Gazeta Shqiptare

Taksa mbi ndërtimin ka rritur me 100 euro m2 të apartament­eve

Shoqata e Ndërtuesve u shpreh se taksa e infrastruk­turës ka rritur kostot e ndërtimit Bizneset kërkuan bërjen 0 të taksës mbi dividentin

-

Ndërtuesit ankohen se taksa e infrastruk turë ka rritur kostot e ndërtimit dhe për rrjedhojë edhe çmimet e apartament­eve. Të ftuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të paraqitur vlerësimet e tyre lidhur me projektbux­hetin e vitit 2019, përfaqësue­s të Shoqatës së Ndërtuesve kanë ngritur si shqetësim se taksa e infrastruk­turës ka sjellë një rritje prej afro 100 euro për metër katror për të gjitha apartament­et e reja që ndërtohen në Tiranë. Vlerë kjo që sipas tyre shkarkohet direkt te blerësit, pra qytetarët. "Taksa e infrastruk­turës që i paguhet bashkisë është 8 për qind mbi çmimin e shitjes. Ky ndikim është i barabartë me një rritje prej 20 për qind mbi çmimin e kostos. Pra, në rast se sot ndërtohet në Tiranë me 400 euro për metër katror, shtohen edhe 100 euro që shtohen direkt dhe që do t'i paguajë konsumator­i, pasi ndërtuesi nuk ka tjetër ku t'i shkarkojë", tha Luigj Aleksi nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë. Gjithashtu, ai ngriti edhe si problemati­kë 3 për qindëshin që duhet të paguajnë ndërtuesit për strehim social. "Problemi i dytë është 3 për qindëshi i strehimit social, i cili është i barabartë me 20 për qind e fitimit neto që ka një shoqëri ndërtimi nga ndërtimi një godine për shitje. Ndërtuesit i bëhet diskrimin, sepse është i vetmi sektor që ngarkohet me këtë taksë", shtoi Aleksi. Ndërkohë që edhe përfaqësue­sit e bizneseve të fushave të tjera ndonëse vlerësuan disa risi që sjell buxheti dhe paketa fiskale 2019 në disa drejtime, ngritën një sërë shqetësime­sh dhe bënë disa propozime që sipas tyre do rrisin edhe më tej konkuruesh­mërinë e bizneseve shqiptare me ato të rajonit. Përfaqësue­sja e Dhomës Italiane të Tregtisë kundërshto­i

detyrimin me ligj të bizneseve për të vendosur kamera sigurie. Sipas saj, kjo është një taksë e fshehtë me të cilën qeveria ka ngarkuar me pa të drejtë biznesin. "Kanë lindur një sërë ligjesh, që edhe pse nuk shprehen në formën e një takse formale, por përfaqësoj­në një taksë të fshehtë për ndërmarrje­t. Për shem-

bull, taksa për sigurinë publike. Ky ligj është miratuar në 2016, është një taksë, sepse përfshin të gjitha bizneset që kanë një xhiro mbi 10 mln lekë me detyrimin që ata të vendosin në ambientet e biznesit telekamera dhe të kenë një siguri private", tha përfaqësue­sja e Dhomës së Italiane të Tregtisë. Dhoma Ameri- "Problemi i dytë është 3 përqindësh­i i strehimit social, i cili është i barabartë me 20 për qind e fitimit neto që ka një shoqëri ndërtimi nga ndërtimi një godine për shitje. Ndërtuesit i bëhet diskrimini­m sepse është i vetmi sektor që ngarkohet me këtë taks", shtoi Aleksi.

kane e Tregtisë përshëndet­i vendimin e uljes së taksës së dividentit nga 15 në 8, por kërkoi që ajo të shkojë edhe më tej për ta zeruar atë. "Ulja e taksës dividentit është pozitive, por ne duhet të jemi konkurrent me rajonin dhe nëse ne do shkojmë në 8 për qind, Kosova është me 0. Kështu që ne duhet të heqim sa më shumë pengesa për investimet që duhet të bëhen në Shqipëri", tha Mark Crawford nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Gjithashtu Dhoma Amerikane nuk ishte dakord as me nismën e qeverisë për të taksuar aksionet e kompanive të huaja në Shqipëri që tregtohen në bursa, për këtë kërkoi që të hynte në diskutime me Ministrinë e Financave. "Nuk mbahet tatimet në burim për faturat për shërbimet që kryhen jashtë territorit të një shteti", tha Alketa Uruçi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

 ??  ?? Luigj Aleksi
Luigj Aleksi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania