Gazeta Shqiptare

"ANNE DHE ZEF", NJË OPERA PËR DY FËMIJË

-

nën drejtimin e Huba Hölloköi- t. Libretisti Ad de Bont shkroi libretin për përshtatje­n e veprës së tij të suksesshme Anne & Zef, e cila bazohet në ditarin e njohur me famë botërore të Anne Frankut. Muzika është krijuar nga Monique Krüs. Regjisorja e operës, Corina van Eijk bën të ditur: "Të dy fëmijët kanë jetuar të izoluar deri në vdekjen e tyre, megjithatë ata takohen me njëri- tjetrin në kontekstin e lirisë absolute; në jetën e përtejme. Me këtë opera, duam të tregojmë se shumë pak ka ndryshuar që nga koha e Anne Frankut. Njerëzit janë ende të izoluar në vende për të cilat nuk dinë asgjë. Këta njerëz nuk shfaqen në lajme, megjithatë, historitë e tyre dalin në pah pas shumë kohësh pasi ato kanë ndodhur. Falë Anne Frankut, ne tani dimë shumë më tepër për jetën e për- ditshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk është një temë e thjeshtë, megjithatë, për shkak të muzikës prekëse, e cila është kompozuar posaçërish­t për këta këngëtarë të rinj, opera premton të jetë një pjesë emocionues­e dhe tepër prekëse. Opera është e përshtatsh­me për të rritur dhe fëmijë nga mosha 12 vjeçare. "Anne & Zef" është autorizuar nga Orkestra Filarmonik­e Holandeze. Produksion­i origjinal i orkestrës në dirigjimin e Corina van Eijk, me skenografi dhe video të animuara nga Jolanda Lanslots dhe ndriçim nga Henk Post do të prezantohe­t me një përkthim të ri në gjuhën angleze nga Jonathan Levi në bashkëpuni­m me Opera Spanga, Syrin Blu, ambasadat e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë dhe Prishtinë, të mbështetur nga Bavaria Holland, VidiSquare, Neelevat, Fiege transport," Fondi për Performanc­ën e Arteve të Hollandës" dhe Ambasada e Izraelit në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania