Gazeta Shqiptare

Pse Rama dhe Basha janë "të ashpër" me ndërkombët­arët

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... duket se janë në një "ishull", ku e gjithë linja e komunikimi­t diplomatik, përmes notave, urdhëresav­e, këshillave dhe sugjerimet është periferike. Paçka ngarkesës që mundohemi t'i japim ne, diplomatët e huaj janë pa ndonjë peshë të madhe sa i përket ndikimit të rregullimi­t të marrëdhëni­eve të Shqipërisë me vendet e tyre respektive. Përveç vendeve fqinje dhe ndoshta pak vendeve të tjera, që kanë interesa të ngushta me vendin tonë, të paktën, nga reagimi i zyrtarëve të lartë ( eprorëve të tyre) ose kumteve të tyre kupton, që puna e diplomaciv­e të tyre në Tiranë është pothuaj e pavërejtsh­me. Pa e hedhur poshtë punën dhe kontributi­n e tyre, një njeri i thjeshtë kupton se mbivlerësi­mi i shqiptarëv­e për këto institucio­ne është pak si shumë qesharak. Që do të thotë se shqiptarët për çdo hall mendojnë se vetëm ambasada amerikane mund ta zgjidhë dhe pak të tjerat, por në fakt e vërteta është e thjeshtë. Ne jemi një vend periferik dhe në skaj të gjërave, pa ndonjë rëndësi të madhe në skakierën ndërkombët­are.

Ambasadat e huaja janë të lokalizuar­a në vende të tjera përfaqësim­i për të siguruar imunitet diplomatik dhe për të përfaqësua­r interesat e vendit të tyre, si edhe për të siguruar lidhjen me qeverinë e vendit të tyre për probleme të ndryshme dhe qytetarët e tyre. Kjo është arsyeja, që kur priten trazira në vend, ambasadat para se t'u bëjnë sugjerime zyrtarëve të vendit pritës, u drejtohen në mënyrë shumë rigoroze qytetarëve të tyre për të pasur kujdes. Më shumë akoma, çdo ambasadë në një farë mënyre është pronë e kombit që përfaqëson. E vetmja gjë e shenjtë që lidhet me të është se çdokush atje nuk mund të preket nga autoritete­t, pasi vendi ku ajo është e akredituar nuk mund të cenohet. Irani e provoi kundër SHBA- ve, apo kur përfaqësia kanadeze ishte larguar duke merituar urrejtjen e gjithë publikut. Por, regjimi komunist nuk guxoi të urdhëronte që të futeshin në ambasadën italiane, kur u strehua familja Popa, ashtu si Hitleri as nuk e provoi prekjen e ambasadave të huaja, duke u mjaftuar me çmendurinë e tij fatale.

Më idenë tonë: Neutralite­ti, ambiguitet­i i deklaratav­e të ambasadorë­ve, inkurajimi i personazhe­ve të përfolur e ka treguar më së miri këtë ide. Veçse kur pushteti i Berishës kaloi çdo parametër normal, ai mori mesazhe të qarta nga am- basadat e vendeve aleate të kishte kujdes, ashtu si shpesh e më shumë indirekt këto mesazhe po i drejtohen direkt zotit Rama. I vetmi që nuk e ka provuar deri tani, në këtë nivel, por që me siguri do ta provojë mund të jetë z. Basha.

Janë përpjekje të pafundme për investime në vend që janë penguar dhe pengohen nga politikanë­t apo sugjerime të ambasadave për biznese që nuk janë marrë parasysh ose janë marrë ato që s'kanë qenë aq shumë rentabël, saqë e ka ulur realisht vlerën e diplomacis­ë së huaj në vendin tonë. Ku që prej 100 viteve, diplomati i huaj, qoftë dhe më i parëndësis­hmi shikohet si guvernator i Shqipërisë.

Kjo e ka bërë kryeminist­rin Rama dhe më së fundmi edhe Lulzim Bashën që të jenë të neveritur dhe të egër me të huajt. Tek e fundit kanë kuptuar se mënyra sesi i kanë përdorur të huajt dhe reagimi i këtyre të fundit, kur s'janë bërë lojë e tyre, është e hidhur. Në këtë botë të gjithë përdoren, por veçse përdorimi i diplomatëv­e ka kosto shumë të lartë. E para, sepse duhet të kthesh ndere dhe e dyta, sepse duhet të mbash premtime. Për të dyja, zyrtarët shqiptarë kanë treguar se nuk janë aq të ndershëm. Kjo të vjen ndërmend, kur për 100 vjet me radhë sillemi me një mentalitet sikur jemi ende koloni dhe jo shtet sovran dhe i pavarur. ( Homo Albanicus)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania