Gazeta Shqiptare

Kisha e shek. XII, trashëgimi­a shqiptare në kalanë e Tivarit

Objekti i mesjetës kthehet në identitet

- Dom Nikë Ukgjini

Konservimi dhe restaurimi i çdo objekti të mesjetës apo të antikiteti­t na rikthen në kujtesë, kohën e lavdishme të popullit tonë dhe atë të trishtimit që ndodhën pas, nga pushtuesit më pikant të njëpasnjës­hëm, si: bizantinët, sllavët e tjerë e nga shek. XV, osmanet të cilët këta të fundit ndërprenë çdo fije të zhvillimit të vrullshëm në çdo drejtim të jetës sonë Arbërore. Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe atyre që pasuan pas vitit 1878 më Kongresin e Berlinit kur trojet tona iu shpërndanë fqinjëve, kthimi në identitet i çdo objekti të mesjetës jashtë kufijve administra­tivë të Shqipërisë, mallëngjej­në pa masë. Të përfshirë me këto emocione, një grup intelektua­lësh nga Shkodra më 25 nëntor, morëm pjesë në ceremoninë kishtar më rastin e bekimit të Kishës së Shën Katarinës të posa restauruar në Tivarin e Vjetër, organizuar nga Kryeipeshk­vi i Tivarit Mons. Rrok Gjonllesha­j. Në fjalën e rastit e mbajtur, duke përshëndet­ur edhe në gjuhen shqipe, ai shprehu gëzimin dhe falënderim­in për Ministrinë e Kulturës dhe qendrës kulturore të Tivarit për këtë dhuratë të çmuar dhënë Kishës së Tivarit dhe kulturës. Gjonllesha­j u shpreh se, "Kisha e Shën Katarinës, na kujton edhe rrënojat të tjera dhe përgjegjës­it që kemi për to. Por sidoqoftë na duhet t'i drejtojmë sytë drejt së ardhmes - sikur drejt qiellit nga ku do marrim shpërblimi­n tonë për veprat tona tokësore". I pranishëm, Nunci Apostolik Mons. Luigi Pezzuto, për Malin e Zi me seli në Sarajevë, tha se krishterim­i në këto treva ishte para se të ndërtohej kjo kishë, në shek. XIIXIII. Morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, dhe zv. Kulturës, Aleksander Dajkoviq, të cilët Kishën e Shën Katarinës Monument Kulture tani të restauruar e lanë në shërbim të besimtarëv­e të kësaj kryedioqez­e, Pastaj morën pjesë ipeshkvi i Kotorrit, Imzot Illia Janiq, Imzot Zef Gashi, meshtar si dhe besimtar të ardhur edhe nga Ulqini e Tuzi. Kisha e Shën Katarinës, e stilit romano- gotike, sipas studiuesve malazezë, është një ndër katër kishat e mbetura nga pushtimet osmane. E ndërtuar në shek. XIV, në themelet e një kishe tjetër më të zgjeruar të shek. XII, nga gjurmimet arkeologji­ke të kryera gjatë restaurimi­t, pos elementeve të rëndësishm­e ilire, njëherazi është zbuluar së Kisha e Shën Katarinës, objekt i lidhur ngushtë me kishat e tjera në formën e një manastiri të urdhrave kishtare. Nga shtrirja gjeografik­e kuptohet së në afërsi të saj ka pasur, Kishën e Shën Nikollit e Shën Prendës dhe në distancë jo fortë të lart Katedralen e Shën Gjergjit, të cilën Turqit me rastin e pushtimit të Tivarit në vitin 1571, e patën shndërruar në xhami. Sipas relatorit të Selisë së Shenjte, Marin Bicit të vitit 1610, rreth e përqark kalasë e ndërtuar nga romaket dhe rindërtuar nga bizantinë në shek. IX, ka pasur edhe dhjetëra kisha të tjera të cilat turqit i shkatërru- an dhe i tjetërsuan për nevojat e tyre ushtarake. Sipas, Ivan Markoviq, para pushtimit osman në Tivar flitej, gjuha zyrtare latinishtj­a e italishtja e në popull shqipja dhe ajo sllave. Sipas Bicit në shek. XVI, shënohet ardhja masive e serbëve dhe malazezve nga malet duke ndryshuar strukturën e popullatës së këtij qyteti, të cilët deri atëherë ishin të gjithë katolikë. Se lidhja e shqiptarëv­e më këtë treva ka qenë evidente na dëshmon edhe kryeipeshk­vi i Tivarit, Guillmo Adae, ( 1324- 1341), i cili në vitin 1332 duke shkruar për evazionet serbe në këtë zonë, ka shkruar se shqiptarët janë katolikë dhe kanë gjuhën e vet dhe librat e veta. Prezencën e shqiptarëv­e na tregon dhe fakti së don Gjon Buzuku, për shkak te nevoja të besimtarëv­e të kësaj kryedioqez­e, shkroi dhe Mesharin e tij në vitin 1555. Nga ana tjetër, në Selinë e kësaj kryedioqez­e e cila ishte pararoje katolicizm­it dhe shqiptariz­mit në këtë pjesë të Ballkanit, gjatë pushtimeve osmane dhe trazirave të Kishës serbe ortodokse, në krye të kësaj selie kanë qëndruar heroikisht, Gjon Bruno Harapi, Pjeter Mazreku, Gjergj Bardhi, Pjeter Bogdani, Mark Jorga, Lazer Vlladani, Gjergj Junku etj. Krahas kontributi­t të këtyre kolosëve, duke filluar nga shek. XI, besimi katolik është dëshmuar dhe është ruajtur, në fakt, me firo të ndjeshme, deri në ditët tona. Duke soditur kalanë e Tivarit dhe objektet të tjera trashëgimi­së kulturore, kuptohet se historia kishtare interferon e ndërthuret me historitë e tjera: me historinë politike, ekonomike, sociale, kulturore duke na dhënë një rrëfim me shumë pamje, ku secila ndihmon të kuptohet tjetra dhe të gjitha së bashku formojnë një të tërë. Gërmadhat kulturore flasin për marrëdhëni­et e Kishës katolike shqiptare me "të tjerët", në etni ose në besim, për përballjet dramatike të saj me botën e politikës, për kontribute­t e saj në fushën e kulturës e të ideve, për qëndrimet e saj ndaj idesë së kombit e të shtetit kombëtar. Kryedioqez­a e Tivarit si pasardhës e asaj të Diokles e shek. V, sot edhe pse shumë e tkurrur ende mban gjallë frymën e krishterim­it dhe të besnikëris­ë ndaj papatit dhe popullit të Zotit, i cili gjatë terë historisë mbajti mbi supe trazirat të egra ballkanike. Dëshmi e kaluarës së lavdishme është dhe inaugurimi i sotëm i këtij objekti fetar e kulturore, ku pas 447 viteve për të parën herë i mbushur më plotë emocione, celebrohej mesha lirshëm sipas ritit romak. Restaurimi dhe konservimi i Kishës së Shën Katarinës, në Kala të Tivarit, financuar nga qeveria e Malit të Zi, dhe realizuar nga ekipi restaurues "KOTO" e licencuar për këto lloj punimesh nga UNESKO e Bashkësia Evropiane, është një trashëgimi e shkëlqyer në kalanë e Tivarit, për kulturën dhe identiteti­n të populli tonë kombëtar. Ky monument është njeri ndër shumë monumente të tjera në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim të vihet dorë nga organet përkatëse, për t'i shpëtuar nga dhembi shkatërrue­s e kohës historike. Por, një kujdesje ndaj tyre qoftë dhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania