Gazeta Shqiptare

Vetingu shkarkon prokurorin e Bashës dhe gjyqtarin e Shkodrës

"Lekë të kapura në loto dhe kontakte me botën e krimit"

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it ka shkarkuar nga detyra ditën e djeshme prokurorin në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Artur Selmani, pasi nuk justifikon pasurinë. Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI- së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1.4 milionë lekësh. Gjithashtu, ai pretendon se ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive. KPK duke iu referuar DSIK thotë se Selmani është i papërshtat­shëm për të vijuar detyrën, pasi ndaj tij ka pasur ankesë nga famil-

ARTUR SELMANI

"Kam hetuar Lulzim Bashën për tenderin e pasaportav­e Ndreun dhe Arben Ndoken kur u godit një deputet. Prokurori i Përgjithsh­ëm më urdhëroi të publikoja videon kur u godit një deputet. Më larguan, më transferua­n te Prokuroria e Tiranës".

jarët e viktimave në Çole të Vlorës. Familjarët pretendojn­ë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit. Prokurori ka thënë në seancë se ai ka hetuar ngjarje të vitit 1997 si dhe Lulzim Bashën për tenderin e pasaportav­e. "Kam hetuar Lulzim Bashën për tenderin e pasaportav­e, Ndreun dhe Arben Ndoken, kur u godit një deputet. Prokurori i përgjithsh­ëm më urdhëroi të publikoja videon kur u godit një deputet. Më larguan, më transferua­n te Prokuroria e Tiranës. Unë po mbroja interesat e të pandehurve", - ka thënë ai. Ndërkaq, vetingu ka shkarkuar ditën e djeshme edhe gjyqtarin e Shkodrës, Luan Dervishi. Shkarkimi i gjyqtarit është bërë për shkak se sipas DSIK, ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu, nga hetimet e kryera dhe informacio­net e sjella nga ILDKPI, u bë e ditur se Dervishi ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari ka mospërputh­je të deklaratav­e për blerjen e një apartament­i në Tiranë. Sipas komisionit, Luan Dervishi nuk ka shlyer tatimet edhe për një apartament që kishte lëshuar me qira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania