Gazeta Shqiptare

"Rebelohet" në gjyq Daniel Dobraj: Policia më goditi me grushte e shqelma

Gjykata lë në burg pa afat 18- vjeçarin. Avokati: Prokuroria nuk ka prova "Më shkelën me këmbë dhe më thyen dy gishtat e dorës së djathtë, që e kam të fashuar"

-

Daniel Drobaj, i cili akuzohet për pla gosjen me kapsollë të polices Ina Nuka gjatë protestës që zhvilluan banorët e zonës së "Astirit" para Kuvendit ka dalë dje në gjyq për masën e sigurisë. Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria ka kërkuar "Arrest me burg" ndaj tij. Seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, ku 18- vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. Danel Dobraj ka deklaruar se është dhunuar dhe se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e efektives së forcave "Shqiponja" në dorë. Të pranishëm në seancë ishin edhe deputetë të PD- së dhe të LSIsë, ndërkohë që gjykatësi Besnik Hoxha kërkoi zhvillimin e masës së sigurisë pa praninë e medias. Pas paraqitjes së provave materiale nga prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani, trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 18- vjeçarit për akuzat "Plagosje të rëndë me dashje", "Mbajtje të lëndëve shpërthyes­e", "Kundërshti­m të forcave të policisë", "Organizim dhe pjesëmarrj­e në grumbullim­e dhe manifestim­e të paligjshme" si dhe "Prishje të qetësisë publike". GJYQI

Para se të niste seanca ( në pritje të trupit gjykues), Daniel Dobraj ka shpërthyer me akuza ndaj policisë. Ai është shprehur se është dhunuar barbarisht dhe se dy gishtat e dorës së djathtë ( e kishte të fashuar) nuk i lëviz dot. "Policia më ka goditur me grushte e shkelma. Më ka shtypur me këmbë gishtat e dorës së djathtë në shenjë hakmarrjej­e për policen, të cilën nuk isha unë që e gjuajta me kapsollë", është shprehur 18- vjeçari, i cili u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes ( më 23 nëntor), një ditë pas protestës që u zhvillua para parlamenti­t. Ai ka qenë në një linjë me dëshminë e dhënë para bluve pas vënies në pranga. Dobraj ka mohuar kategoriki­sht se ka qenë ai që hodhi kap- sollën që plagosi rëndë efektiven e forcave "Shqiponja", Ina Nuka. Pavarësish­t mohimit të akuzës, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e organit të akuzës për lënien në qeli të Dobrajt. Ndërkaq, avokati mbrojtës Alfred Duka ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientit të tij. Ai është shprehur se prokuroria nuk ka prova dhe se 18- Para se të niste seanca ( në pritje të trupit gjykues), Daniel Dobraj ka shpërthyer me akuza ndaj policisë. Ai është shprehur se është dhunuar barbarisht dhe se dy gishtat e dorës së djathtë ( e kishte të fashuar) nuk i lëviz dot. "Policia më ka goditur me grushte e shkelma. Më ka shtypur me këmbë gishtat e dorës së djathtë në shenjë hakmarrjej­e për policen, të cilën nuk isha unë që e gjuajta me kapsollë", është shprehur 18- vjeçari, i cili u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes ( më 23 nëntor),

vjeçari është dhunuar nga policia, duke u qëlluar me grushte gjatë momentit që u transportu­a në komisariat.

Pas arrestimit, Daniel Dobraj ka deklaruar para bluve se kishte marrë pjesë në protestë, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligj­shme. Mësohet se, "Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinav­e që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë, duke e konsiderua­r veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19: 30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin, jemi nisur për t'u dorëzuar në Komisariat­in e Policisë nr. 3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë, më kanë vënë pistoletën në kokë duke m'u prezantuar si punonjës policie, pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë", thuhej në dëshminë e tij në polici.

 ??  ?? Daniel Dobraj në sallën e gjyqit
Daniel Dobraj në sallën e gjyqit
 ??  ?? Protesta e banorëve te zona e Unazës së Re
Protesta e banorëve te zona e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania