Gazeta Shqiptare

Rama: Serbia dhe BE, sjellje dyfytyrësi­e ndaj shqiptarëv­e

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan mbledhjen e përbashkët në Pejë Haradinaj: Asnjë metër i Kosovës nuk merret më

-

Kryeminist­ri i Sh qipërisë, Edi Rama, ka ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Europian për sjelljen e tij ndaj shqiptarëv­e, ndërsa e ka konsiderua­r të drejtë taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe, duke e quajtur atë si një përgjigje politike ndaj veprimeve të Serbisë. Ai i bëri këto komente gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt në Pejë dhe ku u nënshkruan një sërë marrëveshj­esh të rëndësishm­e që do të ndikojnë te qytetarët shqiptarë andej e këtej kufirit. Sipas kryeminist­rit Rama, vendimi i Kosovës për të taksuar 100% mallrat serbe është normale në kushtet e sjelljes me dy fytyra që Serbia bën ndaj Kosovës, ku nga njëri krah bisedon për të çuar përpara bashkëpuni­min dhe në krahun tjetër lobon që atë të mos e njohin si shtet i pavarur. "Një vendim irracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionali­teti, si ato që përvijon vijimisht qasja e dyfytyrësi­së e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik, gabon. Jo, tarifa 100% është reagim politik. Reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshm­e të një sjelljeje suprematis­te të Serbisë ndaj Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në 2 të natës, me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e paqtimit dhe të bashkëpuni­mit rajonal. ' What the fuck!'", - do thuhej në gjuhën e Parlamenti­t Europian", tha kryeminist­ri Rama. Duke i marrë në konsiderat­ë edhe reagimet që mund të vijnë nga Serbia apo Bashkimi Europian, kryeminist­ri Rama u tregua i ashpër edhe me Brukselin. "Natyrisht, e di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd, apo kudo qoftë tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëv­e si një domosdoshm­ëri në rrugën e Bashkimit Europian dhe Bashkimi Europian duhet t'i japë fund qasjes së dyfytyrë. Një fytyrë për Shqipërinë, një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, do hapim negociatat nesër. Kosovës i thotë do liberalizo­hemi sot, do liberalizo­hemi nesër dhe ndërkohë ajo që ndodh, është që Serbia vazhdon hapë kapituj dhe po ia del duke përdorur tri fytyra, ndërkohë ne kemi një fytyrë. Rama e konsideroi në të mirë të shqiptarëv­e edhe idenë e Presidenti­t Thaçi për korrigjimi­n e kufijve, ndonëse kryeminist­ri Haradinaj vazh- don të mbajë të njëjtën linjë kundërshti­e. "Hashim Thaçi është President i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është një gomar, këtë di të them unë. Kjo çështje duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik dhe na takon të gjithëve të ulemi e të shohim të ardhmen", u Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në 2 të natës, me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova ishte e pranishme me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e paqtimit dhe të bashkëpuni­mit rajonal. ' What the fuck!'", - do thuhej në gjuhën e Parlamenti­t Europian". shpreh Rama. Por, ndryshe nga ai kryeminist­ri kosovar, Haradinaj u shpreh i prerë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë. "Asnjë metër e Kosovës nuk merret më, as te Ramushi, Rama apo Thaçi. 17 shkurti nuk preket më. E kemi marrë prej vullnetit të lirë. Kur të jetë gati Serbia të na njohë, mirë se të vijë; po s'na njohu, ne nuk mërzitemi", tha Haradinaj.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu kosovar Ramush Haradinaj, dje në Pejë
Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu kosovar Ramush Haradinaj, dje në Pejë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania