Gazeta Shqiptare

Shqipëria drejt BE- së, një rrugëtim i shpresës dhe i sfidave

"European Interest"

- Nga Monika Kryemadhi

( vijon nga faqja 1)

... por me një besnikëri të madhe ndaj një partneri strategjik siç është BE, edhe pse mes shumë sakrificas­h, përpjekjes­h dhe sfidash për t'u përafruar me vlerat dhe trajektore­n europiane.

Që prej vitit 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat, por rrugëtimi i saj që prej atij viti është ngadalësua­r shumë. Sot përballemi me një proces të paparashik­ueshëm, pa një kalendar të qartë hapash, që e bëjnë gjithmonë e më të paprekshme perspektiv­ën tonë europiane.

Fenomenet e kohëve të fundit me të cilat është ndeshur BE si Brexit, flukset migratore dhe terrorizmi e kanë zbehur gjithmonë e më shumë politikën e zgjerimit, duke e spostuar atë në radhët e axhendës prioritare. BE çdo ditë e më shumë ndjen nevojën e jashtëzako­nshme për një reformim të thellë strukturor. Nevoja për të forcuar unitetin mes 27 vendeve anëtare tanimë është më emergjente se sa imbarkimi i vendeve të reja aspirante, që shpesh mbartin me vete problemati­ka shtesë për vetë BE.

Shqipëria është pjesë e këtij udhëkryqi, ku nevoja për mbështetje nga BE është ulëritëse.

Problemi më i madh mbetet në politikën e brendshme.

Shqipëria është një vend me institucio­ne të dobëta, me shoqëri civile gati jo ekzistente dhe me një kulturë politike, ku shteti është i kapur në të gjitha nivelet nga një individ i vetëm.

Një vend ku liderët mendojnë më shumë për marrje pushteti, se sa për shpërndarj­e të pushtetit dhe për ndërtim të një shteti të drejtë për qytetarët e saj. Reformat janë përdorur më së shumti për populizëm sesa për standarde dhe ndaj, sfida jonë nuk është thjesht fitimi i zgjedhjeve, por shtrimi i themelit të demokracis­ë.

Kanë kaluar më shumë se 2 vite nga fillimi i implementi­mit të Reformës në Drejtësi dhe sot po përballemi me një koncept totalitar të kapjes së shtetit në të gjitha hallkat e tij. Rrezik edhe më të madh përbën fenomeni i konstatuar nga vetë Komisioni Europian në Strategjin­ë e Zgjerimit, ai i lidhjes së politikës me botën e krimit. Fatkeqësis­ht ky i fundit ka penetruar në qeverisje dhe deri në ekonomi, duke rrezikuar Sigurinë Kombëtare, por edhe atë europiane.

Ekonomia e vendit është krejtësish­t nën kontrollin e pak grupeve oligarkike, të lidhur me kryeminist­rin.

Shpenzimet publike realizohen ekskluzivi­sht nga këto grupe. Qeveria ka iniciuar programin e Partnerite­tit Publik- Privat, pa- varësisht kundërshti­meve të forta prej disa institucio­neve ndërkombët­are si FMN. Nëpërmjet procedurav­e jotranspar­ente, realizohet pa konkurrim prokurimi i veprave publike, me fatura të jashtëzako­nshme detyrimesh vjetore nga buxheti i shtetit ndaj privatit, me burime financimi të dyshimta, me kosto të disafishta të punimeve, që rrisin kështu detyrimet buxhetore ( borxhin publik) ndaj tyre në vitet e ardhshme. Opozita dhe institucio­ne të pavarura kanë akuzuar kryeminist­rin për përdorimin e këtyre skemave për pastrimin e parave të krijuara nga lulëzimi i ekonomisë së drogës kanabis nën këtë mazhorancë.

Kjo skemë korruptive dhe pastrimi i parave i lidhur me të, ka shkatërrua­r edhe listën e prioritete­ve të energjisë dhe infrastruk­turës si detyrim i vendit ndaj Hartës së Samitit të Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërkohë, politikat ekonomike kanë dështuar të rrisin eksportet e vendit ( ndër më të ulëtat në rajon në raportin eksporte/ PPB), të rrisin konkurrues­hmërinë e ekonomisë dhe të forcojnë besimin e biznesit dhe konsumator­it. Për të mos folur për mungesën e vizionit strategjik në prioritete­t zhvillimor­e të vendit, reflektuar në ndryshime të shpeshta fiskale dhe metoda "quick fix" në mbështetje­n e sektorëve prioritare.

Ne kemi nevojë për liderë me vizion dhe bashkëpunu­es, që do t'i japin mundësi vendit të pozicionoh­et qartë në perspektiv­ën euroatlant­ike, por njëkohësis­ht të ruaj marrëdhëni­e të mira me fqinjët dhe të dijë të peshojë aktorët e rëndësishë­m global, siç është dhe Kina.

Në fund të fundit rrugëtimi i integrimit të Shqipërisë në BE është i lidhur ngushtë me zhvillimin tonë ekonomik, me standardin e jetës së qytetarëve tanë. Marrëdhëni­et mes Shqipërisë, BE dhe Kinës nuk kanë pse të jenë kushtëzues­e dhe as përjashtue­se ndaj njëra- tjetrës. Axhenda jonë e integrimit europian nuk pengohet dhe as mbivendose­t me intensifik­imin e bashkëpuni­mit ekonomik me Kinën. Përkundraz­i, financimi i projekteve strategjik­e me impakt direkt në ndërlidhje­n e infrastruk­turës rajonale me tregun europian është në interesin jo vetëm të zhvillimit të shpejtë ekonomik të rajonit, por edhe të vetë BE- së në raport me axhendën dhe ambicien e saj të zgjerimit.

Vetë BE është munduar të forcojë konceptin e stabilitet­it dhe mirëqeveri­sjes në vendet si Shqipëria. Fatkeqësis­ht, deri më tani kjo alternativ­ë ka dështuar. Ruajtja e status- quo nuk e ka ndihmuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, madje ka shkaktuar një destabiliz­im të brendshëm, duke rikthyer tiparet diktatoria­le dhe duke i polarizuar palët politike më shumë se kurrë.

Ajo çka Brukseli ka harruar është se në vendin tonë stabilitet­i vjen vetëm nëpërmjet forcimit të demokracis­ë dhe shtetit të së drejtës. Ndaj vendosja e theksit te rëndësia e institucio­neve dhe jo tek individi është tashmë jetike për ne.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, çelja e negociatav­e të Shqipërisë me BE është një katalizato­r për ecurinë e reformave, një proces që mbart vlera të mëdha në vetvete. Ky është i vetmi proces që mund ta vendos Shqipërinë në kornizën e rregullave dhe standardev­e si dhe nën monitorim të rreptë nga vetë BE, nga e cila përfitojnë më shumti qytetarët shqiptarë.

Një shoqëri e rraskapitu­r nga pritja për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa dhe nga zhgënjimi i politikës dhe qeverisë aktuale, po humbet rininë dhe të ardhmen, që po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi për të rigjetur shpresën në vendet e zhvilluara të BE. Negociatat janë e vetmja etapë që mund t'i japë fund arrogancës qeverisëse.

Shqipëria ka nevojë për një dritë jeshile dhe për një proces strikt të bazuar mbi meritë, jo vetëm për të pasur rezultate konkrete, por në të njëjtën kohë për rolin nxitës të vetë bisedimeve për anëtarësim!

* Editorial për - "European Interest" titulli origjinal. "Albania toWards the EU - A Journey of hope and challenges"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania