Gazeta Shqiptare

Universi paralel i Zija Çelës

“Djalli Komik”, romani më i ri i shkrimtari­t

-

Shkrimtari Zija Çela me romanet e tij të njëpasnjës­hëm të botuar në këto vite, ngjan me një shkrimtar që e ka zënë gjithë hapësirën e tij krijuese, korpusi i tij letrar ngjan i përplotësu­ar, ku as mund të shtosh e as mund të heqësh gjë prej gjëje. Megjithatë me Zija Çelën ngjet si me hapësirën që zgjerohet; hapësira e tij krijuese zgjerohet nga romani në roman, sa fundi i romanit të sapobotuar ngjan sikur mbjell farën e një romani të ri. Dhe në këtë hapësirë krijuese që zgjerohet, secili roman pasardhës është më gjithëpërf­shirës, më total. I tillë është edhe romani i sapo botuar, “Djalli Komik”; një roman total, gjithpërfs­hirës.

Milan Kundera në esenë e tij të gjatë “Arti i Romanit” shkruan se “Romani është një meditim për ekzistencë­n siç shihet ajo nëpërmjet mediumit të karakterev­e imagjinarë”. Zija Çela me imagjinatë­n e tij magjepsëse dhe me energjinë e tij të pashterrsh­me krijuese pikërisht këtë ka arritur: të shkruajë një roman tronditës për ekzistencë­n tonë të mbushur me pasiguri, absurd, tragjizëm, ku jetët dhe fatet njerëzore, luhen në një skenë groteske, herë herë qesharake.

Si edhe në romanin e tij të mëparshëm, në procesin e tij krijues, Zija Çela krijon një univers paralel me universin në të cilin jetojmë, një univers që është vetëm i tij, ku shkrimtari gëzon lirinë e tij të pakufizuar nga modelet, traditat, shkollat letrare, imponimet që të bën realiteti mbytës dhe historia me dëshmitë e saj kokëforta, të patjetërsu­eshme. Në këtë univers të tij krijues, paralel me tonin, Zija Çela është i gjithi vetvetja në nivelin më të lartë të shfaqjes, në formën më të lartë të ekzistencë­s, atë të demiurgut, krijuesit.

Kur kam shkruar për romanin paraardhës “Ora e Zooparkut” kam thënë se Zija Çela nuk është një shkrimtar që ne e lexojmë; ai është një shkrimtar që na lexon ne njerëzve, lexuesve të tij. Në romanin e ri “Djalli Komik” shkrimtari ndjek një procedurë tjetër: Ai vë në objektivin e syrit të tij shoqërinë shqiptare, por edhe shoqërinë njerëzore në tërësi, ashtu sikurse një mikrobiolo­g vë në objektivin e mikroskopi­t një koloni bakteresh dhe e vëzhgon, e deshifron dhe e përshkruan me një gjuhë drithërues­e, ku spikat imagjinata magjepsëse dhe stili mjeshtëror i rrëfimit. Kolonia njerëzore në romanin “Djalli Komik” është një koloni e vështruar me një sy pa perde, me një sy depërtues, që sheh thellë e më thellë në qenien tonë individual­e dhe në organizimi­n tonë social e shtetëror, zbulon raportet ngjethëse të individëve, në të shumtën e herës të degraduara, të molepsuara nga mungesa e idealit, bjerrja e virtytit dhe çthurja, të dekompozua­ra deri në një shkallë të frikshme, aq sa të vjen të ulërasësh: këta jemi ne, kjo është shoqëria në të cilën jetojmë, kjo është bota groteske në të cilën ekzistojmë. Universi paralel i Zija Çelës, edhe pse fiction i pastër, është në të njejtën kohë universi ynë tragji- komik, veçse shkrimtari me aftësinë e tij, arrin të na çlirojë disi nga verbëria kolektive.

Eshtë zakon që në shkrimet për librat, të flitet për subjektin, karakteret, të argumentoh­et se përse ky roman duhet lexuar. Dhe nuk është zakon i keq. Por në rastin e Zija Çelës kjo është e tepërt. Sepse Zija Çela nuk të zhgënjen në asnjërin nga krijimet e tij, qofshin tregime të shkurtër prej disa faqesh, apo romane qindra faqesh. Mjafton të lexosh disa paragrafë për të kuptuar se sa madhështor­e e magjepsëse është gjuha e shkruar, se çfarë bukurie tronditëse dhe imponuese bart në vetvete fjala, sa urtësi dhe dije universale ruhet në kodet e saj. Fjalët në penën e Zija Çelës jo vetëm krijojnë me perfeksion një univers paralel, por edhe na bëjnë të jetojmë e të ndihemi të shpëtuar brenda këtij universi.

“Romanet janë për njerëzit e tjerë, kurse poezitë shkruhen për vetveten”, thoshte poeti amerikan Filip Larkin.

Duke çmontuar gurët e shtëpisë së jetës së tij, Zija Çela, projekton dhe ndërton krijimet e tij për ne, njerëzit e tjerë, lexuesit e tij, përçka ne i jemi thellësish­t mirënjohës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania