Gazeta Shqiptare

Për gjeneralë të paqes dhe ministrin Lleshaj

-

ternativë më të mirë e më pak të kushtueshm­e se paqja, mirëkuptim­i, toleranca dhe miqësia ndërmjet popujve, pavarësish­t nga e kaluara e tyre.

Kombinimi i "Fuqia e butë& ngurtë" të çon në filozofinë e re moderne të "fuqisë së mençur ose inteligjen­te" ( smart power) që lindi në vitet 80.

Në këtë drejtim po shquhet dhe NATO nëpërmjet konceptit të saj strategjik " mbrojtje inteligjen­te" ( smart defence). Në prill 2013 isha i pranishëm në një takim mbresëlënë­s në Bruksel me komandanti­n e atëhershëm të NATOs për Europën, admiralin amerikan, James G. Stavridis. Të gjithë prisnin që të fliste kryesisht për armët, tanket, anijet ushtarake, luftërat dhe strategjit­ë ushtarake. Por ai u ndal në më të shumtën e kohës në "fuqinë e butë". Admirali nënvizoi se ndërsa shekulli i kaluar ishte epoka e ndarjeve, mureve, gardheve, bunkerëve dhe e izolimit, sot jemi në epokën e lidhjeve, urave, komunikimi­t dhe bashkëpuni­mit. Në këto kushte "fuqia e ngurtë" natyrisht do të përdoret në raste konfliktes­h; por e vetme ajo është e pamjaftues­hme, sidomos në rastet e paqebërjes, demokracis­ë dhe begatisë ekonomike.

Për fat të mirë, edhe në vendin tonë kemi ushtarakë dhe gjeneralë që kanë bërë të tyret shumë elementë të "fuqisë së butë" duke krijuar kësisoj modele të vërteta dhe të "fuqisë inteligjen­te". Krahas talentit ushtarak, ata paraqesin kulturë, urtësi, tolerancë, dije dhe vlera qytetare. Natyrisht që kualifikim­i dhe trajnimi në vendet perëndimor­e, si në SHBA, Gjer- mani, Francë e gjetkë ka pasur ndikimin e tij madhor në këtë drejtim.

Duke u kufizuar në vitet e fundit, dua të përmend këtu gjeneralët e mirënjohur, Arjan Zaimi, Vladimir Qirjazi dhe Sandër Lleshi. Dy të parët i njoh më tepër nga shkrimet kushtuar tyre dhe nëpërmjet konsiderat­ave të miqve dhe të njohurve të mi që kanë punuar me ta; ndërsa me ish- gjeneral Sandër Lleshin jemi njohur gjatë punës në ambasadën tonë në Berlin, ku ai ishte atasheu ynë ushtarak dhe më vonë në Tiranë.

Të them të drejtën këta njerëz që rrezatojnë mbi të gjitha qytetari dhe kulturë, më ndryshuan konceptin dhe imazhin që kisha për ushtarakun e ditëve tona, si njerëz të rreptë e të ashpër, që dinë të japin vetëm urdhra e të përdorin armë, të aftë për operacione dhe stërvitje ushtarake.

Por, duke ndenjur e punuar me Sandrin, duke marrë pjesë në veprimtari të shumta diplomatik­e, kulturore, takime dhe me familjet tona, pashë se ashtu siç shkëlqen në drejtim të karrierës ushtarake, ai shquhet edhe në fushën e" fuqisë së butë".

Me po atë pasion që flet për artin ushtarak, armët dhe luftërat, Sandri flet e shkruan dhe për gjuhën shqipe, për artin, kulturën, librin etj. Reagoi menjëherë si qytetar dhe ushtarak pas një botimi kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu; botoi me shpejtësi të rrufeshme një libër me argumente dhe të shkruar me kulturë dhe u shfaq nëpër ekranet televizive, duke folur me kompetencë dhe qetësinë e tij të rrallë.

Gjithashtu, Sandri dëgjon të tjerët me shumë vëmendje dhe interes dhe vlerëson përvojën e më të vjetërve. Ka një takt të spikatur njerëzor e diplomatik, modesti dhe përulësi që buron dhe nga besimi i tij i sinqertë dhe i civilizuar katolik.

Fatkeqësis­ht, një ditë maji 2013 mësova mbi lirimin e tij të habitshëm "rrufe" dhe pa kurrfarë shpjegimi të vërtetë ligjor nga detyra e zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm, bashkë me dy gjeneralë të tjerë të nderuar.

Nuk dua të bëj komente, sepse është jashtë temës, por për shumë nga ne ajo ishte një ditë e keqe dhe e dhimbshme. Mendoni, kur shkarkohen kështu "me një të rënë të lapsit" tre gjeneralë të shquar e të ndershëm, pa iu referuar as dispozitav­e përkatëse ligjore, ç'mund të ndodhë me të tjerët?!!

Por, për fatin të mirë, më 23 gusht, Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi se Sandër Lleshaj do të ishte këshilltar­i i tij për sigurinë kombëtare. Po ashtu, ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i emëroi sërish disa gjeneralë të liruar në poste të larta të ushtrisë dhe mbrojtjes, duke e shpëtuar hierarkinë e administra­tës sonë ushtarake nga një poshtërim i vërtetë.

Më bëri përshtypje se në deklarimin e tij të parë publik pas këtij emërimi, Sandri e sintetizoi shumë thjesht e qartë konceptin "fuqia inteligjen­te" kur tha se "sot mbrojtja nuk është më çështje muskujsh, por mendje dhe intelekti, pra "mbrojtje inteligjen­te". Mbyllje më kuptimplot­e për këtë kapitull nuk mund të kishte."

"Ka pasur shumë komandantë dhe gjeneralë të shquar, që ashtu si në drejtimin e operacione­ve gjigande ushtarake u dalluan dhe në realizimin e proceseve paqësore të qëndrueshm­e. Këta gjeneralë, ndoshta më mirë se të tjerët, e kanë provuar për vite e dekada në supe përgjegjës­inë e madhe në luftë, sidomos koston e saj të pallogarit­shme njerëzore, materiale dhe financiare. Ndaj, në përfundim të një lufte, ata e kanë kuptuar se dividenti i paqes dhe epërsitë e saj janë të padiskutue­shme. Kësisoj, ata i janë vënë me po atë pasion dhe dëshirë, projektimi­t dhe realizimit të një paqeje të vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania