Gazeta Shqiptare

U nxorën jashtë sallës së gjyqit, Noka: Veprim cubash për të fshehur barbarinë e bandës së Ramës

-

TIRANË - Ndërsa në Gjykatën e Tiranës vijonte gjyqi për 18- vjeçarin Daniel Drobaj, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza vendosën që ta zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura. Sipas informacio­neve që përcolli selia e PD- së, thuhet se gjyqtari i nxori me forcë deputetët. "Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim të tillë. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë që i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar, me dyshimin se në komisariat i kanë thyer gishtat me gjakftohtë­si, si shenje hakmarrjej­e", thuhet në reagimin e PD- së. Ndërkohë, deputetja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në "Facebook" shkruan se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale. "Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale "Rama". Danjeli që protestont­e për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ia falë Edi Ramës dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!", shkruan Mehmetaj. Ndërkaq, deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur jashtë gjykatës pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 18vjeçarin. Ai e quajti veprim cubash të shtetit që po jep shpirt. "Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor. Është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici. Veprimi i cubave të shtetit që po jep shpirt. E gjitha për të fshehur dhunën dhe barbarinë që banda e Edi Ramës, e veshur me uniformë ka ush- truar ndaj këtij djaloshi. Prandaj u bë me dyer të mbyllura. Prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin Edi Rama nuk mund ta fshehin. Kjo është fytyra e këtij shteti", deklaroi Noka. I pyetur nëse do vazhdojnë të mbështesin qytetarët e Unazës së Re, Noka tha se s'do e lejojnë kryeminist­rin që të nxjerrë banorët nga shtëpitë. "Opozita është e unifikuar për të mbështetur deri në fund banorët e Unazës, janë qytetarë të Tiranës dhe meritojnë gjithë respektin dhe të kenë shtëpinë e tyre. Ata që kërkojnë t'i nxjerrin si qen qytetarët, ne do t'i ndalojmë. Ne jemi që çdokush të kompensohe­t deri në një. Mundi i tyre nuk mund të shkelet me këmbë as nga Edi Rama e as nga dylberët rreth tij", tha deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania