Gazeta Shqiptare

Unaza e Re, ZRPP: Preken 424 pasuri, do të ndihmojmë çdo banor

-

një kohë kur ban orët e "Astirit" protestojn­ë në shenjë proteste për shembjen e banesave të tyre, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ka ngritur një grup pune prej 11 juristësh e hartografë­sh për trajtimin e praktikave dhe kërkesave e të prekurve nga projekti. Ky fakt u bë i ditur nga kryeregjis­truesi Valdrin Pjetri në një deklaratë për mediat. Ai sqaroi se është verifikuar gjurma e këtij projekti, e cila prek 4 zona kadastrale dhe 424 pasuri. "Nga projekti preken dy zona rurale: Zona Kadastrale 3866 ( Yzberish) dhe Zona Kadastrale 2679 ( Mëzez) si dhe dy zona qyteti: Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi ' Shqiponja' deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regji- strimit të Pasurive të Paluajtshm­e Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punës ka identifiku­ar rreth 424 pasuri që prek projekti. Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Vendore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Tiranë, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë. Tashmë ne kemi hapur një sportel të

PETRIT VASILI

"Ndërkohë këtë nuk do doja ta quaja Enveri i Ri, ky është një bastard i ri i diktaturës, ndodhet atje me fadromë në dorë, për të shkatërrua­r ato shtëpi dhe për të fituar 40 milionë. Dhe në fund të këtyre, ky farë u ka blatuar, ky autoritar i ri, ky hajdut i ri, u ka çuar këta njerëz, që ty vënë kryqin e kuq të radhës", tha z. Vasili. dedikuar vetëm për banorët e Unazës së Re, të cilët do të marrin shërbim brenda ditës. Grupi i punës i ngritur në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Tiranë do të punojë edhe me orare të zgjatura me qëllimin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti", deklaroi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania