NGA BEN ANDONI

Ka një zgjidhje për t’u thënë të gjithë personazhe­ve që e pohojnë mos- leximin dhe tregojnë me gisht vetëm shtetin. Leximi varet nga individi. Shteti inkurajon me mekanizmat e veta ose thjesht e ndihmon me mbarëvajtj­en e mirë. Të gjithë i janë turrur shtetit, me të drejtë, pasi ky i fundit në rastin më të mirë i bën fushatat për lexim, si paradhoma për zgjedhjet. Rastet e javëve të fundit e provojnë këtë. Ndërkohë që shteti, bashkë me të gjithë aktorët që bërtasin për librin, mund ta kishin gjetur gjuhën deri më tani, të paktën ta zbrisnin TVSH- në nga masa 20% në një kuotë që të mos i vriste njerëzit e librit. Pasi njerëzit e librit bërtasin vetëm për uljen e TVSH- së. Në fakt, kjo nuk ndodh, kurse për çdo vit premtohet dhe pastaj gjithçka humbet.

Më për të ardhur keq është qarja për çdo vit në Panair të protagonis­tëve për vetë problemet e librit. Me asnjë mëdyshje, shkaqet sociale, ekonomike, politike janë të parat, por aman nuk veçohet dhe makutëria e shumicës së Shtëpive Botuese dhe politikave të tyre. Shumica nuk promovon autorë, por promovon projekte, sepse shumë nga librat sponsorizo­hen. Të thuash se botuesit janë të varfër, atëherë të vjen të qeshësh, sepse në të vërtetë shumë syresh janë realisht të pasur... dhe shumë cinikë. Dhe, më keq akoma, në kritikat permanente për shtetin, nuk kemi dëgjuar të bëjnë ndonjëherë Mea Culpa të pastër, sesi nuk dinë të bëjnë njëherë zgjedhje të drejta. Pse ankohen gjithnjë për njëri- tjetrin pas mbarimit të panairit dhe më shumë akoma: pse nuk prodhojnë vlera? Këtu ka heshtje...

Libri shqiptar ka një fat, që nuk e ka pasur në kohën e komunizmit, por që atëherë lexohej shumë e shumë më tepër. Tashmë tregu shqiptar është shumë i madh dhe përfshin një treg gati ballkanik. Kjo duhet t’i bëjë botuesit, njerëzit e librit dhe të gjithë aktorët e tjerë të mendojnë mekanizmat sesi libri të shkojë në të gjithë fashat e shoqërisë shqiptare.

Po shteti çfarë duhet të bëjë me këtë rast? Duhet ta mbyllë soditjen dhe të përfundojë Ligjin për Librin, duke ngritur Qendrën për Librin bashkë me strukturat e veta. Harru- am Ministrinë e Arsimit, por ky institucio­n me ato kurrikula dhe me atë liberalizi­m që u ka bërë teksteve dhe politikat e saj do të jetë gjithnjë difektoz dhe gabimet e mbartura do t’i vuajmë për shumë e shumë kohë.

Të gjithë, pra, njerëzit që merren me librin janë fajtorë për mos leximin, ndaj më e mira gjë që mund të thuhet në këto kohë është të heshtësh, të veprosh dhe të mos presësh. Duhet që vetë njerëzit e librit të tregojnë sesa mund ta ndryshojnë këtë frymë dhe të trandin atë shifrën e frikshme të 1 milion njerëzve që nuk lexojnë. Dhe, të mos kujtohen vetëm në Nëntorin e Panairit të Librit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania