Gazeta Shqiptare

PA LEJEN E ZOTIT

-

Ishim Albania Bizantine. A jemi Albania Bizantine?! Ishim Albania Turka. A jemi Albania Turka?! Ishim e ishim, e ishim… A jemi e kush jemi e ku po shkojmë?!... Për t’i shëruar plagët, njeriut nuk i duhet më shumë se kaq. Kjo frikë vlen për të gjithë. Për të shpëtuar nga vetvetja, përpara prapë më doli: - Lumi. - Deti. - Oqeani. - Dhe prapë lufta. - Lakmia. - Vrasja. - Tradhtia. Për t’i harruar kufijtë e paqartë të tragjedive të përditshme, dhimbja e njerëzve e humb kuptimin. Në pasqyrën e fatit na del një zemër që hapet e mbyllet me çelës.

4. Pse lehin qentë? Kur nuk dijmë se çka të bëjmë. Kush jemi? Duhet të durojmë. Edhe atëherë kur nuk jemi kurrkund. Përse mos të bie nata. Ndoshta nuk është keq. Jeta është garë e një ëndrre të shkurtër. Nëse nuk kemi kohë dikush tjetër mund ta ruajë qetësinë. Në këtë botë të rrejshme gjithçka të bën për jetën. - A ta vrasim naivitetin? - Ndoshta nuk kemi të drejtë. - Po të dalim nga lëkura, ku do të shkojmë?... - e pyeta veten. Atdheu im torzo nuk mund të mendohet as si kohë e shkuar e as si kohë e tashme. Koha e tashme nuk është aspak më e mirë se koha e shkuar. Hap pas hapi prapë na vjen një luftë tjetër. Për historinë e pashkruar ajo luftë peshon më rëndë se malet e Bjeshkëve të Nemuna. Me nostalgji e pa nostalgji duke mos lënë asgjë pas vetes. Jo me njerëz, por afër tyre. Nuk shkohet më në luftë. Gjatë luftës unë e kam luajtur rolin e humbësit. Rolin e Don Kishotit. Dhe rolin e zjarrfikës­it në pension. Mendoj se rolin e Don Kishotit e kam luajtur si të ishte Don Kishoti shqiptar. Tani radhën e kanë artistët me zemër e pa zemër. Fund e krye me famë të rrejshme. Në fotografin­ë e parë i shohim krah për krah me armikun. Në fotografin­ë e dytë, për një cigare drogë, kërkojnë një minutë pushim. Në fotografin­ë e tretë, duke kaluar mbi Urën e Shenjtë, nga paturpësia e tyre thonë: - Ura po dridhet!...

5. Më lini pak vetëm. Tani na doli një patriotizë­m dinak. Për njerëzit qesharak. As të lindur, as të përgatitur për patriot sojli. Duke mbledhur para me thes, të gjithë vrapojnë pas famës së rrejshme. Takimet me ta nuk kanë kuptim. Në ato takime ka vetëm gënjeshtra që janë të turpshme, që na shiten shtrenjtë. Për vijën e hollë mes vetullave, me respekt për jetën, para zbritjes në Hënë, një këshilltar amerikan i oborrit tonë mbretëror, para dhjetë dite ka dhënë dorëheqje duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesëtar i tradhtisë historike që po e bëjnë patriotët shqiptarë. Nga kjo etnografi kush mund të na sigurojë qetësinë e fjalës besnike. Sot koha është një ditë me ngjarje të shpejta si magjia mashtruese me letrat e bixhozit. Në të gjitha kombinimet çudia është magji. Unë i jam mirënjohës edhe kur e kam larg. I kujt është ky varr? Zotëriu që nuk i bëhet vonë për asgjë më tha: Kjo tokë është e gjithkujt dhe e askujt. E vërteta vetëm pas vdekjes flet.

6. Gjatë viteve kur isha student në Beograd, nga pyetjet që nuk mora përgjigje, shtatë vjet në ditarin e rinisë nuk kam shkruar asnjë poezi. Ndërrimi i rrethit, ndërrimi i vendit më duket se për mua ishte me fat. Një ditë profesori im Rajku më tha: - Ferri, ju atje poshtë jeni kush jeni bashkë? Ju, shqiptarët me serbin lak rreth qafës. Serbi me ju shqiptarët lak rreth qafës. Ku ta di, ndoshta frymëmarrj­a bizantine po u mban gjallë. Unë profesorin tim e shikova dhe qesha. Ai sinqerisht vazhdoi rrëfimin: - Këtë histori nuk e di sa e kupton? Më mirë është të besosh! Njeriu duhet të jetë mbrojtës i fatit të vet. Tani po më vjen ta kuptoj shumë më qartë profesorin tim. Historia nuk shihet dhe nuk lexohet menjëherë. Më vjen keq që e humba përgjigjen. Shtatoren e heroit të panjohur vetëm ne shqiptarët ende nuk e kemi. Na duhet të presim. Emrin e atij heroi e kemi nëpër shekuj të humbur. Kjo vepër arti kërkon kohë. Në Rrafshin e Kosovës, gjatë luftës së fundit, hasmi i droguar provoi ta dhunojë edhe një vajzë të vrarë. Një virgjëresh­ë të vdekur. Vajzat e gjalla kishin ikur. Nuk kishin ku të kthehen. - Hyr! - Ku të hy? - Në varr! - tha një vajzë me shtatë plagë te pragu i shtëpisë. - Kush do të qajë për mua? - më pyeti! Fati i saj i zi i kishte dy kohë…

7. Për të ecur ku janë ligjet? E mandej këmbët… Hasmi është duke na shikuar. Çfarë vlere kemi. Për ne nuk ka as ligje as ndalesa. Prandaj po flasim për gjithçka. Mos harroni të përfshini në mesin e gjithçkaje emrat dhe eshtrat e të pagjeturve. A ka edhe secrete që nuk do t’i kemi të njohura kush ka guxim të pyet. Si ta kthejmë besimin? Si ta shpëtojmë fytyrën? “Po shkelim në gjak deri në gju dhe s’ka më lot”. Bekim Fehmiu e shprehu epikën: “Njeriu këndon pas luftës”.

8. Duke luajtur e duke u tallur me errësirën, neve shqiptarëv­e kurrë nuk na bëhet vonë. Vetëm ashtu mendojmë. Ndoshta kemi të drejtë. Asnjëherë nuk kemi qenë më të çmendur. Me një të gjallë e një të vdekur, kur u ndala ishte vonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania