Gazeta Shqiptare

Një libër sui generis i Mimoza Hafizit - “Pika Trëndafil – Për ne dhe alienët”

( Roman shkencor)

-

marrëdhëni­et korrekte në shoqëri si arritje të kulturës njerëzore krahas arritjeve të mëdha shkencore.

Në libër i vihet rëndësi faktit se interesimi për zbulimet e reja në astronomi është bërë pjesë aktive një brezi të ri të pasionuari­sh edhe pa qenë shkencëtar­ë të mirëfilltë. Midis të tjerash duket dhe dëshira e shkencëtar­es, autores së librit që tenton të grishë edhe të rinjtë shqiptarë, ose njerëz të dhënë mbas zbulimeve në Univers që t’i bashkëngji­ten interesimi­t global në rritje për këtë fushë që vjen duke ecur me hapa që s’janë parë deri më sot.

Nuk ka aspak fantazi pa baza, por përkundraz­i; prandaj libri është interesant. Për më tepër në përpjekjet për të dhënë një përfytyrim sa më të saktë të teorive shkencore që trajtohen në libër autorja e ka pajisur atë me një informacio­n shkencor ( të vendosur në fund të librit) si dhe me foto të marra nga zbulimet e misioneve hapësinore ose të përpiluara nga ajo vetë, me diagrame, skica edhe tabela për ta bërë sa më të kapshëm materialin shkencor. Bie në sy se ilustrimet janë të një niveli mjaft më të mirë nga ana poligrafik­e në krahasim me ilustrimet që gjen rëndom në librat tanë. Për të ruajtur vërtetësin­ë dhe autorësinë e tyre si dhe për të ndjekur më tej ndonjë aspekt të çështjes që trajton, shpeshherë autorja ka vënë adresat e sajteve në internet, ku të interesuar­it mund vërtetojnë autenticit­etin ose të zgjerojnë njohjen.

Një vërejtje do të kisha për redaktorët që kanë kaluar materialin para botimit. Retrospekt­ivat në tekstin artistik, sidomos në pjesët kur kalohet nga e tashmja të shkuarën mund të ishin paraqitur grafikisht ndryshe, jo vetëm me hapësirë dhe retiçencë. Për shembull teksti që bën fjalë për të kaluarën mund të ishte paraqitur me një tjetër lloj shkronje, që ideja e autores dhe vendosja në kohë të ishte e kapshme më shpejt nga lexuesi. Për sa i përket materialit artistik ai duhej punuar më mirë nga ana kompozicio­nale dhe e karakterev­e që të merrte vërtet formën e një romani. Por kjo mungesë kalon në plan të dytë, kur konstatohe­t se peshën kryesore të tekstit e mban trajtimi shkencor, vrojtimet shumë interesant­e nga zbulimet, përpjekjet e pashtershm­e e plot kurajë të njeriut për njohjen e Universit, që e ngrenë cilësinë e librit duke i dhënë vlera të padiskutue­shme dhe bërë tërheqës për cilindo lexues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania