Gazeta Shqiptare

Në fund të çdo mbrëmjeje tepron një pirg i madh kotësish, që i hyn në punë poezisë së Erwin Einzinger- it

1

- NGA DR. ARIAN LEKA

Nuk ka shumë për të thënë rreth poezive të mia. Unë shkruaj rrallë dhe çuditërish­t atë që shkruaj e bëj për kënaqësinë time…”. Kështu shprehej poeti austriak Erwin Einzinger, kur libri i tij i parë me titullin e çuditshëm Gjuhë qingji të paketuara në celofan ( Lammzungen in Cellophan verpackt) u vlerësua me çmimin letrar Georg Trakl.

Por a do të mjaftonte vetëm çmimi Georg Trakl dhe titulli i çuditshëm i librit për ta bërë lexuesin të kthejë vështrimin nga poezia ndryshe e Erwin Einwinger- it? Çfarë mund të priste lexuesi nga një poetikë si ajo, që braktis rëndësinë dhe seriozitet­in e zakonshëm për të sjellë pamje plot humor të befasishëm dhe ndriçimin e tehut të ironisë?

Të gjithë e vëmë re, po nuk na pëlqen ta themi. Në fund të çdo mbrëmjeje pas shpinës sonë mblidhet një pirg i madh kotësish. Janë mbetje nga ditët që çuam kot. Por nëse pyesim se çfarë mund të bëjmë me këtë lëndë të pavlerë që na ngeci në duar, i vetmi arsyetim që na vjen ndër mend është: të nxjerrim prej saj së paku ndonjë përfitim, ta riciklojmë kotësinë dhe të rehatohemi mbi të.

Erwin Einzinger sillet ndryshe. Shkruan poezi prej kësaj lënde. Listimi ka filluar që nga libri i tij parë. Pa poetizuar gjë. Pa thurje të imta dhe fjalë marramendë­se. Në listën e tij gjenden pamjet e përditshmë­risë së botës, ku nuk mungojnë njerëz, kafshë, pemë, objekte dhe diçka e padukshme që syri nuk ka mundur ta kapë pa ndihmën e një poeti vrojtues si Erwin Einwinger.

Por pamjet, aty çalon puna, nuk janë hiç të denja për poezinë që lëvdohet e që mësohet përmendësh në shkolla. Pamjet janë aq të rëndomta sa, pas leximit të këtyre poezive nuk na dhimbset më bota, por vetja jonë, që fillon të dallojë se njeriu mbi pirgun e kotësive nuk qenkësh kurrkush tjetër veç tij.

Vetëm një sintaksë kokëfortë, si ajo e gjermanish­tes ndoshta, duket se mund të vendosë pak rregull në gjithë atë deformim. Është shthurur natyra jonë, realiteti dhe bashkë me të edhe rendi njerëzor, apo mendja e një autori si Erwin Einzinger i bën më të afërta pamje sytë tanë nuk i rrokon dhe teknika nuk dëshiron të na i sjellë më pranë. Fundja pse duhet ta lejojmë poezinë të na e prishë iluzionin e jetës së mirë e të bagatë? Përse të mos i kthehemi asaj poezisë së bukur dhe me rima që parakalon si një modele përballë adhuruesve të virtinave, tabloidëve dhe sfilatave?

Një poezi si ajo që shkruan Erwin Einzinger kërkon shumë. Ajo ka harruar se jetojmë në shoqërinë e spektaklit. Ky poet zotëron lëndën poetike që del nga kaosi i jetëve tona. Ky listim i padobive tona, i mbur- rjeve, i mendjeleht­ësisë duket se na tremb. Edhe pamja e pazakonshm­e një poeti që mban shënim jetën tonë në përfaqësim­et e veta të ulëta na tremb. Ai inventariz­on ekzistencë­n në formën më të zbehtë.

Erwin Einzinger mban shënim. Ai shënon pa reshtur mbi copa letrash të rastit dhe në fletore, por unë nuk i kam dhënë ende përgjigje pyetjes se pse një lexues i vitit 1977 duhej të zgjidhte librin e Erwin Einzinger dhe pse duhet të vazhdojë ta lexojë edhe sot një poet si ai?

Le ta bëjmë mbi trupin tonë vete. Çfarë mund të shkuanim ne mbi temën “Muzika e ambulancës”? A ka diçka për të shprehur aty, sidomos kur ambulanca nuk ka muzikë, por një sirenë që të prish qetësinë dhe kur fjala kalbëzim, për shembull, nuk ndjell aspak mirë? Po fëmijëve tanë çfarë mund t’u sugjerojmë nëse u duhet të shkruajnë diçka rreth “Monologut të marmaladës” apo të jepnin një mendim se çfarë ndodh “Në morgun e qefujve”, apo të rendisnim se çfarë i ndodh botës në njëmbëdhje­të vite & dy muaj e gjysëm? Me çfarë do t’i mbushim radhët e fletores, por bisedat në kafene, në klasa dhe auditore, kur nuk kemi gjë për të shprehur për pamje si këto dhe pamjet e tjera të qyteteve, siç shfaqen në poezinë e Erwin Einzinger?

E shihni pra se poezia që shkruan Erwin Einzinger nuk është aspak e lehtë për t’u shkruar. Për t’u lexuar jo se jo. Ajo është po aq e vështirë sa edhe profesioni prej mësuesi dhe prej përkthyesi, të cilat ecin prej dekadash së bashku me këtë poet. Është pothuajse një antipoezi, pasi Erwin Einzinger nuk zgjedh enkas tema të veçanta dhe të çuditshme për poezitë e tij.

Ai madje ka shpërfillu­r atë me të cilën poezia është lëvdua prej motesh. Ka asgjesuar pothuajse krejt atë vetën e dashur intime: “unë”. Te poezia e tij syri i brendshëm struket. Ai sy funksionon për të tjerët jashtë tij. Sidomos kur ky tjetri është një “ai” dhe një “ajo” që mbante kokën mënjanë / që i ka thyer zemrën / që studion tërë nxitim oraret e udhëtimit të transporti­t publik / që merr në telefon shpërndarë­sin pakistanez të picave / dhe që pranon njëlloj si gëlasat e pulave & Hardrock- un nga mëngjesi në mbrëmje.

Nëse edhe për Erwin Einginger duhet gjetur një tipar, siç bëjmë për të gjithë, mund të them se ky tipar është vëzhgimi. I vrullshëm dhe imcak. Ky poet sillet pakashumë me shprehitë e gjuetarit. Ai nuk ia rrëmben dhe as ia vret jetës pamjet. Ai kap në çarkun e tij disa nga pamjet që vetë jeta nuk dëshiron t’i përdorë. Përse e bën këtë? Ndoshta i dhimbsen ato pamje dhe përpiqet t’i shpëtojë brenda një dorëshkrim­i. Ndoshta ka lindur me dhuntinë e riciklimit, prej nga nxjerr svrish lëndë të parë.

Po çfarë kam vërjtur tjetër në pamjet e përditshmë­risë, që m’i afron mu para syve kjo poezi? Mos ndoshta kjo përditshmë­ri e poezive të Erwin Einzinger konkurohet nga kronikat televizive, nga column dhe review të gazetave apo na fotografit­ë që bëjmë me instrument­et tona smart?

Gjithë sa kam ndeshur aty rri larg prej lajmeve të ditës. Duket sikur kjo poezi mbush zbraztinë e krijuar nga komunikime­t false, nga frazat boshe, nga ndodhitë e zhurmshme dhe nga fjalët që vrasin lart. Ndonëse u rri pranë “personazhe­ve” të tij, Erwin Einzinger nuk harron thuajse kurrë të ruajë largësinë, gjë që me sa duket ka bërë të mundur që ai të mos familiariz­ohet me ta sa t’i shohë me dhimbsuri, t’i falë apo t’i vijë ndot prej tyre.

Çfarë tjetër më ka shpëtuar pa u vënë re, mes detajeve të shumta të këtyre poezive me densitetin e një romani të mirë? Po ja se ku shfaqet edhe një koncert me muzikë dhome. Ka kohë që ka mbaruar, por ku zonjëzën, që ia ka këputur gjumit duhet ta prekin disa herë mbi sup, që të zgjohet apo të mos gërhijë.

Pastaj shfaqet një balerinë amatore që, në hutim e sipër, i bie me kokë një dollapi prej xhami. Pastaj shohim këpucë prodhuar prej letre dhe mbetjesh kartoni. Pastaj duket një vocërrak, teksa ecën me një karamele në gojë dhe që mban veshur çizmet e tij me goma të trasha me bateri. Ja edhe një krijesë dembele, femër, me çizmet ngjyrë vjollcë, e cila ndalet mu para syve tanë për të fotografua­r lulet e shkelura të një feste. E pastaj…?

Në poezinë e Erwin Einzinger- it ka vend edhe për tubat mbajtës në autobusë që janë ngrohur nga duart e nxehta të pasagjerëv­e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania