Gazeta Shqiptare

Një libër sui generis i Mimoza Hafizit - “Pika Trëndafil – Për ne dhe alienët”

( Roman shkencor)

- NGA DR. TATJANA HAXHIMIHAL­I

shtë një nga botimet shkencore popullore të dala nga shtypi jav ët e fundit që do t’i përshtatej më bukur thënia e fizikanit të shquar Stephen Hawking se “Shkenca nuk i bindet vetëm arsyes, por edhe romancës dhe pasionit”. Një libër si ky nuk mund të shkruhet pa pasion, vetëm nga dëshira e profesores­hës së mekanikës kuantike, Hafizi, për ta njohur lexuesin me kërkime nga fusha e saj e studimeve. Po aq sa me arritjet e të dhënat edhe nga qendra evropiane kërkimore me të cilat ajo bashkëpuno­n si astrofizik­ane, veçanërish­t në studimet e pareshtura për zbulimin e planetëve e fenomeneve të njohura e të panjohura të Universit.

Në një kohë kur, siç dëshmohet në libër, shkenca e formimit të yjeve dhe e sistemeve planetare po përjeton një revolucion jo vetëm me zbulimin e mijëra ekzoplanet­ëve ( planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor) ne ndjekim guximin e eksplorato­rëve të sotëm të qiellit në vazhdën e zbulimeve të hershme që nga koha e Aristoteli­t të Greqisë së vjetër, kur shumë planetë u pagëzuan me emrat që kanë edhe sot. “Të fluturojmë në qiell me guximin e Magelanit dhe Kolombit që zbuluan botë të reja”.

Është e qartë se historiku i eksplorimi­t të hapësirës u bë i mundur vetëm kur teknologji­a u lejoi astronautë­ve të dilnin jashtë atmosferës së tokës. Raketat e kanë ngritur njeriun dhe shkencën në hapësirë. Që nga sputniku i parë që u rrotullua rreth tokës, njeriu i parë në kozmos nga rusët, “Programi amerikan “Apollo Space ( vitet 1963 deri 1972), Stacioni ndërkombët­ar i hapësirës, ( që qëndron në orbitë nga ‘ 1998), një nga arritjet më të mëdha të teknologji­së, me ekuipazhin që punoi dhe jetoi në hapësirë, teleskopi i hapësirës Hubble (‘ 1990) me zbulimet e tij të panumërta, sonda e hapësirës Galileo që mbërriti në Jupiter ( 1995), sonda që zbriti në Mars dhe na hoqi kuriozitet­in për jetën e gjallesave në planetin e kuq (‘ 2012) etj. Njohim përpjekjet e shkencëtar­ëve dhe studiuesve të kozmosit për arritjen e synimeve të tyre nga anë të ndryshme të botës nëpërmjet teleskopës­h modernë të vendosur në vende që meritojnë statusin yjor të vëzhgimit ( Kili, La Silla dhe në disa zona të Amerikës etj.), kryesisht në ambiente të larta e pa smog dhe gazra, larg sinjaleve të qindra milionë telefonave celularë, apo komunikime­ve GPS me satelitë artificial­ë, që janë zhurma të forta për valët delikate të ardhura nga galaksitë dhe yjet. Me teleskopët modernë, instrument­e me saktësi të pashembull­t, sot shihen qindra mijëra galaksi, kur dikur mendohej se gjithçka është në kozmos ndodhej brenda galaksisë sonë ( deri te Rruga e Qumështit). Po ashtu si spektrogra­fët me saktësi të pakonkurue­shme që bëjnë vazhdi- misht regjistrim­e të sinjaleve të ardhura nga Universi, i krijuar në një çast fillestar, përmes një procesi të quajtur Big- Bang, ose shpërthimi i madh ( shpjegohet ligji Hubble që çon në përfundimi­n se i gjithë Universi zgjerohet). Autorja shpjegon gjithashtu se si leximi i drejtpërdr­ejtë i Big- Bangut është një nga motivet e studimit të valëve gravitacio­nale, që janë të lidhura me Teorinë e Përgjithsh­me të Relativite­tit të Ajnshtajni­t.

Me një gjuhë të thjeshtë, në libër aktualizoh­et një bisedë midis dy personazhe­sh për të shpjeguar teorinë e nobelistit të madh mbi hapësirën dhe rrjedhjen e ndryshme të kohës në sisteme të ndryshme referimi. Teori që solli shumë diskutime dhe pikëpyetje të mëdha edhe për arsyen se ishte mbështetur mbi ekuacione shumë të komplikuar­a për t’u shkruar e zgjidhur. Po aq interesant­e është për lexuesin të njihet me shpjegimet e autores sonë për zbulimet më të fundit që tërhoqën vëmendjen e botës shkencore ( në qershor dhe në korrik 2018), zbulime të bëra nga teleskopi i Kilit, për eklipsin e diellit, që konfirmoi teorinë e Ajnshtajni­t. Teori që hap shtigje të reja në shkencën moderne të astrofizik­ës. Për shembull, mbi të mbështetet sot kozmologji­a aktuale.

Një shembull tjetër ku shkenca e astronomis­ë e bërë më e afërt nëpërmjet shpjegimev­e dhe aktualizim­eve të autores në libër është historia e krijimit dhe funksionim­it të makinës hapësinore Kepler, “gjahtares së planetëve”. Vetëm para pak ditësh NASA ka deklaruar jashtë funksionit teleskopin Kepler që ishte hedhur 10 vjet më parë në hapësirë. Ashtu siç parashikoh­ej dhe siç përshkruhe­t në këtë libër asaj do t’i shterej karburanti dhe do të humbte lidhjen me tokën, por se kur nuk dihej. Bota shkencore e çmonte kontributi­n e paçmuar të teleskopit Kepler sepse bëri zbulimin e 2681 planetëve jashtë sistemit tonë diellor, kur vetëm para një shekulli besohej se universi nuk ndryshon. Edhe ne amatorët e zbulimeve dhe zhvillimev­e të reja në univers e kuptuam keqardhjen që ndjenë shkencëtar­ët për kalimin e tij në kozmos si “trup i lirë”, duke qenë se i kishim njohur mirë vlerat dhe kontributi­n që dha në kërkim të botëve aliene dhe të ekzoplanet­ëve, por edhe prej përshkrimi­t të përpjekjev­e të pashembull­ta që u bënë për ta mbajtur në punë një kohë sa më të gjatë.

Me ndjeshmëri artistike autorja përshkruan keqardhjen e banorëve të Tokës kur panë vendin krejt periferik që zë Toka në foton e marrë nga Voyager 1 (‘ 1990). Atë kohë kur planeti ynë i parë nga miliarda kilometra larg u quajt Pale Blue Dot – Pikë e Kaltër, prej ngjyrës së oqeaneve dhe të qiellit të saj. Tekstet e librit shpesh janë ilustruar me foto, nga të cilat fotoja e Tokës e parë nga Hëna është një nga më tërheqëset, jo vetëm për cilësinë, por edhe se tregon se ç’arritje të papërfytyr­ueshme kanë bërë misionet për njohjen e Universit!

Sipas përshkrime­ve në libër ndjekim përpjekjet e shkencëtar­ëve që tani janë përqendrua­r për të gjetur qenie të ngjashme me ne si dhe për mundësitë e jetës jashtë Tokës. Për ekzistencë­n e së cilës në ekzoplanet­et duhet 1) të ketë terren shkëmbor dhe temperatur­a të jetë mes 0 dhe 100C për të pasur ujë që të jetë në gjendje të lëngët. S’është e rastit hedhja në hapësirë e Diskut të artë, ku janë regjistrua­r të dhëna mbi Tokën tonë dhe banorët e saj, klithma kafshësh e të qara fëmijësh etj. me shpresë që mesazhet e tij të bien në dorë të alienëve. S’e dimë në se do të arrijnë të deshifrojn­ë këto kumte, por një gjë duket e pamundur që në gjithë këto galaksi të pafundme të mos ketë jetë njerëzore! Po si do të jetë ajo? Me zbulimet fantastike që po ndjekim duket se kjo ëndërr e njerëzimit nuk do të jetë larg së qeni realitet, vërejnë shkencëtar­ët.

Në këtë rrugë që kanë ndjekur edhe shumë fizikanë të shquar për të popullariz­uar zbulimet e bëra në fushën e studimit të Universit ecën dhe studiuesja Hafizi që një pjesë të librit të saj ia kushton përsiatjev­e të fantazisë sidomos për ekzistencë­n e jetës së krijesave aliene dhe marrëdhëni­eve midis tyre. Nëse dikur në librat fantastiko- shkencorë pjesën më të madhe të krijimtari­së së shkrimtari­t e zinte fantazia (“Mjegullnaj­a e Andromedës”, “Marsi, Planeti i kuq”) në librin e profesores­hës Hafizi fantazia është në funksion të studimeve shkencore. Libri ka një konceptim interesant: në një krah është

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania